NORVEGJI-Një person ka hapur zjarr në një xhami në një qytet pranë Oslos duke plagosur një person.

Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa në vendin e ngjarjes sikur duket nga pamjet arritën ambulancat për t'i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Policia kërkon nga njerëzit që të qëndrojnë në brenda, ndërsa ende nuk ka shumë të dhëna mbi motivet e sulmit. 

Autori ishte me helmetë e uniformë dhe i janë zbuluar armë të tjera.