Lufta/ Boris Johnson: Putin më kërcënoi se do bombardonte Mbretërinë e Bashkuar! Kremlini përgjigjet: Gënjeshtër e sajuar prej tij

Lufta/ Boris Johnson: Putin më kërcënoi se do bombardonte Mbretërinë e Bashkuar! Kremlini përgjigjet: Gënjeshtër e sajuar prej tij

UKRAINË- Ish kryeministri Boris Johnson ka dhënë një deklaratë të fortë në një intervistë nga BBC ku është shprehur se Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërcënuar Mbretërinë e Bashkuar se do ta pushtonte. Pas kësaj deklarate që ndez këmbanat për një Luftë të Tretë Botërore, zëdhënësi i Kremlimit, Dmitry Peskov, duke u shprehur se janë gënjeshtra.

Nga ana tjetër, Presidenti ukrainas Zelensky bën thirrje për armë të reja për të parandaluar Rusinë që të zgjasë luftën.

"Ne duhet të përshpejtojmë ngjarjet, të përshpejtojmë furnizimin dhe hapjen e opsioneve të reja të armëve të nevojshme për Ukrainën."- tha ai.

 Në një linjë me Zelenskyn ka folur edhe kancelari gjerman, Scholz i cili është shprehur se Perëndimi nuk do të lejojë një përballje të Rusisë me NATO-n.

"Lufta në Ukrainë nuk do të kthehet në një konflikt midis Rusisë dhe NATO-s. Ne do ta parandalojmë atë me të gjitha forcat tona"- tha Scholz.

Scholz ka përjashtuar dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, pasi në vend të kësaj ra dakord ditët e fundit të furnizonte 14 tanke Leopard 2 të prodhimit gjerman.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:20
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës

Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjerman, Leopard, në Ukrainë “sa më shpejt që të jetë e mundur”, duke përmendur mundësinë që dërgesa të kryhet në fund të marsit, tha Ministria e Mbrojtjes.

Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që javën e kaluar premtoi se do t’i dërgojë tanket e shumëkërkuara nga Ukraina, teksa Kievi po vazhdon luftën kundër forcave ruse.

Dërgimi i këtyre tankeve u mundësua pas vendimit të Gjermanisë, vendit ku prodhohen tanket. Norvegjia ka 35 tanke Leopard 2, por shteti nuk ka treguar se sa tanke do t’i japë Kievit.

“Ende nuk e kemi përcaktuar numrin”, tha ministri i Mbrojtjes, Bjorn Arild Gram për AFP-në.

“Është e rëndësishme që ne të koordinohemi ngushtë me partnerët tanë, në mënyrë që kjo ndihmë vërtetë të bëjë dallimin për Ukrainën”, tha ai.

“Sigurisht, ne shpresojmë që kjo të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Ora 18:13
Presidenti kroat kundër dërgimit të tankeve në Ukrainë; Çmenduri! Çmimin do e paguajë Evropa jo SHBA

Presidenti kroat Zoran Milanovic ka kritikuar ashpër Perëndimin për furnizimin me tanke në Ukrainë . Sipas Milanoviç është çmenduri të besohet se Rusia mund të mposhtet në një luftë konvencionale. 

"Unë jam kundër dërgimit të armëve vdekjeprurëse," u tha ai gazetarëve, "zgjatja e luftës". "Cili është qëllimi? Shpërbëni Rusinë, ndryshoni qeverinë? Flitet gjithashtu për copëtimin e Rusisë. Është një çmenduri," shtoi ai, "cili është qëllimi i kësaj lufte? Një luftë kundër një fuqie bërthamore që ka një luftë në një vend tjetër? A ka një mënyrë konvencionale për të mposhtur një vend të tillë? Kush e paguan çmimin? Evropa. Amerika paguan më pak"-tha ndër të tjera Milanoviç.

Ora 15:51
Zv.ministri i Jashtëm rus takon ambasadoren amerikane në Rusi: Mos ndërhyni në punët e brendshme të vendit

1674652554_Soledar.JPG

Ambasadorja e re e SHBA në Moskë, Lyn Trejsi u takua me zëvendësministrin e jashtëm Sergei Ryabkov . Nuk ka detaje të tjera në deklaratën e ambasadës amerikane. Gjatë takimit të tyre, Ryabkov i vuri në dukje ambasadores së re amerikane se marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve janë përkeqësuar së fundmi për fajin e Uashingtonit dhe se kursi konfliktual i marrë nga SHBA është jo produktiv dhe i mbushur me pasoja të rënda negative. 

Moska nënvizoi gjithashtu se pret që ambasadorja e re të mosndërhyjë në punët e brendshme të vendit.

Ora 15:37
Lufta në Ukrainë/ Ambasadorja e re e SHBA-së në Rusi u sulmua nga protestuesit pro Kremlini

Ambasadorja e re e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy, u sulmua nga një turmë njerëzish që brohorisnin slogane kundër SHBA-së ndërkohë që ajo hyri në Ministrinë e Jashtme ruse në Moskë për të paraqitur kredencialet e saj diplomatike. Grupi mbante pankarta të pikturuara me dorë duke kritikuar Uashingtonin, me një shkrim: "Tanket tuaja po vrasin civilë".

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, i Trejsit se priste që ajo të ndiqte parimin e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Rusisë.

Ambasada e SHBA tha: "Ambasadorja Trejsi është e fokusuar në ruajtjen e dialogut midis kryeqyteteve tona në një kohë tensioni të paprecedentë, mbrojtjen e interesave të qytetarëve amerikanë të ndaluar në Rusi dhe mbështetjen e lidhjeve midis popujve amerikanë dhe rusëve".

Ora 15:05
Ukraina synon të zëvëndësojë 50 milionë llamba të vjetra, ndriçim LED nga vendet perëndimore

Popullit ukrainas do t’i  jepet një sasi llambash LED me efikasitet energjie sipas një skeme që synon të lehtësojë mungesën e energjisë të shkaktuar nga sulmet ruse dhe rindërtimin sado pak të infrastrukturës energjetike.  Programi mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe synon të zëvendësojë 50 milionë llamba të vjetra.

Ministrja e Ekonomisë Julia Svyrydenko tha se të gjithë do të jenë në gjendje të shkëmbejnë pesë llamba inkandeshente për pesë llamba LED në zyrat postare.

Qëllimi është të zvogëlohet deficiti energjetik i Ukrainës me një të katërtën gjatë muajve të ardhshëm mes sulmeve ruse me raketa dhe dronë, që shpesh kanë lënë miliona ukrainas pa dritë, ujë apo ngrohje. Zyrtarët qeveritarë kanë thënë se rreth 40% e sistemit energjetik është dëmtuar.

Svyrydenko tha se një llambë LED përdor tetë herë më pak energji elektrike sesa llambat e vjetra.

Matti Maasikas, ambasadori i BE-së në Ukrainë, tha se blloku 27-vendesh do të sigurojë deri në 30 milionë llamba LED dhe Franca do të sigurojë pesë milionë llamba të tjera.

Ora 12:37
Boris Johson akuzoi Putin se e kërcoi me sulm raketor, Kremlini përgjigjet: Është gënjeshtër e sajuar prej tij!

Kremlini akuzon Johnson se gënjen për kërcënimin me raketa të Putinit

Kremlini e ka akuzuar Boris Johnson se ka gënjyer kur tha se presidenti rus Vladimir Putin e kërcënoi atë me një sulm me raketa . Për këtë deklaratë të Johson ka folur zëdhënësi Dmitry Peskov duke thënë se nuk ishte aspak  vërtetë madje tha se është një gënjeshtër qartazi e sajuar nga ai, qëllimet e së cilës duhet t’ tregoj.

Johson i kishte thënë BBC-së se udhëheqësi rus e kishte kërcënuar atë me një sulm raketor që do të zgjaste vetëm një minutë.

“Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: ‘Boris, nuk dua të të lëndoj, por me një raketë, do të duhej vetëm një minutë’ ose diçka e tillë”, tha Johnson.

Ora 12:09
Kompania ruse bën deklaratën e fortë në kohë lufte: Ofrohen shpërblime për ushtarët që shkatërrojnë tanket Leopard dhe Abrams

Një kompani ruse ka thënë se do të ofrojë pesë milionë rubla për ushtarët e parë që shkatërrojnë ose kapin tanket e prodhimit perëndimor në Ukrainë. Fores, një firmë me bazë në Urale, e cila prodhon materiale për industrinë e energjisë, po u ofron pagesat ushtarakëve që "kapin ose shkatërrojnë" tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman ose Abrams të prodhimit në SHBA. Ai tha se do t'i paguante pesë milionë rubla ushtarit të parë rus për të shkatërruar një nga tanket, pastaj 500,000 rubla për të gjitha sulmet pasuese.

Duke i bërë jehonë gjuhës së përdorur nga zyrtarët rusë dhe prezantuesit e televizionit shtetëror pro-luftës, kompania tha se NATO po pomponte Ukrainën me një sasi "të pakufizuar" armësh dhe po përshkallëzonte konfliktin, paçka se të gjitha shtete që kanë mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë kanë deklaruar në mënyrë të qartë dhe të hapur se nuk synojnë luftë me Rusinë, por thjesht po mbrojnë një shtet të rrezikuar. Fores tha gjithashtu se do të paguante 15 milion rubla për avionët luftarakë të prodhimit perëndimor nëse ato do shkatërroheshin.  Kremlini u zotua se forcat ruse do të zhdukin çdo tank perëndimor të dërguar në Kiev.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe disa vende të tjera evropiane janë pajtuar për t'i dërguar Ukrainës dhjetëra tanke të avancuara luftarake gjatë muajve të ardhshëm për të ndihmuar në rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit, derisa lufta po hyn në muajin e 12-të. Vendimi i aleatëve të Kievit është kritikuar nga Kremlini si një përshkallëzim i rrezikshëm dhe zëdhënësi Dmitry Peskov tha se tanket do të "digjen" në vijën e frontit.

Ora 10:20
Shefi i NATO-s i kërkon Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën

1674974760_ukraine.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i ka kërkuar Koresë së Jugut të rrisë mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën. Duke folur në Seul, Jens Stoltenberg falënderoi Korenë e Jugut për ndihmën e saj në Ukrainë, por tha se kishte një "nevojë urgjente" për municione.

"Unë i bëj thirrje Republikës së Koresë të vazhdojë dhe të përshpejtojë çështjen specifike të mbështetjes ushtarake. Në fund të ditës, është një vendim që duhet ta merrni ju, por unë mundtë them se disa aleatë të NATO-s që kanë pasur si politikë që të mos eksportojnë kurrë armë në vendet në konflikt, e kanë ndryshuar atë politikë tani’, tha ai.

Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol ka thënë se ligji i vendit të tij kundër ofrimit të armëve për vendet në konflikt e bën të vështirë sigurimin e armëve për Ukrainën. Por Stoltenberg vuri në dukje se vende të tilla si Gjermania, Suedia dhe Norvegjia kishin politika të ngjashme, por i ndryshuan ato.

Ai tha se ishte "jashtëzakonisht e rëndësishme" që Rusia të mos e fitojë këtë luftë, jo vetëm për ukrainasit, por edhe për të shmangur dërgimin e mesazhit të gabuar te liderët autoritarë, përfshirë Pekinin, se ata mund të marrin atë që duan me forcë

Ora 08:13
Ekuipazhet ukrainase të tankeve mbërrijnë në Britani për stërvitje

Ekuipazhet ukrainase të tankeve kanë mbërritur në Britani të Madhe për të filluar stërvitjet e tyre. Kështu tha ministria Britanike e Mbrojtjes më 29 janar, dhe kjo vjen vetëm disa ditë pasi Britania dhe vendet e tjera të NATO-s premtuan më shumë se 130 tanke për Ukrainën.

"Mbretëria e Bashkuar do t'i ofrojë Ukrainës tanke Challenger 2 së bashku me vendet partnere globale - duke demonstruar ndërkombëtarisht mbështetjen për Ukrainën", shkroi ministria në Twitter të dielen.

Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania ranë dakord javën e kaluar për t’i dërguar Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, ndërsa Mbretëria e Bashkuar më herët në janar tha se do t’i dërgojë Kievit 14 tanke Challenger 2. Gjermania lejoi gjithashtu vende të tjera, si Norvegjia dhe Polonia, t'i dërgonin tanket e tyre Leopard 2 të prodhimit gjerman në Ukrainë. Polonia tha se do të sigurojë 60 tanke të tjera për Ukrainën, përveç 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që ajo ka premtuar tashmë.

Autoritetet ukrainase kanë thënë vazhdimisht se atyre u nevojiten 300 tanke ndërsa përpiqen të dëbojnë forcat ruse nga territori i tyre. Rusia ka shumë më shumë tanke se Ukraina, por modelet e tyre janë inferiore në disa aspekte kyçe ndaj modeleve perëndimore.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina pritet të nisin ofensiva në javët e ardhshme, me tanke që pritet të luajnë një rol jetik në ato beteja, thanë ekspertët. Ndërkohë, luftimet në vijën e frontit mbeten intensive, veçanërisht në rajonin lindor të Donjeckut, me beteja të mëdha në Vuhledar dhe Bahmut, një qytet që është rrafshuar nga bombardimet e përsëritura të artilerisë ruse.

Kreu i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Pavlo Kyrylenko, tha më 29 janar se katër persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në sulmet ruse në Bahmut dhe Kostyantynivka një ditë më parë. Në provincën jugore të Hersonit, autoritetet thanë se sulmet ruse shënjestruan infrastrukturën civile në distriktin Beryslav gjatë 24 orëve të fundit, duke dëmtuar disa shtëpi dhe ndërtesa fermash. Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt./REL

Ora 08:11
‘Një sulm raketor do më merrte vetëm një minutë’, Boris Johnson: Putin më kërcënoi para se të niste luftën

Boris Johnson ka thënë se Vladimir Putin e kërcënoi atë me një sulm raketor në një telefonatë "të jashtëzakonshme" në prag të pushtimit rus të Ukrainës. Boris Johnson, si kryeministër aso kohe, thotë se Putin para se të niste lufta, e mori në telefon dhe i ka thënë se një sulm raketor do t’i merrte vetëm një minutë punë.

Kërcënimi u bë gjatë një bisede të gjatë telefonike midis dy liderëve, pas një vizite të Johnson në Kiev në fillim të shkurtit 2022, ku Johnson paralajmëroi se lufta do të ishte një katastrofë.

Kjo telefonatë është zbuluar nga vetë Johnson për një dokumnetar të BBC-së. Johnson e paralajmëroi Putinin se pushtimi i Ukrainës do të çonte në sanksione perëndimore dhe më shumë trupa të NATO-s në kufijtë e Rusisë.

"Ai më kërcënoi në një moment dhe më tha: Boris, nuk dua të të lëndoj, por, me një raketë, do të duhej vetëm një minutë" ose diçka e tillë. Por unë mendoj se nga toni shumë i qetë dukej se ai thjesht po luante së bashku me përpjekjet e mia për ta detyruar atë të negocionte.”

Ora 07:51
Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Në pranverë do nisim të përdorim tanket perëndimore

1673246190_Leopard2A5derBundeswehr.jpg

Ka të ngjarë që Forcat e Armatosura të Ukrainës të fillojnë të përdorin tanke perëndimore në fushën e betejës "në pranverë". Kështu deklaroi ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexey Reznikov në një intervistë për kanalin televiziv kanadez Cbc.

Reznikov shpjegoi se ushtria ukrainase synon të formojë të paktën dy batalione tankesh me furnizime të premtuara nga vendet perëndimore, të cilat do të përdoren "për të vazhduar kundërsulmin".

Ministri më pas shprehu shpresën se Perëndimi do të vazhdojë të furnizojë tanke në Kiev në të ardhmen. Ai tha se premtimet e tankeve 'nuk janë fundi i historisë, vetëm fillimi'.

SI.E./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haka Tekizoti: 30/01/2023 19:12

    Ky presidenti i Kroacisë, me shprehjen që ka thënë për Kosovën, që "i është rrëmbyer Serbisë" dhe kundërshtimi i dërgimit të tankeve në Ukrainë, na paraqitet si filoserb e filorus. Kroacia duhet ta hetojë sjelljen e tij.

    Përgjigju
  • Per dum: 30/01/2023 17:41

    Luften e dyte boterore nuk e fitoj Anglia dhe Amerika por vetem Rusia keta shkuan per te mar medaljet o shoku dhe historia ka treguar qe muzhiket jua kane thyer hundet te gjithe atyre qe e kane kruajtur me ta dhe mos krijo ndonje iluzion se do perfundoj ndryshe kete here do behet si thote ai presidenti Putin dhe jo keta pisat e perendimit!

    Përgjigju
    • Or tej: 30/01/2023 23:29

      Shkuan per te marre medaljet sepse po te guxonin te zbrapsheshin i priste plumbi or teeeejjjjj

  • Llogjika: 30/01/2023 11:55

    Ne luften e dyte boterore Franca kur pa qe Gjermania ishte shume me superiore nuk shkrepi asnje arme dhe gjithashtu nuk ju thye nje xham , lufta beri punen e saj dhe kur Gjermania u shkri Franca ishte po aty e paprekur . Duhet te kuptoni disa gjera nga historia , pastaj per Ukrainen e gjore nuk do tja dije njeri aty thjesht eshte lufta gjeopolitike qe amerika po i ben Rusise dhe kur te vije puna qe ushtria e Ukraines te shkrihet aty mbaron lufta dhe si e dime perendimoret jane mjeshtra ne menaxhimin e situatave sido qe te jene por mjere Ukraina me ate cifut qe ka ne krye i mori ne qafe , tifozllek nga jashte dhe burrin e bejne te gjithe por atje perballe muzhikeve do kellqe jo bla bla

    Përgjigju
    • GUM x Dum: 30/01/2023 18:07

      ti o merum qenke i toksikuar me coca cola edhe historin e Facebookut e paske mesuar mire fare, bravo o bari i pularive te Albanistanit ..hahaahaa

    • Dum: 30/01/2023 15:01

      Logjika jote vjen era putin Franca ne luften e pare boterore humbi me miliona ushtare,por luften e fitoi,ne luften e dyte perseri luftoi,por u mund ashtu si u mund pothuaj gjithe Europa,por ne dallim me luften e pare ne luften e dyte doli nje tradhetar me emrin Petain qe e rrjeshtoi Francen ne rradhen e shteteve pordhace dhe luften e dyte e fitoi Britania e madhe dhe USA dhe Franca doli e turperuar dhe per meshire aleatet i hodhen nje lemoshe.Por perseri Francezet patriote me ne krye De Gol luftuan dhe u vrane me qindra mijra Ndryshimi o sahan lepires i putinit eshte qe rusia sot eshte nje shtet i dhjere qe mund te luftoje vetem me Gjeorgjine,atehere Gjermania ishte e plotfuqishme dhe perseri kapitulloi perpara popujve liridashes

  • Kot fare: 30/01/2023 09:29

    Kjo lufte ka mare tatepjeten por nuk e kuptoj perse akoma dergojne arme kot se po vriten djemte te vegjel qe ka derguar Ucraina me dhune ne front , dialogu shpeton me mijera jete keshtu qe zhdukni cifutin nga qeveria te mbyllet ajo pune se gjynah populli shkrete ska faj

    Përgjigju
    • Sunny tirana: 30/01/2023 10:33

      Kur tjetri te vjen me arme te shtepia nuk i thuhet; mireseardhe, hajde ulu per muhabet. Po armes i pergjigjen me arme. Izraelitet kane nje shprehje kur nis sherri: beni gati armet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod