Sulme ruse në Zaporzhzhia, drejtori i centralit bërthamor: Po luani me zjarrin

Sulme ruse në Zaporzhzhia, drejtori i centralit bërthamor: Po luani me zjarrin


Termocentrali bërthamor i Ukrainës në Zaporizhzhia, i cili është nën kontrollin rus, u trondit nga bombardimet të dielën. Pas bombardimeve, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së, tha se sulme të tilla rrezikonin një fatkeqësi të madhe bërthamore.

Më shumë se një duzinë shpërthimesh tronditën termocentralin më të madh bërthamor në Evropë të shtunën në mbrëmje dhe të dielën, sipas njoftimit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA). Moska dhe Kievi fajësuan të dy tjetrin për bombardimin e objektit.

Drejtori i përgjithshëm i Uzinës tha se ata që janë përgjegjës për "shpërthimet e fuqishme" në zonë të shtunën mbrëma dhe të dielën në mëngjes po "luanin me zjarrin". Menaxherët u thanë ekspertëve të IAEA-së në uzinë se kishte pasur dëmtime në disa ndërtesa, sisteme dhe pajisje, por "asnjë prej tyre deri më tani" nuk është kritik për sigurinë.


Lajmi kryesor:

Shpërthime të fuqishme në Zaporzhzhia! OKB-ja kërkon ndalimin e luftimeve: Ndaloni, po luani me zjarrin! Medvedev: Kievi është vetëm një qytet rus


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?