Sulaj në ‘Pa Protokoll’: Në protestën e Berishës do ketë kriminelë! Hajdarmataj: Kreu i PD ilegjitim! Deromemaj: Presim reflektim nga Basha! Nesturi: Kriza zgjidhet në gjykatë

Situata e tensionuar në PD ishte tema e diskutimit këtë mbrëmje në emisionin 'Pa Protokoll' të gazetares Anduela Ndreu në Report Tv. Anëtarja e Komisionit të Rithemelimit në PD, Mimoza Hajdarmataj u shpreh se Lulzim Basha është ilegjitim pasi është shkarkuar në Kuvendin e 18 dhjetorit. Për protestën e nesërme të thirrur nga Berisha, tha se do të futen në selinë e PD.

“Mendoja se sot do të ishte dita e fundit që ato dyer do gjindeshin të mbyllura apo do jenë të blinduara. Që nga Kuvendi i 11 dhjetorit ku u kaluan dhe u bënë disa ndryshime statutore, u shkarkua Basha, dhe referendumi i datës 18 që ratifikoi vendimin e Kuvendit. Basha është ilegjitim, i shkarkuar nga një numër shumë i madh anëtarësh të PD-së ashtu siç e kishte me merak pasi kishte teorinë se u zgjodh me një anëtar një votë. 4446 vota të delegatëve e shkarkuan. Shtëpia e demokratëve nuk është mbyllur as në ditët më të errëta.”-tha Hajdarmataj.

Ndërsa anëtari i Këshillit Kombëtar, Blendi Sulaj, tha se PD s’mund të ketë një person të shpallur non grata, duke ju referuar ish-kryeministrit Berisha. Për protestën e nesërme të thirrur nga Berisha deklaroi se puna në selinë blu do të vijojë normalisht ndërsa shtoi se në grupimet e ish-kryeministrit do ketë njerëz me precedent kriminal dhe që do të kryejnë veprime të dhunshme.

 “Me kë e ka luftën Berisha sot? Qëllimisht largohet nga thelbi i situatës. Bën si i dashuruar me Amerikën por Amerika nuk e do atë. Rikthehet pas kaq vitesh dhe jep leksione demokracie. Qëllimisht harrohen etapat që kemi kaluar. Basha është votuar më 12 qershor nga i pari që u çua që në mëngjes, ishte Sali Berisha. Nga ata që çohen dhe janë kundra Lulzim Bashës. Ata që i shkojnë nga mbrapa nuk kanë ndonjë dashuri të madhe për Berishën. S'mund të kemi dot ne brenda një partie politike një grup që është në kundërshtim frontal me SHBA. Unë mendoj se brenda turmës së nesërme ka elementë të caktuar që kanë precedent kriminal, dhe një agjendë të caktuar për veprime të dhunshme. Këto gjëra janë veprime të cilat jo vetëm nxisin dhunë, por do krijojnë gjëra të tjera të pakëndshme.”-tha Sulaj.

Analisti Plator Nesturi është i mendimit se PD nuk arriti dot të bëhet një parti e së djathtës ndërsa theksoi se Berisha është ish-pronari, dhe sot PD ka një pronar të ri. Ndër të tjera Nesturi deklaroi se kriza në selinë blu zgjidhet në gjykatë.

"Kjo që po ndodh me preludin e lëvizjeve të fundit të Berishës, është ta zejë haku. Nuk mund të zgjidhet dot situata me një protestë, me thyerje, shqyerje. Këto i zgjidh gjykata.”-tha Nesturi.

Por anëtarja e Komisionit të Rithemelimit në PD, Mimoza Hajdarmataj theksoi se çështja ka kaluar përtej Bashës e Berishës dhe e gjithë baza e PD ka hyrë në një aksion me vullnetin e vet të lirë për t’i kthyer legjitimitetin PD-së.

“Gjërat më ilegjitime kanë ndodhur. Baza është e paduruar. Ndryshimet e datës 11 kanë shkuar në gjykatë.”-tha Hajdarmataj.

Në një lidhje me ‘Skype’, delegati i PD në Vlorë, Genc Deromemaj tha se nesër do të ketë një pjesëmarrje të madhe në protestën e paralajmëruar nga Berisha ndërsa shtoi se presin një reflektim nga Basha që të lirojë zyrën e selisë blu.

“Jemi organizuar. Do të ketë shumë protestues. Ne i kemi bërë thirrje publike kujtdo që do të na bashkohet e ka gjetur mundësinë. Mendoni se do jetë protesta agresive? Duhet ë sqarojmë një gjë. Nuk është ndarje mes dy kampeve në PD. Por ndarje mes Bashës, dhe gjithë pjesës tjetër të anëtarësisë. S’mund të shkojmë në shtëpinë tonë dhe të merremi me të tjerët. Do jetë një grumbullim paqësor dhe do finalizohet. Presim një reflektim të Bashë për të liruar zyrën.”-tha Deromemaj për Report Tv.

Një ditë përpara protestës së 8 janarit, Lulzim Basha i është drejtuar të gjithë demokratëve që të qëndrojnë larg, pasi Sali Berisha ka mobilizuar trafikatë e kriminelë për dhunë. Kreu i PD theksoi se i ka mbyllur çdo derë për negociata ish-kryeministri Berisha pasi është shpallur ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha tha se protesta do të jetë paqësore, por paralajmëroi punonjësit e selisë blu “të mos tremben” pasi qëllimi i protestuesve është hapja e dyerve të blinduara nga Basha. Berisha tha se kjo nuk do të bëhet me dhunë dhe pa armë luftarake, por siç e quajti ai “me mjete teknike paqësore” ndërsa ironizoi edhe kryedemokratin Basha se do e nxjerrin nga zyra e tij me “pekule”. Lidhur me dyert e blinduara, Berisha tha se do ja çojnë me kamion te dera e shtëpisë. Kërcënimin Berisha e ka pasur për mercenarët që sipas tij shoqërojnë Bashën se do të përballen me pasoja të rënda. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja