Sulm vettingut në Gjykatën e Strasburgut, 130 gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar bëjnë padi në GJEDNJ! Vetëm 1 vendim i rrëzuar

“130 gjyqtarë dhe prokurorë i janë drejtuar Gjykatës Evropiane të të Drejtave të njeriut për të kundërshtuar proçesin e vettingut në Shqipëri”.

Burime pranë kësaj gjykate, thanë për Report TV se të gjithë aplikantët janë gjyqtarë e prokurorë të shkarkuar, të cilët duan rikthimin në sistem. Ata kundërshtojnë gjetjet e  dy shkallëve të rivlerësimit për pasuri të pajustifikuara  apo kontakte me njerëzit e krimit.

Por në Strasburg kanë shkuar edhe individë të cilët janë dorëhequr nga detyra para procesit të vettingut dhe më pas janë penguar të kandidojnë për pozicione të larta, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese. 

“Deri më tani, Strasburgu ka dhënë 7 vendime mbi procesin shqiptar të vettingut. Por vetëm në një rast, në atë të Prokurores Antoneta Sevdari, Gjykata Evropiane ka vendosur rikthimin e saj në detyrë. Në rastet e tjera nuk është rrëzuar procesi i rivlerësimit ndaj tyre', raportoi gazetarja Esiona Konomi.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kujtim: 11/11/2024 14:17

    shoqja Iris: Gezonte populli pas clirimit ne 1944 se jua morren pasurine kulakeve dhe do te hante me luge floriri. Hoqet gjykatesit per ta mbushur me patronazhistet e doganave dhe hipotekave. Pak durim se do te hani prape me luge floriri.

    Përgjigju
  • kujtim: 11/11/2024 14:14

    shoqja iris: gezonte populli pas clirimit ne 1944 se do ja merrnin kulakeve pasurin dhe do hanin me luge floriri. Hoqet disa gjyqtar per ta mbushur me patronazhista. Me luge floriri do hani edhe tani.

    Përgjigju
  • Lali: 11/11/2024 14:10

    Me ato para qe u harxhuan per refomen ne drejtesi do te ishin ndertuar spitale, rruge, shkolla, fabrika. Keni 10 vjet qe merreni me vettingun. Shqiperia ka probleme me te rendesishme qe mediat nuk i pasqyrojne. Populli fitoi vetem zvarritje te gjykimeve. Vettingu duhej te fillonte me politiken. Prit gomar te mbi bar.

    Përgjigju
  • Iris: 11/11/2024 00:51

    /RIGELS/,cdo gje me rradhe,do te merremi ne fillim me keta qe shkarkoi Vetingu,qe jo vetem te mos kthehen me ne sistem,por edhe qe pasardhesve te tyre ne detyre,te mos u shkoje mendja qe te ngjyejne gishtat ne /mjalte/ dhe pasi te kemi gjykatesit e prokuroret e duhur,do t'ju kthehemi dhe tenderave,koncensioneve e hajduteve te politikes,por me pare na duhet te kemi drejtesi qe do te jape drejtesine qe kerkoni ju kunder ketyre te korruptuarve.

    Përgjigju
    • Hajduti: 11/11/2024 08:16

      Dua te kthehen ne sistem per te vjedhur sepse nuk jane ngopur! Ketyre duhet sekuestruar pasuria sa me shpejt. E kane rrjepur kete popull.

  • Noc Rroku: 10/11/2024 21:34

    Do marrin dhe dëmshpërblim nga paret e pensionistëve si fullhajni

    Përgjigju
  • Rigels: 10/11/2024 17:12

    Vazhdoni merruni gjyqatret e prokuroret e qe i shkarkoii vettingu i gjobvenesve se nuk u diilnin tre milione e kater milione leke te vjetra per 20 vjet pune. Nga ana tjeter korrupsioni vuuu me miliona euro tendera e koncesione e hajduteri qeveritaresh e kriminelesh bashke dhe nuk merret njeri me to. Vazhdoni me vettingun popull dele dhe lereni ujqerit bashke te bejne kerdine bashkr keto lloj shkrimesh.

    Përgjigju
    • Bernard: 11/11/2024 07:49

      Bravo! E kanë bërë vettingun për faqe të zezë. Por shumica e njerzve nuk e dinë të vërteten për shumicën e shkarkimeve se përse kanë ndodhur. Kujtojnë se të gjithë gjyqtarët e prokurorët e shkarkuar kanë pasur miliona euro apo shumë pasuri të patundshme. Njof të paktën 3 raste që janë shkarkuar për shuma të tilla. Njëri nga këta është kontrolluar që prej vitit 1991, edhe pse gjyqtar u bë në vitin 2005. Teatër

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore