Foto: Volodymyr Zelensky

Pas sulmeve ruse gjatë orëve të natës në Ukrainë, presidenti Volodymyr Zelensky ka reaguar përmes një postimi në X, ku shprehet se ky nuk ka asnjë justifikim për këtë goditje nga Moska.

"Është e rëndësishme që bota të mos heshtë përballë këtij akti të fundit të barbarisë ruse. Ky sulm ndaj Lavrës është një agresion kundër komunitetit të krishterë dhe trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për këtë apo ndonjë sulm tjetër të ngjashëm rus. Ajo që nevojitet është një bashkëpunim më i madh për të ndaluar luftën e Rusisë dhe një mbrojtje më e fortë për të shpëtuar jetë nga Rusia", shkroi Zelensky.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia bombardon me raketa dhe dronë Kievin dhe Kharkivin, dëmtohet katedralja historike! Polonia mobilizon forcat e saj ajrore