Nje sulm kamikaz ka tronditur sot pasdite Stambollin ndersa 1 oficer policie është vrarë dhe një tjetër është plagosur. Sipas guvernatorit të qytetit sulmi u shkaktua nga kamikaze femer e cila hodhi veten ne ere prane nje rajoni policie ne nje prej lagjeve turistike te Stambollit.
 
Policia ka rrethuar te gjithe zonen historike ku ndodhet Xhamia Blu dhe muzeu Aja Sofia. Guvernatori Vasip Sahin tha se atentatorja kishte hyre ne rajonin e policies me pretekstin se kishte humbur portofolin perpara se te hidhej ne ere.
 
Sipas guvernatorit gruaja fliste anglisht me nje theks te trashe por nuk dihet ende identiteti apo kombesia e saj. Asnje grup nuk ka marre ende persiper sulmin, i dyti brenda nje jave.
 
Te marten e kaluar nje burre u arrestua pasi hodhi granata dhe qelloi me arme kunder oficereve te policies prane zyres se kryeministrit, por askush nuk u lendua ne ate sulm.


Redaksia Online
(shqiptarja.com)