LIBI- Të paktën 9 persona kanë humbur jetën dhe 43 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një shkëmbimi zjarri në Bengazi të Libisë, mes ushtarëve të qeverisë dhe militantëve të grupit islamik Ansar al-Sharia. Këtë gjë e konfirmoni Ministria e Shëndetësisë, për televizionin lokal Nabaa.
Guvernatori ushtarak i Bengazit, e ka vënë në gjendje alarmi qeverinë e vendit dhe sipas forcave të policisë, rezidentëve të këtij vendi, u është komunikuar të marrin masa, duke u bërë apel të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.
Pjesëtarë të grupit të militantëve islamik Ansar al - Sharia edhe një vit më parë janë akuzuar si përgjegjës për sulme të kryera kundër Konsullatës amerikane në Bengazi, ku humbën jetën ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe tre funksionarë të tjerë amerikanë.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com