Sulmet, D’Alema: Taksë vullnetare
 për xhamitë, polemika në Itali 

Sulmet, D’Alema: Taksë vullnetare<br /> për xhamitë, polemika në Itali 
Një propozim i bërë publikisht nga ish-kryeministri Italian Massimo D’Alema ka shkaktuar debate dhe reagime të forta në Itali. Në një kohë kur sulmet në Bruksel shkaktuan sërish një valë zemërimi dhe urrejtje ndaj Islamit në Europë, D’Alema propozon që qytetarët italianë të kontribuojnë në mënyrë vullnetare për ndërtimin e xhamive, ashtu siç bëhet me kishat.
 
Ish kryeministri beson se mënyra më e mirë për të luftuar terrorizmin është integrimi europian i myslimanëve duke i dhënë atyre mundësinë që të kenë vendet e tyre të kultit dhe burimet e tyre financiare. “Nëse në Itali ekziston 8 për një mijë, kontributi vullnetar që japin qytetarëtpër Kishën Katolike, përse të mos bëjmë diccka të ngjashme për 1 milion e gjysmë myslimanë të cilët nuk njihen”-shprehet D’Alemajatë një interviste për Radio Anch’io. Ai thotë se imagjinon një Islam europian që mund të jetë më i hapur, më modern se sa ai fundamentalist që vjen nga vendet e origjinës së msylimanëve që jetojnë sot në Europë.
 
“Kjo botë myslimane që jeton në Europë, nuk ka mundur të integrohet. Këtë e pamë në Molenbeek; jo terroristët, por reagimet e njerëzve ndaj policisë dhe gazetarëve. Çka do të thotë se përreth terrorizmit, ka një situatë gati solidariteti”-shprehet D'Alema i cili thekson nevojën e ngritjes së një “Islami europian” si përgjigje ndaj propagandës së ekstremizmit. “Do të doja që të gjithë këta njerëz të ndiheshin qytetarë europianë me të gjitha të drejtat, do të preferoja që ata të ndërtonin xhamitë e tyre sicc ndërtohen kishat. Por propozimi i tij ka shkaktuar polemika dhe reagimi, ku më i ashpri ishte ai i liderit të Lega Nord, Matteo Salvini i cili në një postim në twitter pyet nëse D’Alema është i çmendur. Për ish kryeministrin Italian, Europa ndodhet përballë një sulmi të madh terrorist që përbën një sfidë dramatike dhe që lidhet me luftërat në Siri dhe kaosin në Libi.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë