Sula në Report Tv:  ‘2 PD’ po bashkëpunojnë për ‘vendoret’, pastaj bashkimi është një çështje tjetër! Pazar për hapjen e dosjeve? S’kam frikë nga asgjë

TIRANË- Dalja me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023, nuk do të thotë domosdoshmërisht bashkim i demokratëve, 2 palëve të Partisë Demokratike. Për këtë, vetë deputetët janë të qartë dhe e ka artikuluar qartë nga Dashnor Sula. Në Report Tv, i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se pas daljes me një kandidat të përbashkët, bashkimi do të vijë më pas në mënyrë të natyshme, siç ai e ka cilësuar.

“Thuajse jemi të unifikuar për të dalë me një kandidat të përbashkët dhe ky kandidat është nga Komisioni i Rithemelimit, nga Foltorja. Jam pro kandidatit të Foltores, që do të thotë që nuk kam asnjë lloj ngarkese se personi që kemi zgjedhur ka vlera dhe na nxjerr fitues, se po të ishte çështje pazaresh nuk do kishte këtë qasje me Foltoren. Do kemi përgjegjësi nëse nuk dalim me një kandidat të përbashkët. Ne jemi për bashkëpunim për vendoret, pastaj bashkimi është një çështje tjetër. Bashkimi do të vijë natyrshëm, nuk vjen në një orë, në një ditë të bukur me diell, kandidati i përbashkët është rruga e duhur. Dalja me një kandidat është bashkim real, jo fals. Kam rezervat e mia se si ka funksionuar PD, nuk jam kundër primareve që do ndiqen, por të gjendet mekanizmi i duhur”, tha Sula në Report Tv.

Ai është ndalur edhe në votimin në Kuvend për hapjen e dosjeve, ku e cilësoi si një moment historik, e për të cilën theksoi se duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

“Moment historik, keqardhje që është një nismë e vonuar”, tha ai.

Akuzave se vota e demokratëve për këtë ligj ka ardhur si një pazar Basha-Rama, Sula u përgjigj shumë shkurt dhe prerë.

“S’kam frikë nga asgjë, s’jam pjesë e pazareve, por atë që kam bindje dhe gjykoj ca është më e drejtë e votoj. Pse kemi frikë nga hapja e dosjeve”, përfundoi Sula në Report Tv.

Ky reagim vjen pasi mbrëmjen e djeshme, në seancë plenare, me 94 vota pro dhe 1 abstenim u shfuqizuan vendimet ekskluzive të komisioneve “Bezhani” e “Mezini”, duke i dhënë të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie. Kjo ishte një ndër pikat ku deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt dhe socialistët u bën bashkë, e ndërsa ‘Rithemelimi’ nuk votoi.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb