Të paktën 32 besimtarë janë vrarë dhe rreth 120 të tjerë janë plagosur në një sulm që dëshmitarët thanë se ishte një sulm vetëvrasës brenda një xhamie në qytetin veriperëndimor pakistanez të Peshavarit. Dëshmitarët okularë i thanë Radio Mashaal se kamikazët që qëndronin në rreshtin e parë pas imamit, shpërthyen jelekët me eksplozivë derisa besimtarët, përfshirë shumë policë dhe zyrtarë të tjerë, ishin mbledhur për lutjet e pasdites në Xhaminë e Linjës së Policisë më 30 janar.
Dhjetëra të plagosur u transferuan në spitalet përreth, tha një oficer policie. Disa prej tyre ishin në gjendje kritike, tha ai, duke shtuar numri i të vdekurve mund të rritet. Një zyrtar i spitalit tha se 10 deri në 15 persona janë në gjendje kritike.
Sipas Associated Press të paktën 150 persona ishin duke marrë pjesë në lutje kur ndodhi shpërthimi, megjithëse burime të tjera thanë se numri i besimtarëve në xhami ishte rreth 260 persona. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin. Talebanët pakistanezë, të njohur si Tehreek-e-Taliban Pakistan (TTP) kanë marrë përsipër sulme të ngjashme në të kaluarën. Grupi radikal ka zhvilluar një kryengritje në Pakistan gjatë 15 viteve të fundit.
Kryeministri Shahbaz Sharif dënoi sulmi dhe tha se do të ndërmerren "veprime të rrepta" kundër atyre që e kanë kryer atë. Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në zonë thanë se xhamia është frekuentuar nga oficerë policie dhe zyrtarë nga qeveria provinciale, zyrat e të cilëve ndodhen në të njëjtën zonë. Ish-kryeministri Imran Khan e dënoi gjithashtu shpërthimin, duke e quajtur atë një "sulm vetëvrasës terrorist".
"Është e domosdoshme që të përmirësojmë mbledhjen tonë të inteligjencës [dhe] të pajisim siç duhet forcat tona të policisë për të luftuar kërcënimin në rritje të terrorizmit", shkroi Khan në Twitter.
Peshavari është kryeqyteti i provincës së paqëndrueshme Khyber Pakhtunkhva, e cila kufizohet me Afganistanin./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4346
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sulmi terrorist në SHBA, shkon në 15 numri i viktimave, 35 të plagosur! Biden: Vrasësi, veteran amerikan i frymëzuar nga ISIS! Zbulohen pamjet e sulmit (VIDEO)
2 Janar, 07:44
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor 2024, 22:18
-
Gjermani/ Sulmi terrorist nga mjeku në Magdeburg: Autori kishte lënë një testament në makinën e tij, zbulohet përmbajtja
24 Dhjetor 2024, 21:39
-
Sulmi në Gjermani/ 5 të vdekur, mes tyre një 9-vjeçar, 205 të plagosur, 41 në gjendje të rëndë! Scholz viziton tregun e Krishtlindjeve (VIDEO)
21 Dhjetor 2024, 08:12
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Partia e Punëtorëve të Kurdistanit merr përsipër sulmin terrorist në Turqi: ‘U planifikua shumë gjatë, s’kishte motive politike!’ Emrat e autorëve dhe detajet
25 Tetor 2024, 11:41
-
Sulmi në terrorist në Turqi/ Vijojnë bastisjet turke në Siri, 27 të vdekur
25 Tetor 2024, 08:17
-
Sulmi në Ankara/ Turqia bombardon 32 objektiva të terroristëve në Irak dhe Siri (VIDEO)
24 Tetor 2024, 07:26
-
Turqi/ Sulm terrorist në Ankara, shpërthim dhe të shtëna me armë në kompaninë e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, 5 viktima dhe 22 të plagosur
23 Tetor 2024, 15:48
-
Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)
19 Shtator 2024, 15:19
-
Vizita e Papës në Indonezi/ Arrestohen 7 terroristë të dyshuar: Po përgatitnin një sulm, u gjet edhe material propagandistik i ISIS!
7 Shtator 2024, 08:00
-
Alarmi i terrorizmit pas Solingenit, strategjia e re e ISIS: Fëmijë xhihadistë, radikalizim dhe shënjestra rastësore në vende publike
26 Gusht 2024, 09:38