Sulm me armë në Texas, 1 viktimë dhe 13 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Sulm me armë në Texas, 1 viktimë dhe 13 të plagosur, mes tyre edhe fëmijë

Foto ilustruese

Një person është vrarë dhe së paku 13 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi në Teksas. Sherifi i qarkut Heris, Ed Gonzales tha se sulmi ka ndodhur rreth orës 6 në mbrëmje (sipas kohës lokale), kur rreth 50 persona u mblodhën afër një tregu për të kremtuar një festë lokale.

“Derisa po kremtonin, respektivisht po lëshonin balonat në ajër një veturë iu afrua turmës”, tha sherifi Gonzales. “Me t’u afruar filluan të shtënat drejt turmës”, shtoi ai.

Njëri prej të lënduarve u desh të dërgohej me helikopter në spital, shtoi Gonzales derisa në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë.

Sipas sherifit të qarkut, është ende herët të dihet nëse sulmi është i lidhur me bandat kriminale apo çfarë motivi kishin sulmuesit./REL/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë