Ukraina kreu sulme masive në një nga zonat më të rëndëishme të Moskës, duke e shndërruar kryeqendrën ruse në një skenë luftë në atë që cilësohet si sulmi më domethënës i Kievit në 2 vitet e fundit. Për herë të dy brenda kësaj jave rafieneria e naftës në moskë u sulmua nga dronë ukrainas duke mbuluar qiellin e kryeqytetit me shtëllunga gjigande tymi të zi. Zelensky thotë se në samitin e g7-ës ka folur për ndryshime të rëndësishme që mund të vijnë me Presidentët Macron dhe Trump.  

***

E nisën rusët në orët e para të së enjtes me sulme drejt Kievit, ndërsa pak orë më pas forcat e mbrotjes ruse pikasën dronë ukrainas në qiellin e Moskës.

Dhjetra drone kamikaze kishin si objektiv rafinerinë naftës në kryeqytetin rus, në të cilën disa shpërthime u regjistruan mëngjesin e kësaj të enjteje.

Kryeqendra ruse u fut në kaos aq sa forca e sigurisë ndërprenë fluturimet civile, me të paktën 500 fluturime që u anulluan në aeroportet kryesore të Moskës.

Presidenti ukrainas në faqen e tij në x konfirmoi sulmin masiv duke thënë se kjo ishte një përgjigje e justifikuar ndaj sulmeve ruse mbi qytetet e Ukrainës.

Pas sulmit Moska reagoi nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit I cili tha se veprime të tilla nuk e nidhmojnë afrimin e një takimi mes Zelenskyt dhe Putin për negociatat e paqes.

Me hapat konkretë që mungojnë prej muajsh, Zelensky njoftoi se kishte shfrytëzuar samitin e G7-ës në Evian të Francës këto ditë për një shkundje të përpjekjeve diplomatike.

Presidenti ukrainas deklaroi se sapo kishte folur me presidentin amerikan Donald Trump dhe me presidentin francez Emmanuel Macron. Në një postim në X, Zelensky shkroi se “ka qenë një bisedë e rëndësishme koordinuese që mund të sjellë ndryshime të rëndësishme”, duke nënkuptuar përpjekje të reja nga faktori ndërkombëtar për të afruar fundin e luftës mbi 4 vjeçare.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:09
Zelensky: Nëse Ukraina digjet, do të digjet edhe Moska

1780055320_volodymyrzelensky.jpg

Foto: Volodymyr Zelensky

"Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet." Kështu deklaroi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga Brukseli, ndërsa mori pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Lidhur me sulmet masive të dronëve ukrainas në kryeqytetin rus mbrëmë, presidenti ukrainas përsëriti se "është koha për t'i dhënë fund agresionit dhe luftës", por nëse Kremlini vazhdon agresionin e tij, Ukraina do të hakmerret.