Sulm me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA, një i vrarë dhe disa të plagosur! Autori më pas vret veten

Sulm me armë zjarri në një gjimnaz në SHBA, një i vrarë dhe disa të plagosur! Autori më pas vret veten

SHBA- Një sulm me armë ka ndodhur në ditën e parë të shkollës pas përfundimit të festave të fundvitit në një gjimnaz në qytetin Perry në Iowa.

Një nxënës ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur e janë dërguar në spitalin e kryeqytetit De Moine, rreth 64 kilometra në juglindjen të qytetit Perry, një komunitet prej 8,000 banorësh.

Sherifi Adam Infante tha se sulmi me armë u kryer para se të fillonte mësimi dhe pak nxënës dhe arsimtarë ishin të pranishëm në Shkollën e Mesme “Perry”. I dyshuari vrau veten, sipas policisë.

Nxënësi Zander Shelley, 15 vjeç, ishte në korridorin e shkollës duke pritur fillimin e mësimit kur dëgjoi të shtënat dhe hyri brenda një klase, sipas babait të tij Kevin Shelley. Zander u strehua brenda klasës prej nga komunikoi me babain e tij në orën 7:36.

Nxënësja Rachael Kares, 18 vjeçe dhe maturante, tha se po bëhej gati për klasën e muzikës kur ajo dhe nxënësit e tjera të bandës muzikore dëgjuan ato që ajo i cilësoi si katër të shtëna, me pauza në mes tyre.

“Të gjithë kërcyem nga vendi,” tha ajo. “Mësuesja na shikoi dhe bërtiti ‘Ikni me nxitim!’ Dhe ne ikëm.”

Ajo dhe të tjerë nga shkolla vrapuan përtej fushës së futbollit ndërkohë që po dëgjonin britmat e njerëzve. “Largohuni! Largohuni!” Ajo thotë se dëgjoi të shtëna të tjera ndërkohë që po vraponte, por nuk di sa prej tyre kishte dëgjuar. Ajo po nxitonte të mbërrinte në shtëpi te djali i saj 3 vjeç.

“Në atë moment nuk më interesonte asgjë, vetëm të largohesha nga aty ngase më duhej të shkoja tek djali,” tha ajo.

Agjentët e zyrës lokale të Byrosë Federale të Hetimeve, FBI, shkuan në vendin e ngjarjes për të ndihmuar hetimet.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…

Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…