Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, ka dënuar ashpër sulmin e ndërmarrë në ujërat ndërkombëtare në afërsi të Libisë ndaj anijes që i përket një kompanie turke, ku si pasojë e sulmit humbën jetën 3 kapitenët e saj. Ministria sqaroi se kanë filluar përpjekjet për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës për këtë ngjarje, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme theksohet se në orët e mbrëmjes së djeshme një anije mallrash e emëruar "Tuna-1" me flamur të Ishujve Cook dhe e cila i përket një kompanie turke gjatë udhëtimit të nisur nga Spanja për të dorëzuar ngarkesën kartonxhes në portin libian Tobruk ka qenë preh e goditjeve me artileri topash në ujërat ndërkombëtare afërsisht 13 milje larg Torbukut.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se gjatë largimit të anijes nga rajoni ndaj saj janë ndërmarrë edhe dy sulme ajrore, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 kapitenët e anijes të cilët janë qytetarë turq. Gjithashtu theksohet se si pasojë e sulmeve ka patur edhe të plagosur nga ekuipazhi i anijes si dhe është dëmtuar anija.
Në deklaratën ku theksohet "Allahu i mëshiroftë qytetarët tanë të cilët humbën jetën në këtë ngjarje" pohohet se "Dënojmë ashpër këtë sulm të ulët të ndërmarrë ndaj një anijeje civile në ujërat ndërkombëtare”.
“Ky sulm i urryer protestohet me forcë para autoriteteve libiane dhe kërkohet ndërprerja e menjëhershme e veprimeve që cenojnë sigurinë e anijes turke dhe të anijeve të tjera turke që do të gjenden në rajon dhe kryerja e procedurave të nevojshme ligjore për përgjegjësit për sulmin në fjalë.
Ne kemi rezervuar të drejtën për të gjitha llojet e dëmshpërblimeve duke përfshirë edhe dëmet që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare në kontekstin e lartpërmendur të sulmeve ndaj anijes në fjalë. Në lidhje me sulmin në fjalë janë duke u bërë të gjitha përpjekjet në prani të organizatave ndërkombëtare në lidhje me këtë temë"-thuhet në deklaratë.
Në deklaratë gjithashtu është theksuar se ky sulm është një shembull i shkeljeve të të drejtave ndërkombëtare dhe është theksuar më tej se: "Autorët e krimeve të tilla në kuadër të rezolutave të Kartës së OKB dhe të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, është në cilësinë jetikë të japin llogari".
Redaksia Online
( g.m/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com