Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një traget në portin Kavkaz

Një sulm me dronë në një traget në Rusinë jugore la të vrarë së paku një person dhe të plagosur disa të tjerë, bëri të ditur një zyrtar rajonal.

Guvernatori i rajonit Krasnodar, Venyamin Kondratyev, tha se dronët e Ukrainës sulmuan një traget pasagjerësh në portin Kavkaz, afër Ngushticës së Kërçit, e cila lidh Detin e Zi me Detin Azov.

“Fatkeqësisht, një person u vra. Viktima ka edhe në mesin e anëtarëve të ekuipazhit dhe punonjësve të portit”, shkroi Kondratyev në një kanal në Telegram.

Në Ukrainë nuk i komentuan këto pretendime dhe verifikimi i tyre në mënyrë të pavarur ishte i pamundur.

Ukraina është nën pushtimin rus qysh në shkurt të vitit 2024.

Infrastruktura e saj energjetike dhe civile është shkatërruar nga sulmet e vazhdueshme të Rusisë me dronë dhe raketa, të cilat kanë shkaktuar viktima të shumta dhe dëme serioze.

Në përgjigje, muajve të fundit, ajo ka filluar t’i sulmojë gjithnjë e më shumë objektivat industriale të Rusisë dhe infrastrukturën e saj të transportit. REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha

A ndjeni ju veten përgjegjës ‘pazarin’ e Zgjedhores kur e latë 2 vite të braktisur Komisionin? Ja si përgjigjet Basha