IZRAEL - Një incident i rëndë është shënuar këtë të shtunë (18 janar 2025) në rrugën Levontin, Tel Aviv, ku një burrë ka nisur të sulmojë me thikë kalimtarët. Nga sulmi ka mbetur i plagosur një person, ndërsa autori është vrarë me armë zjarri nga një civil.
Fillimisht, ka pasur raporte për disa të plagosur nga të shtënat, por hetimet paraprake kanë zbuluar se vetëm një person ka qenë viktimë e goditjes me thikë. Sipas njoftimeve, ai është dërguar me urgjencë në spital dhe për momentin ndodhet nën kujdes intensiv, jashtë rrezikut për jetën,
Policia izraelite është duke hetuar ngjarjen, ndërsa zona e Levontin Street është e bllokuar për veprime hetimore. Deri më tani nuk ka ende një identifikim të qartë të sulmuesit, por autoritetet besojnë se ai ishte një “terrorist”. Kjo vjen në një kohë kur tensionet në Tel Aviv janë të larta, dhe incidentet e këtij lloji janë një kujtesë e rrezikut të vazhdueshëm nga sulmet.