Të paktën 15 persona mbetën të vrarë dhe 30 të tjerë u plgosën pas një sulmi terrorist me bombë në një treg në veri-perëndim të Pakistanit. 

Sipas të dhënave nga zyrtarët lokal, sulmi në qytetin e Darra Adam Khel, një qytet në kufi me Afganistanin ka ndodhur pas një shpërthimi me bombë në zonën tregtare, ndërsa shtojnë se nën shënjestër dyshohet të kenë qenë një përfaqësi e militantëve pro-qeveritare të krijuar për të luftuar talebanët, shkruan CCN. 

Për pasojë mbetën të vdekur 15 persona, ndërsa disa të plagosur janë dërguar në spitalet e qyteteve të tjera, si në Peshavar për të marrë mjekim të specializuar, pasi në Darra Adam Khel, situata nuk mund të përballohet, si pasojë e fluksit të lartë të të lënduarve. 

Ndërkohë që, si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme materiale, duke dëmtuar edhe rreth 20 aktivitete tregtare.
Mësohet se mes viktimave kishte persona që i përkisnin komitetit të paqes, por ende nuk bëhet e ditur numri i tyre, përpos viktimave të tjera që ishin kalimtarë të rastit.

Deri tani nuk është faktuar se kush është përgjegjës për këtë akt, por sulmet e mëparshme në këtë zonë kanë fajësuar gjithnjë talebanët.

Presidenti Asif Ali Zardari e ka dënuar fuqimisht këtë sulm, duke dërguar një mesazh ngushëllimi tek të afërmit e viktimave dhe të plagosurve, njofton CNN. Presidenti tha se ky incident tregon se ky është një akt i shëmtuar i kryer nga ekstremistë që nuk e vlerësojnë jetën e njeiut. 

Ndërkohë që dy vjet më parë, një shpërthim i ngjashëm u shënua në një xhami në këtë qytet të Pakistanit, duke u marrë jetën më shumë se 70 personave. 

(su.fu/shqiptarja.com)