Sulm me armë në Britani të Madhe, tre të vrarë, dy prej tyre studentë! Arrestohet autori

Sulm me armë në Britani të Madhe, tre të vrarë, dy prej tyre studentë! Arrestohet autori

Policia britanike në Notingam

BRITANI E MADHE- Një sulm me armë në Notingam, të Britanisë së Madhe këtë të martë (13 qershor), u ka marrë jetën 3 personave, dy prej të cilëve ishin studentë në Universitetin e këtij qyteti.

Tre të tjerë janë lënduar po në atë zonë pak minuta pas sulmit, pasi një furgon ka tentuar t’i shtypë.

Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura. Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore. Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.

Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.

"Jemi në fazën e parë të hetimit dhe duhet të përcaktojmë motivet pas këtyre sulmeve", tha ajo.

Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve. Policia u thirr pak pas orës 04:00, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugën Ilkeston, që gjendet në jug të qytetit.

Banorët raportuan se kanë dëgjuar të bërtitura dhe kanë parë një burrë dhe grua të re duke u therur, para se sulmuesi – që sipas dëshmitarëve ishte “një person me ngjyrë i veshur me rroba të zeza” – u largua nga vendngjarja.

Në rrugën Magdala u gjet edhe trupi i pajetë i një burri, tha policia. Ndërkaq, sipas autoriteteve tre persona që u goditën me furgon në rrugën Milton, janë duke marrë trajtim mjekësor. Personat që u shtypën me furgon ishin duke pritur në një stacion autobusi, thanë autoritetet britanike.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb