Vrasja e policit në veri të Kosovës, SHBA e BE, KFOR e EULEX dënojnë sulmin: Të ndalen menjëherë! Ambasadorët e QUINT-it në zyrën e Kurtit

Nga SHBA, BE, Turqia, Kroacia, Italia, e shumë shtete të tjera, apo përfaqësi diplomatike, kanë reaguar ashpër sulmin në veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës. Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha se sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë.

Von Cramon ka thënë se nevojitet vendosje dhe përforcim i fuqishëm i KFOR- Ministria e Jashtme e Turqisë, tha se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

Ministria e Jashtme e Kroacia e ka dënuar fuqishëm sulmin dhe kërkon që  Autorët duhet të cohen  urgjentisht para drejtësisë.  Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar duke cituar se grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, tha se dhuna duhet të ndalet menjëherë.  “Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi. Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka thënë se është i tmerruar nga sulmi i dhunshëm kundër Policisë së Kosovës në veri të Kosovës.  I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, i ka dënuar sulmet e grupeve kriminale serbe ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan. “ Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t’i kthehen dialogut menjëherë”, ka shkruar Lajçak.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell  tha se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë. “Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen.

Ai tha se EULEX-i, si reagues i dytë i sigurisë, është në terren dhe në kontakt të ngushtë me autoritetet dhe KFOR-in.  Për vrasjen e policit në veri të vendit, ka reaguar edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, i cili i dënoi sulmet ndaj Policisë së Kosovës. De Riu tha se përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të sillen para drejtësisë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja i dënon ashpër sulmet e dhunshme dhe të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:30
Borrell bisedë telefonike me Vuçiç dhe Kurtin: Sulmuesit të dorëzohen menjëherë

1693560089_josepborrellfontelles1.jpg

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për sulmet në Zveçan, duke u bërë thirrje që sulmuesit të dorëzohen menjëherë para drejtësisë.

Kryediplomati i BE-së bëri thirrje për rivendosjen e qetësisë dhe stabilitetit.

Një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 3 të tjerë janë plagosur në Zveçan si pasojë e një sulmi me armë dhe shkëmbimeve me armë zjarri që vijojnë prej mëngjesit mes forcave të policisë dhe forcave të armatosura që ndodhen në manastirin e Zveçanit.

Ora 19:18
Kroacia dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës: Autorët të sillen urgjentisht para drejtësisë

1695575932_lknd.jpg

Ministria e Jashtme e Kroacisë, ka dënuar ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti një zyrtar policor i vrarë dhe 3 të tjerë të plagosur. Ata kanë dërguar ngushëllimet më të përzemërta familjes së policit të vrarë. Gjithashtu u theksua se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.

“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) e kanë dënuar ashpër vrasjen.

Ora 18:13
Tensionet në veri të Kosovës/ Deputeti gjerman Roth: Jam kurioz të shoh se çfarë jusfikimi do të nxjerrë Vuçiç

1695572031_roth.jpg

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Roth, ka reaguar për sulmin në veri të Kosovës, ku u vra një polic. Ai shkroi në X (ish-Twitter) se ishte kureshtar të dijë se cili do të ishte justifikimi i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas kësaj ngjarjeje.

Ai shkroi se bandat serbe me mbështetje nga Beogradi me shumë mundësi mund të jenë përgjegjës për këtë sulm.

“Dhuna brutale thjesht nuk mbaron kurrë. Tani ka vdekur një polic kosovar. Bandat serbe (me mbështetje të drejtpërdrejtë nga Beogradi) ndoshta janë përsëri përgjegjëse për këtë. Jam kurioz të shoh se çfarë justifikimi do të ketë Vuçiç”, shkroi ai.

Ora 18:12
Turqia dënon sulmin në veri, bën thirrje për përmbajtje

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjësk të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, teksa mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor.

Ata kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

“Ne dënojmë sulmin e mëngjesit të sotëm (24 shtator) në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit me shumicë serbe në veri të Kosovës, që rezultoi me humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe plagosjen e policëve të tjerë të Kosovës. Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Edhe Ambasada jonë në Prishtinë ka lëshuar një deklaratë ku dënon sulmin”, thuhet në reagim.

“Për të ulur tensionin në rajon dhe për të parandaluar përshkallëzimin, është e domosdoshme që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe të përmbahen nga dhuna. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon. Si Turqi, ne do të vazhdojmë të mbështesim procesin e dialogut”.

Ora 17:41
Von Cramon fton KFOR-in të shtojë perforcimet në veri të Kosovës

1695570105_ihsa.jpg

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, tha se situata duhet të shtensionohet, duke përfshirë “përforcimin e KFOR-it në të gjithë veriun e Kosovës”.

Ajo tha se autorët e vrasjes së policit duhet të dalë para drejtësisë, duke e quajtur të papranueshëm sulmin e tyre.

Cramon gjithashtu ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen e policit të vrarë. 

“Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë aktorëve që të bindin njerëzit e armatosur në manastirin e Banjskës që të lënë armët dhe të dorëzohen pa vonesë të mëtejme. Unë mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme dhe shtensionuese të Qeverisë së Kosovës sot, duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ora 17:15
Tensionet në veri të Kosovës, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë i shkon Kurtit në zyrë

1695569114_petr.jpg

Pas vrasje së Policit në veri të Kosovës, Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti në zyrën e këtij të fundit.

Tensionet janë rritur sërish në veri të Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku një pjesëtar i policisë së Kosovës është vrarë dhe 2 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në Zveçan.

Ora 17:11
Vrasja e policit në veri të Kosovës, homazhe për efektivin e rënë në detyrë! Qeveria e Kosovës: Ftojmë qytetarët të marrin pjesë

1695568289_qeveria.jpg

Në një postim në Facebook, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se në orën 19:00, para Stacionit Policor në Prishtinë, do të bëhen homazhe për vrasjen e policit në veri të Kosovës i cili ishte në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.

Ata njoftuan se në nderim të policit do të jetë edhe kryeministri i Kosvës, Albin Kurti, së bashku me anëtarët e kabinetit qeveritar.

“Sonte në orën 19:00, para Stacionit Policor Qendër (rr. Luan Haradinaj) në Prishtinë, bëhet ndezja e qirinjve për policin e rënë sot në krye të detyrës, Afrim Bunjaku.  Në nderim të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar do të ndezin qirinj. Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë”, shkroi Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ora 17:02
Vrasja e policit në veri të Kosovës/ Ministria e Jashtme gjermane dërgon diplomatin Sarrazin në Prishtinë: E dënojmë ashpër sulmin

1695567754_054.jpg

Ministria e Jashtme Gjermane ka dënuar ashpër vrasjen e policit në veri të Kosovës dhe njoftuan edhe për udhëtimin e emisarit gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ata thanë se autorët duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë sulm dhe se grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë së rrezikuari jetën e njerëzve.

“Dënojmë me termat më të ashpër sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet e armatosura të paligjshme duhet të ndalojnë rrezikimin e jetëve. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Manuel Sarrazin udhëton për në Kosovë sot”, shkroi ministria e Jashtme gjermane.

Ora 16:46
Përgjaket veriu i Kosovës, Deputetja britanike: Të gjithë ata që e kanë nisur këtë sulm do japin llogari dhe do dalin para drejtësisë

1695566772_ali.jpg

Për vrasjen e Policit në veri të Kosovës ka reagur edhe Deputetja britanike, Alicia Kearns, e cila tha se Policia e Kosovës duhet ta garantojë sundimin e ligjit pa pasur kërcënime për dhunë.

Ajo tha se të gjithë ata që kanë nisur këtë sulm do japin llogari dhe do dalin para drejtësisë.

“Situata nuk ka ende fund për shkak të këmbimeve të zjarrit në Manastirin e Banjskës. Pamjet fillestare sugjerojnë se sulmuesit janë milici e financuar dhe e pajisur mirë, përfshirë me pajisje të blinduara. Duhet të ketë llogaridhënie dhe ata duhet të përballen me drejtësinë. Të shpresojmë se nuk do ketë më të plagosur”, shkroi ajo në një postim në X.

Milici është një organ i posaçëm në shërbim të regjimit fashist që mbahet për të shtypur luftën çlirimtare të popullit kundër rendit në fuqi.

Në fillim të muajit korrik, deputetja britanike kishte thënë se në veri të Kosovës “armët po kontrabandohen në autoambulanca dhe më pas po ruhen në objektet e kishave”.

Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR, pati thënë atë periudhë se nuk është gjetur asnjë provë për pretendimet e deputetes britanike, ndërkaq autoritetet e Kosovës i patën nisur hetimet.

Ora 15:48
Tensionet në veri të Kosovës/ Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

1695563378_1686644035kosove.jpg

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar në zyrë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ky takim është duke u mbajtur pas zhvillimeve të fundit në Banjskë të Zveçanit.

Deri tani nga sulmet në veri është raportuar për një polic të Kosovës të vrarë dhe një të plagosur, ndërkaq dy sulmues serbë janë vrarë.

Ora 15:48
Tensionet në veri të Kosovës, Varhelyi: Dhuna të ndalet menjëherë! Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, e ka dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një zyrtar policor dhe d të ë tjetër u plagosën.

“Dënoj fuqishëm sulmin kundër Policisë së Kosovës. Dhuna duhet të ndalet menjëherë. I dërgoj ngushëllimet më të thella familjes së policit të Kosovës që vdiq sot në mëngjes dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarve.Mbështesim punën e EULEX-it dhe KFOR-it në terren dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë”, deklaroi Varhelyi.

Ora 15:47
Tensionet në veri të Kosovës/ Shefi i EULEX dënon sulmin: Jemi të gatshëm të përkrahim institucionet e Kosovës

1695563233_shsh.jpg

Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas sulmit me armë në veri të Kosovës duke thënë se është i tmerruar nga kjo ngjarje dhe se është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës.

Ai ka shprehur ngushëllimet e tij ndaj familjes së policit i cili humbi jetën në krye të detyrës dhe duke i uruar shërim të shpejtë edhe dy të plagosurve.

Barbano gjithashtu tha se ata po e monitorojnë situatën nga afër.

“Ngushëllimet më të thella për familjen e zyrtarit policor që vdiq në detyrë. I uroj shërim të shpejtë dy policëve tjerë të lënduar. EULEX-i, si reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, është i angazhuar plotësisht dhe po e monitoron nga afër situatën në vendin e ngjarjes e është i gatshëm për të përkrahur institucionet e Kosovës në masën maksimale të mundshme, në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë për të gjitha komunitetet, në koordinim të ngushtë me KFOR-in”, ka shkruar Barbano në platformën "X". 

Ora 15:37
Tensionet në veri të Kosovës, Hovenieri i shkon Kurtit në zyrë

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka qëndruar para pak kohe në ndërtesën e Qeverisë.

Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Vlen të theksohet se në takim nuk kanë qenë ambasadorët tjerë të vendeve të Quint-it.

Takimi, ndonëse nuk është paralajmëruar dhe nuk janë dhënë detaje për të, besohet të ketë ndodhur pas sulmit të mëngjesit të sotëm në veri nga një grup i armatosur kriminal, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër mbeti i plagosur.

Ora 15:35
Shkupi: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës është një akt i rëndë destabilizues

1695562528_kjewd.jpg

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan, duke e cilësuar këtë akt si një “përpjekje për të nxitur konfliktin me pasoja mbi paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, tha se ata që e kanë kryer këtë sulm duhet të arrestohen dhe të vendosen para përgjegjësisë, duke vendosur ligjin në vend në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar.

“Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Sulmi dhe vrasja e policit të Kosovës është tentativë për të nxitur krizë dhe konflikt me pasoja mbi paqen, stabilitetin dhe sigurinë e rajonit tonë", tha Grubi.

Po ashtu edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe vrasjen e policit në detyrë.

“Dënoj fuqishëm vrasjen e policit në detyrë në veri të Republikës së Kosovës…stabiliteti dhe siguria e Kosovës nuk do të cenohet nga aktet e dhunës. Siguria e qytetarëve është e para”, tha Osmani.

Kanë reaguar edhe partitë opozitare shqiptare duke cilësuar sulmin si “akt të provokuar nga Serbia”.

Ora 15:13
Vrasja e policit në veri të Kosovës, Borrell: Faktet për sulmin të vërtetohen dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë

1695110230_josepborrell.jpg

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, e ka dënuar ashpër sulmin nga një bandë e armatosur kundër zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri.

“Të gjitha faktet për sulmin duhet të vërtetohen. Përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Borrell përmes një deklarate.

Në reagimin e BE-së është thënë se më shumë jetë të personave të pafajshëm janë duke u rrezikuar nga armiqësitë rreth Manastirit në Banjskë.

“Këto sulme duhet të ndalen menjëherë”, është thënë në reagim.

Ora 14:18
Vrasja e policit në veri, Lajçak: Dënoj sulmin e tmerrshëm, autorët të dalin para drejtësisë! Palët t’i kthehen dialogut

1690024484_lajcak.jpg

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri dhe ka thënë se dhuna “e çfarëdo forme është e papranueshme”.

“Dënoj fuqishëm sulmin e tmerrshëm kundër policisë së Kosovës mbrëmë. Dhuna e çdo forme është absolutisht e papranueshme. Zemra ime është për viktimat, familjet dhe kolegët e tyre. Autorët duhet të dalin para drejtësisë. Të gjithë duhet t'i kthehen dialogut menjëherë”, shkruan Lajçak.

Ora 13:40
UNMIK-u dënon sulmin në veri: Autorët e tij të mbajnë përgjegjësi

1695551515_kev.jpg

Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka bërë thirrje që autorët e sulmit në veri ku u vra një polic të mbajnë përgjegjësi.

“Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e saj të thella për humbjen e jetës së një polici të Kosovës dhe dënon pa mëdyshje këtë incident tragjik në termat më të ashpër”.

Njëherësh i ka uruar shërim të shpejtë poilicëve të lënduar. Në një njoftim për media të UNMIK-ut, theksohet se ky mision  po monitoron nga afër situatën dhe u kërkon të gjitha palëve të përmbahen.

Ora 12:51
Shefi i OSBE-së reagon për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Të rivendoset paqja mes dy vendeve, autorët të sillen para drejtësisë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka dënuar me gjuhën më të ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri.

Davenport tha se autorët e këtyre krimeve, të cilët i quajti të neveritshme, duhet të dalin menjëherë para drejtësisë.

“Dënoj me gjuhën më të ashpër të mundshme sulmin brutal të mëngjesit të sotëm mbi Policinë e Kosovës, ku një oficer mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos. Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, tha Davenport.

Kujtojmë se të shtënat me armë zjarri po vazhdojnë ende në veri të vendit.

Ora 11:10
Vrasja e policit në veri të Kosovës, ambasadori gjerman: Autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së policit në veri, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.

Rohde tha se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.

“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, shkroi Rohde

Ora 10:43
Vrasja e policit në Kosovë, Hovenier: SHBA-ja dënon sulmet ndaj policisë në veri, autorët të dalin para drejtësisë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se ShBA-ja i dënon ashpër sulmet e dhunshme dhe të orkestruara ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e sotëm.

Hovenier tha se Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“Ne po e monitorojmë situatën nga afër dhe i dënojmë këto akte të dhunshme ndaj autoriteteve legjitime të Republikës së Kosovës. Autorët duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi dhe do të dalin para drejtësisë. Ata duhet të ndërpresin menjëherë sulmet e tyre”, tha Hovenier.

Më tej, Hovenier tha se ShBA-ja e vlerëson koordinimin e vazhdueshëm në mes Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe KFOR-it.

G.MO/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maturi: 24/09/2023 18:55

    E gjitha është stisur që mos të zhvillohet dialogu Vuçiç-Kurti dhe KFOR-i të zëvëndësojë komplet policinë kosovare në veri

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja