Sulm me bombë në një autokolonë makinash të talebanëve

Sulm me bombë në një autokolonë makinash të talebanëve

Talebanë në Afganistan

Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit, që goditi një karvan makinash të talebanëve më 25 shtator, thanë zyrtarët lokalë. Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar, tha për DPA-në, një zëdhënës i talebanëve në këtë provincë, duke mos dhënë më shumë detaje.

Një burim në spitalin rajonal në Nangarhar tha se një luftëtar taleban është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe katër civilë, të cilët janë dërguar në spital.

Mediat lokale kanë cituar dëshmitarë të cilët kanë thënë se sulmi u shkaktua nga një bombë e vendosur përgjatë rrugës, e cila shpërtheu teksa konvoji i talebanëve po kalonte në atë zonë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë, edhe pse dega lokale e grupit militant Shteti Islamik, e njohur me emrin Shteti Islamik-Khorasa (IS-K), më herët ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në Jalalabad.

Talebanët dhe militantët e IS-K janë rivalë dhe kanë luftuar mes vete edhe para se talubanët të merrnin kontrollin e Afganistanit në gusht, teksa trupat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, u tërhoqën nga vendi./REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat