Nga Spanja shkruajnë se Manchester United po përgatit ofensivën e fundit për Frenkie de Jong, mesfushorin e Barcelonës që katalanasit duan ta shesin pavarësisht se zyrtarisht nuk e pranojnë. Një shenjë është edhe fakti që Xavi e përdor shpesh holandezin e talentuar si qendërmbrojtës.
Tashmë prej javës raportohet se klubet kanë një marrëveshje prej më shumë se 80 milionë eurosh, ndërsa për të bindur futbollistin United ofron pagën faraonike të 450 mijë stërlinave në javë. Madje sipas gazës ‘Sport’ klubi anglez ka shkuar deri aty sa të pranojë që të pagujë edhe 20 milionë eurot që Barcelona s’ia ka dhënë ende si pagë të prapambetura.