Sulm me thikë në Britani, humbin jetën dy adoleshentë! Arrestohen autorët

Sulm me thikë në Britani, humbin jetën dy adoleshentë! Arrestohen autorët

Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bristol, Angli, ku si pasojë e një sulmi me thikë 2 adoleshentë të moshës 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën. Sipas informacioneve një grup personash sulmuan dhe më pas qëlluan për vdekje me thikë adoleshentët.

Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë, ndërsa policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve.

Një deklaratë nga Policia e Bristolit tha se oficerët “arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht ndërruan jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të

Javier Zanetti 'fton' Zirkzee te Interi: Ai është një kampion, po mendojmë për të