Sulmet e Berishës, Dumani: Nuk ndikohemi, imun ndaj politikës! Arrest me burg apo shtëpie për ish-kryeministrin? E vlerësojnë prokurorët

Kryeprokurori i SPAK Altin Dumani dhe institucioni që drejton janë të palëkundur dhe imunë ndaj retorikës politike, për t’u shkuar të gjitha hetimeve deri në fund.

“Retorika politike apo presioni mediatik tek unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe ragimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurëve të SPAK. Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqëtëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale”- tha Dumani gjatë fjalës së tij.

Deklaratat e kreut të SPAK, vijnë në një kohë kur prokuroria dhe gjykata e posaçme janë vendosur nën sulmet verbale të Sali Berishës që pas vendimit për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij për aferën e kompleksit Partizani në muajin tetor, për të cilën së fundi kërkohet arrestimi i ish-kryeministrit.

Dumani nuk dha një përgjigje kur u pyet se çfarë mase sigurie do të kërkojë SPAK për Sali Berishën, pas votimit të Kuvendit lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të enjten e 21 dhjetorit.

Në tryezën e organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes ku mori pjesë edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, Dumani u dha përgjigje ankesave për zvarritje të hetimeve.

Në tryezë e pranishme ishte zv/kryetarja e Gjykatës së Posaçme, njëherësh gjyqatarja që firmosi masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, Irena Gjoka. Ajo pranoi se GJKKO ka vonesa në hedhjen e vendimeve në portalin zyrtar.

Këshilli i Mandateve i dorëzon sot raportin Parlamentit i cili do të mblidhet nesër të votojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit të SPAK për arrestimin/ heqje lirie të ish kryeministrit Berisha.

Me 6 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Këshilli i Mandateve pranoi më 18 dhjetor kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Votave të mazhorancës iu bashkua Enkelejd Alibeaj, ndërsa socialistët thanë se askush nuk mund të sfidojë drejtësinë siç ka bërë ish-Kryeministri.

Një ditë më parë Sali Berisha ndryshoi qëndrim duke paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Gjykatës për arrestimin e tij, edhe pas autorizimit nga Kuvendi. Ai tha se të enjten kur arresti merr dritën jeshile në Kuvend, do të jetë në seancë për kaos dhe paralel do të thërrasë protestë përpara Parlamentit.  

Dy prokurorët që po hetojnë dosjen e aferës së privatizimit të kompleksit Partizani janë Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:10
Berisha në arrest me burg apo arrest shtëpie, çfarë mase sigurie do të kërkojë SPAK? Ja si përgjigjet Dumani

 

Kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur se çfarë mase do të kërkojë  për Sali Berishën.

“Është në vlerësimin e prokurorëve. Prokurorët e çëshjes e dinë”

Ora 11:45
Hetimet për shpërdorime detyre apo shkelje në tendera, Dumani: Çështje që kërkojnë afat të gjatë

 

Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa foli për hetimet e ndërmarra ndaj çështjeve korruptive, shkeljes së barazive në tendera apo shpërdorimit të detyrës, tha se kërkohet një kohë shumë të gjatë për përdorimin e teknikave speciale.

Ai shtoi se çështjet që hetohen nga SPAK nuk krahasohen me ato që hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

“SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile dhe do të vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë, ka shtyrje të senacave dhe zvarritje te hetimit. Çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje. Sidomos çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë, por edhe teknika speciale. Nuk krahasohet një çështje e SPAK me një çështje të prokurorive te juridiksionit të përgjithshëm. Sa i takon trasparencës ne jemi përpjekur aq sa ligji na lejon te jemi transparent me publikun dhe të gjitha i kemi publikuar në faqen e SPAK. Ka njoftime të rralla kur interesi publik është shume i madh dhe ne kemi reaguar. Nuk më shqetëson retorika politika në raport me hetimin. Ne jemi imun ndaj politikës. Një SPAK funksional që është i plotësuar në organik. Kemi pasur mbështetje buxhetore, edhe pse kërkesat nuk mbarojnë”- u shpreh Dumani.

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 20/12/2023 12:52

    Shume e bukur kjo foto e Dumanit: qafa e trashur dhe njesh me koken e fryre pipez si deshmi e "imunitetit" nga dreka e darka sa me "instruktoret" e Rr. Elbasanit tek "patronazhistet" e Surrelit.

    Përgjigju
    • Hasan: 20/12/2023 23:34

      Pa merak, Niku si ramllastiku. Nuk me bie atak jo per pranga apo burg per bajge Salen por as per dhjeraman Meten me gjithe shurrak Ramen.

    • Niku: 20/12/2023 13:14

      Se mos te bie atak kur te arrestohet baba jot Sali...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin