Gjatë natës kryeqyteti ukrainas, Kievi dhe qytetete të tjera u shënjestruan nga dronët dhe raketat ruse.
Ndërkohë një takim dypalësh mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara do mbahet sot në Gjenevë të Zvicrës, me qëllim përgatitjen e një takimi të ri trepalësh Moskë-Kiev-Uashington.
Në prag të takimit Trump dhe Zelenksy patën një bisedë telefonike. Zelensky tha se i kërkoi Trump që takimet e radhës për paqen të ngrihen në nivel lidershipi si të vetmen mënyrë për të zgjidhur çështjet komplekse për t’i dhënë fund luftës.
Lajm në përditësim...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se një samit i udhëheqësve të Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së duhet të zhvillohet vetëm në fazën përfundimtare të bisedimeve të paqes për të finalizuar marrëveshjet.
Peskov përsëriti se çështjet territoriale janë "komplekse" dhe tha se një samit midis udhëheqësve duhet të paraprihet nga "një punë shumë e kujdesshme në nivel ekspertësh". Ai gjithashtu përsëriti se oferta e Putinit për t'u takuar me Zelenskyn në Moskë mbetet në tryezë, një propozim që Kievi e ka refuzuar tashmë.
Deklarata e tij hedh dyshime mbi parashikimin e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së, Steve Witkoff, se Presidenti Volodymyr Zelensky dhe Presidenti rus Vladimir Putin mund të takohen menjëherë pas raundit të ardhshëm të bisedimeve të paqes, të cilat Uashingtoni shpreson t’i organizojë brenda tre javësh.
Në një intervistë me Fox News, të transmetuar më 21 shkurt, Witkoff vuri në dukje se Presidenti i SHBA-së Donald Trump mund të marrë pjesë në një samit të mundshëm Ukrainë-Rusi, por vetëm nëse "ai mendon se mund ta përmbushë këtë gjë dhe të marrë rezultatin më të mirë".
Komente







