Sulm terrorist në Londër, dy të plagosur me thikë! Momenti kur policia ekzekuton autorin (VIDEO)

LONDËR- Një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku referuar mediave britanike, një person i armatosur me një thikë ka qëlluar dy kalimtarë, duke i lënë të plagosur.

Mësohet se policia ka bërë të mundur ekzekutimin e agresorit, e ndërsa gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Streatham, në periferi të Londrës ku e gjithë zona është izoluar nga policia derisa situata të jetë nën kontroll. Mediat britanike kanë publikuar pamje nga momenti i ekzekutimit të autorit, i cili kishte veshur një jelekë të rremë eksplozivi.

Incidenti vjen vetëm tre muaj pas sulmit në Urën e Londrës, ku Usman Khan u qëllua për vdekje nga policia e armatosur, pasi vrau dy persona dhe plagosi tre të tjerë, teksa njëjtë si autori i sotëm mbante një jelek të rremë vetëvrasjeje.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • life: 03/02/2020 19:44

    keta te ishin me 21 jananar,ku kokpalaret dogjen cdogje qe u dilte perpara se kishin inat SALIUN

    Përgjigju
  • Ka lezet: 02/02/2020 18:09

    Kjo eshte polici, ka lezet.. jo polici salce kosi me qofte Si kto tonet Dhe pistoleten sdine ku e kane 90%, jo me me pase shenjester me gjujt..

    Përgjigju
  • I. Lumnte Dora Policit Angleze..: 02/02/2020 18:01

    Keshtu ka lezet nje mi.hale.me pake.. Keshtu duhet vepruar sic veprojne Policet Angleze dhe Franceze.. Plumbin B*thes ,,dhe Pike..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë