Këshilli i Mandateve i hap rrugën SPAK për arrestimin e Sali Berishës! Alibeaj bashkon votën me 5 deputetët e PS! Të enjten votimi në Kuvend

TIRANE-  Me 6 vota pro Këshilli i Mandateve i hapi sot (18 dhjetor 2023) rrugën SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha i cili akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i vetmi nga opozita që mori pjesë në seancë, bashkoi votën me 5 anëtarët socialistë për t'i hapur rrugën lëshimit të autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/ heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha.

‘6 pro, asnjë kundër asnjë abstenim’ lexoi votimin kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla

Do të jetë deputetja Klotilda Bushka që do të përgatisë draft raportin deri i të mërkurën në orën 14:00 dhe do ia kalojë kuvendit si pikë e parë të rendit të ditës në seancën e 21 dhjetorit 2023.

Seanca e Këshillit të Mandateve zgjati për gati 4 orë. Vetë Sali Berisha nuk shkoi.  

'S'mund ta pranoj kurrë atë poshtërim'. tha ish kryeministri në një deklaratë për median pak orë para se të niste mbledhja e caktuar për orën 12:00 ndërsa ftonte militantët të mblidheshin para kryesisë së Kuvendit.

Në seancë u përfaqësua nga avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi të cilët kërkuan pezullimin e shqyrtimit të kërkesës deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese. 

“Ua thashë që në fillim me dashamirësi e ju betohem. Prisni Kushtetuesen. Se as ne as ju nuk dimë më shumë se ata, sepse janë organ i specializuar. Prit të vendosë Kushtetuesja se është e lidhur pazgjidhshmërisht zgjidhja e kësaj çështjeje e konfliktit me masën e sigurimit’  tha Gjokutaj.

Nga ana tjetër kërkesa e SPAK u mbrojt nga prokurorët, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, që po hetojnë aferën për të cilën akuzohet dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi 

Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan. ...Ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit. Çdo kërkesë që kemi bërë, bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, e kemi bërë të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund por jemi të hapur.

E ndërsa Këshilli i Mandateve vijonte diskutimin Berisha kishte thirrur protestën para kryesisë së Kuvendit. Përveç deputetëve që e mbështesin që prej kur u shpall ‘non grata’ dhe të bijës Argita Malltezi, në krah të ish kryeministrit nuk ishin deputetët tashmë të etiketuar grupi i Bardhit. Madje as ata që kanë firmosur kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar arrestimin e tij. Protesta zgjati për gati 1 orë dhe Report Tv solli dhe pamje me dron të protestës   ku të paktë ishin militantët që kishin dalë krah tij.

Pas orës 15:30 avokatët dhe prokurorët u larguan duke i lënë radhën votimit të 6 deputetëve të pranishëm në komision. Berisha ka paralajmëruar protestë edhe të enjten kur do bëhet votimi në Kuvend dhe  dhe më 27 dhjetor para gjykatës së lartë ku do shqyrtohet padia e PD-se per vulën.

Këshilli i Mandateve
Votuan pro autorizimit të SPAK 
1- Lindita Nikolla 
2- Bledi Çuçi 
3- Klotilda Bushka 
4- Ermonela Felaj 
5- Enkelejd Alibeaj 
6- Arben Pëllumbi.
Munguan në Këshillin e Mandateve
1- Gazment Bardhi,
2- Oerd Bylykbashi, 
3- Greta Bardeli
4- Saimir Korreshi

Poshtë gjeni të gjitha lajmet e detajuara mbi atë çfarë ndodhi sot në kryesinë e Kuvendit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:40
Këshilli i Mandateve i hapi rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës, reagon PD: S'mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere!

1702932607_partiademokratike.PNG

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit të Mandatit për heqjen e imunitetit të Sali Berishës pas kërkesës së bërë nga SPAK. Nëpërmjet një deklarate, zëdhënësja Mirela Karabiono tha se PD ka votuar çdo kërkesë të bërë nga SPAK për heqjen e imunitetit dhe se do të vijojë ta bëjë për të mos u dhënë asnjë mburojë përballë drejtësisë. 

Më tej, ajo u shpreh se Berisha lufton vetëm për interesat e tij personale dhe se nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere, duke kërkuar që ky i fundit të paraqitet në SPAK dhe të sqarojë akuzat kundër tij. 

Reagimi i plotë: 

PD ka kërkuar dhe votuar heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga SPAK dhe do ta bëjë këtë për çdo kërkesë që do të vijë nga SPAK.

Jo vetëm kaq, po ne kemi dërguar në Parlament kërkesën që çdo deputet të heqë dorë me vullnet të lirë nga imuniteti. Askush nuk mund të ketë asnjë mburojë përballë drejtësisë, as siç po bën Sali Berisha sot, e as siç bëri Arben Ahmetaj që i iku drejtësisë.

Sali Berisha nuk mund të fshihet më pas mashtrimeve ordinere. Ka dy vjet që e mban peng e përçan dhe e sulmon PD, vetëm e vetëm se nuk arriti ta bëjë mburojë të halleve të veta. 

Sot është e qartë para çdo shqiptari se për çfarë e luftoi Sali Berisha, Partinë Demokratike; për hallet dhe interesat e tij personale.

Lufta dhe halli i tij nuk janë dhe nuk do të jenë kurrë halli i PD. 

Mashtrimet e financuara me paratë e krimit të korrupsionit, nuk e ndihmojnë dot Sali Berishën. Ai duhet t'i zgjidhë vetë hallet e tij me drejtësinë, të lërë mashtrimet dhe të shkojë të sqarojë akuzat ndaj tij.

Kush i ka shërbyer Edi Ramës është shpërblyer me kullën më të lartë në Ballkan, në mes të Tiranës, me tendera e leje për resorte në bregdet. 

PD do të mbështesë pa asnjë hezitim drejtësinë dhe e inkurajon atë të sjellë sa më shpejt kërkesa për imunitetin e zyrtarëve të tjerë të korruptuar, përfshirë dhe Edi Ramën. 
 Një gjë është e sigurt: Aleanca e kullave nuk do ta mbajë dot peng PD-në.

Ora 16:10
Me 6 vota pro, Këshilli i Mandateve miraton kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës

 

Këshilli i Mandateve ka votuar pro kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin ish-kryeministrit Sali Berisha. Të gjashtë anëtarët e komisionit, pesë të PS dhe një i PD votuan pro heqjes së imunitetit për ish kryeministrin. Raporti i Këshillit të Mandateve pritet të përgatitet deri të mërkurën dhe më pas do t'i kalojë Kuvendit në seancën e 21 dhjetorit ku do të votohet.

Ora 16:05
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Berishës, PS voton pro! Bushka: Duhet të kthehet në normë

1702913863_11111111111111111111.JPG

Një nga përfaqësueset e PS në Këshillin e Mandateve, deputetja Klotilda Bushka ndërsa ka dhënë votën pro që kërkesa e Prokurorisë së Posaçme t’i kalojë Parlamentit për heqjen e mandatit Sali Berishës, ka argumentuar qëndrimin e saj.

“Në aspektin politik të gjithë ata që mbështesin organin e drejtësisë janë pro mbështetjes së kërkesave të tilla. Duhet të fillojmë atë që duhet të kthehet në normë, sundimi i së drejtës dhe shteti i së drejtës. Ana proceduriale është ai korpus që e bën të jetë i vlefshëm në përputhje me kushtetutën.

Në rastin konkret jemi vënë në lëvizje pas kërkesës së SPAK, ka patur një masë i vendosur me vendim gjykatash për deputetin Berisha që sipas SPAK nuk është respektuar dhe për nevoja të sigurimit, kërkohet të shqyrtohet nga vetë organi i akuzës marrja e një mase më të rëndë. Më pas është vetë SPAK që vlerëson masën. Po i përgjigjemi një kërkesë të organit të akuzës. Për këtë SPAK ka sjellë edhe disa prova, nga ku rezulton se z. Berisha nuk është paraqitur sikundër urdhërohet nga GJykata. Është detyrë e Kuvendit, dhe duhet të shohim a e kemi kërkesë të bazuar në prova?  Në rastin konkret jemi para zëvendësimit të një mase sigurimi personal, faktet janë në dy vendime të gjykatës dhe mbi to kuvendi nuk mund të shprehet. Vendimi i gjykatës nuk interpretohet.

A është bërë kërkesa nën ndikem politike? Nga debati nuk rezulton që prokuroria të ndihet e kërcënuar apo nën presion apo në veprime arbitrare. Nuk ka ndikime të padrejta. Jemi para këtyre kushteve dhe bie dakord me Felaj, veprojmë në kuadër të kushtetushmërisë  duhet të mbizotërojë ajo që ligji është i barabartë për të gjithë. Askush nuk mund të sfidojë drejtësinë” u shpreh ajo.

Ora 15:56
Alibeaj: PD pro kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Berishës! Të vendoset si standard moral e politik! Ne s'përcaktojmë fajësinë dhe as pafajësinë

1702911570_vvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvvv.JPG

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e PD në Këshillin e Mandateve ka dhënë aprovimin nga ana e PD për heqjen e imunitetit të Sali Berishës duke pranuar kërkesën e SPAK. Në qëndrimin e tij Alibeaj nënvizoi se heqja e imunitetit për deputetët ka qenë një propozim i vazhdueshëm i Partisë Demokratike.

Alibeaj: Në kushtet kur jam këtu si përfaqësues i opozitës e kam më të thjeshtë që ta shpreh që tani opinionin tim dhe të PD lidhur me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Dhe kur them opinionin tim dhe të Pd duhet ta ndaj. Unë jam nga ata që do të duhet ta bëj të qartë barrën dhe peshën e madhe të vendimmarrjes në këtë këshill për dhënien e autorizimit. Nuk jam i dyzuar. Kam një pozicion pak më specifik qoftë dhe për faktin që me deputetin në fjalë duke qenë se kemi qenë në të njëjtin fluks politik e konsideroj pak më specifik qëndrimin që do të mbaj. Unë jam dhe përfaqësues i Pd. Janë 12 konsiderata që do mbaj. Do parashtroj atë që duhet të jetë qëndrimi i kuvendit.

Nuk i heq asgjë faktit se nuk jemi gjykatë por përfaqësues të palëve politike me interesa të ndryshme por kemi një barrë të gjithësecilit prej nesh jo të përcaktojë fajësinë dhe as pafajësinë. Është vetëm një gjë e thjeshtë. Cili është cili do duhet të jetë standardi politik moral etik që deputeti i Kuvendit do të duhet të mbajë sa herë ka një kërkesë nga ana e organeve të drejtësisë për dhënien e autorizimit.

PD e ka pasur që në krye të herës sa kohë kam qenë unë në këtë parlament. Nga 2007 sa herë ka pasur kërkesa për heqjen e imunitetit, standardi politik ka qenë dhënie me vullnet të lirë, zhveshja nga imuniteti. Ka pasur ministra të qeverisë demokratike në atë kohë që e kanë pasur këtë një standard etik. Një standard që do të duhet të jetë guri i vetëm i themelit ndaj të cilit s’do të duhet të kemi asnjë lloj luhatje.

Kemi mbajtur këtë qëndrim kur kërkuam heqjen totale të imunitetit nga kushtetuta. Kemi mbajtur edhe në 2016 në rastin e ndryshimeve kushtetuese, ka qenë qëndrimi i PS që nuk e pranoi.

E kemi mbajtur dhe në rastin e çështjes Tahiri. Duhet të jemi të qartë dhe korrekt me qendrimet e mbajtura në këtë këshill. E kërkuam dhe në rastin e zotit Bllako pavarësisht se Zoti Bllako bëri një lëvizje që gjasme e la imunitetin. Pd ka paraqitur dhe një amendament që deputetët të lënë në mënyrë solemne imunitetin dhe të mos përfitojnë nga ai gjatë gjithë kohës që janë në detyrë.

Këto konsiderata nuk janë individuale dhe as partiatike. U bënë 30 që qeverisja në këtë vend nëse ka pasur një difekt ka qenë pikërisht abuzimi dhe mbrojtja ndaj imunitetit ka krijuar papërgjegjshmërinë... Është koha që ky parlament ta vendosë si gur edhe për të ardhmen.  Qëndrimi jonë është po. Sa herë ka një kërkesë të tillë, përgjigja të jetë po, hapja e rrugës së drejtësisë.

Ne mund të jemi deputetë me eksperienca të ndryshme, nuk duhet të harrojmë shqiptarët duan një politikë që mos jetë jo e barabartë para ligjit me ta. Ta konsiderojmë si shërbim ndaj shqiptarëve sot e në të ardhmen, zero imunitet për askënd, mbështetje totale për SPAK. Krijimi i një kushti pozitiv, që mos lejojë perceptimin se po krijohen dopio standarde. Pa e zgjatur më tepër, qëndrimi im personal si përfaqësues i PD për këkesën e SPAK është: I rekomandojmë seancës plenare ta pranojë si kërkesë.

Ora 15:37
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestin e Berishës, Gjokutaj: Të hiqen masat ekzistuese, janë anti-kushtetuese

1702907201_gjokutaj.jpg

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka folur për mediat pasi doli nga mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po mbahet seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të kreut të Rithemelimit.

Ai tha se duhet të hiqen edhe masat ekzistuese si "detyrim paraqitje" dhe "ndalim i daljes jashtë vendit" ndaj Berishës dhe jo të kërkohet rëndimi i tyre, duke qenë se në Gjykatën Kushtetuese është dorëzuar kërkesa për pezullimin e kërkesës së SPAK.

“Ju e ndoqët të gjithë seancën, patë qëndrimet e anëtarëve të Komisionit. Kjo seancë na shërbeu për të denoncuar veprimet e SPAK-ut që do të ndikojnë në një vendimmarrje. Duhet të hiqen edhe ato masa të kundraligjshme që janë marrë dhe jo të ashpërsohen”- tha Gjokutaj.

Ora 13:25
SPAK kërkon arrestimin, Kraja: Berisha, shtetas shqiptar duhet të jetë i barabartë para ligjit

 

Prokurori i SPAK, Arben Kraja deklaron se  Berisha është shtetas shqiptar dhe si I tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit

Avokati Gjokutaj: Keni info që Berisha ka kërkuar të dalë jashtë shtetit, ose të fshihet?

Arben Kraja: Nga seanca gjyqësore e vlerësimit të masës, dhe në apel, kemi konstatuar se kur oficerët kanë shkuar ti dorëzojnë akteve kanë gjetur dyer të mbyllura në 3 shtëpi dhe kanë thënë s’ndodhet këtu, por ne themi që Berisha nuk zbaton vendimet e dy gjykatave të posaçme, është shtetas i Shqipërisë, dhe si i tillë duhet të jetë i barabartë para ligjit.

Skemi thënë qe ka prova të reja që e rëndojnë. Kemi thënë nuk zbaton vendimin e gjykatës

Ora 13:19
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Arben Kraja në Këshillin e Mandateve: Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike! Nuk do bëhem kurrë politikan

 

Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, Prokurori i SPAK, Arben Kraja mohoi kategorikisht që hetimi dhe kërkesa për arrestimin e deputetit Sali Berisha ka pas motiv politik

Enkelejd Alibeaj: Pse nuk duhet ta konsiderojmë ne që ju po veproni politikisht

Arben Kraja: Këtu nuk ka asnjë veprim politik që nga momenti që është regjistruar deri në momentin që jemi sot dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare. Çdo kërkesë që kemi bërë bazuar në provat që janë mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Ua kemi paraqitur gjykatës, gjykata na ka dhënë të drejtë deri tani. Mund të mos na japë të drejtë deri në fund por jemi të hapur.

Ne kemi kompetencë të hetojmë kryesisht funksionarët e lartë shtetërorë. Përsa kohë kemi kompetencë për të hetuar funksionarë të lartë shtetërorë në dukje mund të mos dukemi si të paanshëm. Unë e kam për detyrë  si prokuror kur ka një kallëzim të nis hetimin. Në dukje mund të përdoret nga palët se filloi se e tha ky apo tha ai e nuk mund ti ndalojmë këto fjalë. Unë kam qenë drejtues I këtij institucioni e dini shumë mirë që jamk akuzuar (në dukje) se po punoj për llogari të krahut tjetër. Të jeni të bindur këtu nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë kurrë me politikë, as më shkon mendja të merrem me politkë dhe as do të bëhem kurrë politikan.

Ora 13:15
Berisha ‘në luftë me drejtësinë’, paralajmëron protestë para Gjykatës së Lartë, ditën kur zhvillohet seanca për ‘vulën e PD’

 

Sali Berisha ka paralajmëruar një tjetër protestë kundër drejtësisë. Pas protestës së ditës së sotme para kryesisë së Kuvendit ku po zhvillohet mbledhja për e Këshillit të Mandateve për t’i hapur rrugë SPAK për ta arrestuar, Berisha ka njoftuar se do të bëjë edhe një protestë para Gjykatës së Lartë. Më datë 27 dhjetor ditë edhe kur do të zhvillohet seanca për vulën e Partisë Demokratike, Berisha ka thirrur sërish protestë. Protestë ka kërkuar edhe të enjten, kur do të zhvillohet senanca plenare.

‘Më 27 dhjetor çdo demokrat para Gjykatës së Lartë. Ku Rama ka porositur ekzekutimin e identitetit tonë. Ne do qëndrojmë do fitojmë. E enjte që vjen të gjithë para parlamentit monist.’- tha Berisha.

Në protestë u vu re se Berisha ishte braktisur edhe nga militantët e tij. Protesta zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.

Ora 13:06
Deputetët e Gazment Bardhit bojkotojnë protestën e Berishës

Sali Berisha thirri në protestë mbështetësit në kohën kur prokurorët e SPAK shpjegonin ligjërisht në Kuvend kërkesën se përse kërkon ashpërsimin e masës ndaj ish kryeministrit në hetim për korrupsion për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Përveç deputetëve që e mbështesin që prej kur u shpall ‘non grata’ dhe të bijës Argitës, në krah të Sali Berishës nuk ishin deputetët tashmë të etiketuar grupi i Bardhit. Madje as ata që kanë firmosur kërkesën e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për të pezulluar arrestimin e ish kryeministrit.

Ky nuk është bojkoti i parë i aktivitetit politik të foltores, pasi ky grup nuk mori pjesë edhe në Kuvendin që mbajti Berisha pak javë më parë. Bardhi kishte dalë kundër kësaj proteste që në mbledhjen e grupit. 

Berisha kërcënoi prokurorët e SPAK se ata do të trajtohen si fallanga krimi të Ramës.

‘Tani në parlament dy laro të Edi Ramës, kanë ardhur pasi kanë vendosur në kudnërshtim me kushtetetunë privimin e lirisë ndaj meje. Ne u themi SPAK, hiqni dorë mjeranë se kemi përmbysur policinë më të egër sekrete të botës, sigurimit të shtetit, dhe ju nuk ju kemi për asgjë. Ju garantoj se do të bëj përgjegjës për çdo shkelje të ligjit dhe të Kushtetutës dhe se do të trajtoheni njëlloj si falanga krimi të kreut të Meduzës, të kryehajdutit të Shqipërisë Edi Rama”,- tha Berisha.

Te enjten para parlamentit dhe në 27 dhjetor para Gjykatës së Lartë ku vendoset për vulën e partisë janë protestat që paralajmëroi përsëri ish kryeministri Sali Berisha.

Ora 13:03
Kraja i përgjigjet Alibeajt: Jemi të bindur dhe i qëndrojmë deri në fund kërkesës për arrestim! Gjykata na ka dhënë të drejtë

 

Enkelejd Alibeaj, përfaqësues nga radhët e opozitës, pyeti prokurorin e SPAK Arben Kraja se pse nuk u veprua njëlloj si me Saimir Tahirin në 2017. Kraja tha se janë të bindur për kërkesën e tyre dhe i qëndrojnë deri në fund pasi kanë vepruar në bazë të ligjit.

'Kemi vepruar bazuar në legjislacionin në fuqi. Kemi paraqitur atë kërkesë që na ka miratuar edhe gjykata. Jemi të bindur dhe i qëndrojmë kësaj deri në fund.  Do t’i referohemi kushteve të pretendimit. Kur një deputeti duhet të caktohet masa e arrestit, burg ose shtëpi, prokurori kërkon autorizim. Gjithë debate është se çfarë do të thotë heqje lirie. Heqje lirie nuk është kufizim. Kufizimi më i ngushtë. Një nga masat shtrënguese që parashikohet është shtrimi i përkohshëm në spital psikiatrik. Nëse ne vijmë me kërkesë për arrest dhe Kuvendi nuk e miraton. Masat e tjera janë ato që ju thash unë. Në atë kohë prokuroria ka kërkuar arrest në burg apo kontrolle. Gjithë debate zhvillohet mbasi janë bërë ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit. Gjithë debate është zhvilluar deri kur ka të drejtë prokuroria. S’kemi vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar kërkesën.

Ora 13:03
‘Do të kërkoni ‘arrest me burg’ apo ‘arrest shtëpie’ për Berishën?’ Ja si përgjigjet Arben Kraja

Prokurori i SPAK, Arben Kraja është pyetur nga Enkelejd Alibeaj, se çfarë mase do të marrë prokuroria ndaj Sali Berishës.

Alibeaj: Arrest në burg arrest në shtëpi? Për njërën, për të dyja? Masa ekuivalte, apo kanë diferencë me njëra-tjetrën? Nuk jam duke ju pyetur çfarë kërkese do bëni ju kur të shkoni në gjykatë. Por cilat janë opsionet që ju keni ndërmend përderisa keni ardhur në Kuvend?

Kraja: Janë të ndryshme nga pikëpamja e rëndesës. Ne kemi paraqitur kërkesë për ashpërsim, këto janë dy masat që mund të përdoren, kemi kërkuar leje për të dyja. Në varësi të akteve të dosjes dhe vendimarrjen tonë si prokuror do i kërkojmë gjykatës njërën prej masave, se çfarë do bëjë gjykata është tjetër punë.

Ora 13:02
Report Tv sjell pamjet me dron, edhe militantët braktisin Sali Berishën në protestën para Kuvendit! Nuk iu bashkuan as Bardhi e Meta

Report Tv sjell pamjet me dron nga protesta që Sali Berisha ka mbajtur para Kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve shqyrtonte kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit për aferën ‘Partizani’. Siç shihet edhe në këto pamje, të paktë janë personat që i janë bashkuar Berishës në këtë protestë, duke e braktisur edhe ata pak militantë që i kanë mbetur.

Me rreth 200-300 veta që mund të ishin të pranishëm, kjo shënon një prej protestave më të dobëta që opozita ka organizuar ndonjëherë. 

I braktisur nga militantët, krah Berishës ka dalë e bija Argita Berisha, e cila u pa sot jashtë kryesisë së Kuvendit duke marrë pjesë në protestë. Përveç të atit që i akuzohet për korrupsion pasiv, Argita ka edhe bashkëshortin e saj, Jamarbër Malltezin nën hetim për Partizanin, i cili është në masën arrest shtëpie.

Protesta u braktis edhe nga deputetët e Gazment Bardhit, që e kanë përkrahur Berishën në sallën e Parlamentit. Bardhi kishte dalë kundër kësaj proteste që në mbledhjen e grupit. Po ashu në protestë nuk u pa as Ilir Meta me deputetët e Partisë së Lirisë.

Ora 12:55
SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Debati tek Mandatet, Avokati: Prokurori do të të fusë në burg pa të përmendur emrin! Kraja: Shkeli vendimin vazhdimisht

Në Këshillin e Mandateve ka nisur diskutimi i kërkesës së SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Sali Berishës. Në një

Genc Gjokutaj: Në kërkesën tuaj i atribuoni Sali Berishës faktin që ka ndikuar apo ka vendosur lidhur me ndryshimin e destinacionit nga klub sportiv në sipërfaqe banimi. Ku e mbështesni këtë.

Arben Kraja: Ky është debat që mund ta bëjmë në gjykatë. Ne kemi sjellë një kërkesë tjetër nuk kam përgjigje për këtë.

Nikolla: Nuk jemi në gjykatë.

Genc Gjokutaj: Unë nuk kam ndryshuar cilësi. I referohem aktit që jeni vënë në lëvizje. Nëse për këtë nuk mund të bëjmë debat.

Nikolla: Nuk ka pse të bëni koment para prokurorit

Genc Gjokutaj: Nuk i referohemi fashikullit të hetimit. Ky (prokurori) do të të fusë në burg po pa të përmendur emrin. Nuk është kështu. Është gënjeshtër.

Arben Kraja: Fol me etikë

Genc Gjokutaj: Prokuror thashë

Lindita Nikolla: Ju lutem është zoti Prokuror.. mos përdorni përmemra

Genc Gjokutaj: Ju lutem drejtojuni me zoti Prokuror.

Ne kemi detyrimin që të gjejmë element që duan tju disorientojnë ju në vendimmarrje, ndërkohë që është një tjetër person që I ka firmosur këto akte dhe ju i dini dhe prokurori I di shumë mirë. Ju lutem verifikojeni këtë rrethanë. Janë koshient që e shkruajnë vetë ligjin. 

....
Arben Kraja: Personi nën hetim Sali Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës për tu paraqitur para oficeres gjyqësore në mënyrë të vazhdueshme, prandaj kemi ardhur.

Ora 12:53
SPAK kërkon arrestimin, avokati i Berishës-Krajës: A keni prova që ka marrë veprime për t’u larguar jashtë vendit? Prokurori: S’është paraqitur për masën detyrim paraqitjeje

 

Prokurori i SPAK, Arben Kraja tha për mediat se kërkojnë arrestimin e Sali Berishës, pasi ky i fundit nuk ka pranuar që të zbatojë vendimin e gjykatës për t’u paraqitur në SPAK sa i takon masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’ që është vendosur ndaj tij për aferën ‘Partizani’.

Sokol Mëngjesi: Prokurorët në parantezë nuk do të përgjigjen përsa i përket fakteve, dyshimit të bazuar në prova. Sa i përket zëvendësimit ta masave. Nga caktimi i masave deri në momentin që flasim, keni prova që Berisha ka marrë veprime konkrete për t’u larguar jashtë vendit, apo për të mos u përshtatur me nevojat e procedimit penal.

Kraja: Zoti Berisha nuk ka zbatuar në mënyrë të përsëritur vendimin për tu paraqitur para oficeres gjyqësore. Prandaj jemi këtu.

Mëngjesi: A keni prova konkrete për ti paraqitur këtij këshilli për të vërtetuar nëse ekziston ndonjë rrezik që Berisha të këtë marrë për të prishur provat.

Kraja: E njëjta përgjigje që dhashë pak më parë.

Ora 12:45
Prokurori i SPAK: Kërkojmë nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Berishës! Nuk zbatoi vendimin e gjykatës

 

Prokurori i SPAK, Arben Kraja, në mbledhjen e Këshillit të Mandatave për heqjen mandatit të Sali Berishës ka parashtruar edhe argumentet se pse SPAK kërkoi ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës. Kraja tha se kërkon nga Kuvendi autorizimin për arrestimin e Sali Berishës duke nënvizuar se nuk ka respektuar vendimin e GJKKO-së, për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

‘Me datën 2 tetor 2023 është vendosur regjistrimi i emrit Sali Berisha si i dyshuar se ka kryer veprën penale korrupsion kryer në bashkëpunim. Nga hetimet vlerësohet se është krijuar dyshimi se Sali Berisha, në cilësinë e tij si kryeministër, ka kryer veprime konkrete aktive me qëllim përshtatjen e ligjeve, ku përfitues ishte edhe bashkëshorti i vajzës së tij Jamarbër Malltezi.

Nuk e pengon prokurorinë që të marrë një masë ‘detyrim paraqitje’ ndaj tij. Lidhur me këtë mori masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit. GJKKO ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar masat e sigurimit personal. Berisha nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës. Personi në hetim nuk është paraqitur. Ne kërkojmë zëvendësim mase – nga detyrim paraqitje ndalim dalje jashtë shtetit, në atë arrest në burg/arrest në shtëpi.- tha Kraja, ndër të tjera.

Ora 12:35
SPAK kërkon arrestimin e Berishës/ Alibeaj kundër kërkesës së avokatit për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandatave: S’ka vendim nga Gjykata Kushtetuese

 

Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj votoi kundër kërkesës së avokatit të Berishës për të pezulluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ku po shqyrtohet kërkesa e SPAK për arrestimin e Sali Berishës. Alibeaj tha se nuk ka një vendim nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e mbledhjes dhe për këtë arsye nuk ka asnjë shkak ligjor për shtyrjen ose pezullimin e saj.

U pretendua që kërkesa adresuar GJK përfshin edhe këtë procedurë parlamentare, që ka nisur nga dokumentacioni i paraqitur nga SPAK, 12 dhjetor 2023, një ditë më parë se ajo kur është depozituar në GJK kërkesa e deputetëve. Bazuar në ligj dhe rregulloren e parlamentit, do kishte bazë një kërkesë për ta pezulluar deri në pritjen e vendimit të GJK, nëse do kishte një kërkesë për pezullim. GJK në këtë procedura është e epërme edhe mbi kuvendin, nuk ka një vendim të GJK për të pezulluar këtë procedurë parlamentare për dhënien e autorizimit. Avokatët, deputetë kanë të drejtën që pas kësaj procedure që kjo është një shkelje kushtetuese o të paraqesin një kërkesë të re ose të paraqesin një shtesë në kërkesën që kanë në GJK. Në këto kushte jam i mendimit që kjo kërkesë të mos pranohet.

Ora 12:32
SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Mandateve rrëzon kërkesën e avokatit të Berishës për të shtyrjen e mbledhjes

1702898435_cuci.jpg

Këshilli i Mandateve ka rrëzuar kërkesën e avokatit të Sali Berishës, i cili kërkoi shtyrjen ose pezullimin e mbledhjes. Edhe Enkelejd Alibeaj votoi pro rrëzimit të kërkesës.

Ora 12:26
SPAK kërkon arrestimi e Berishës, Çuçi dhe Bushka kundër kërkesës së avokatit për pezullimin e seancës : S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë

 

Bledi Çuçi nga radhët e Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë kusht ligjor për pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve që po shqyrton kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin Sali Berishës, me qëllim hapjen rrugë të një mase arresti ndaj tij. Duke ju përgjigjur kërkesës së avokatëve të Berishës, të cilët kërkuan të pezullohet mbledhja derisa të shprehet GJK, Çuçi tha se ato nuk kishin kërkuar pezullimin e mbledhjes.

‘E para që dua të them nuk ka asnjë bazë ligjore procedurale për të kërkuar këtë pezullim. Ju u shprehët vet që është në vullnetin tonë për ta bërë këtë gjë. Në lidhje me pyetjen e Aliebajt po e shoh pak kërkesën tuaj në GJK dhe këtu nuk kërkonin pezullimin e procedurave parlamentare për dhënien e autorizimit. Në kërkesën tua ju nëse ishit kaq të interesuar mund ti kishit kërkuar GJK-së dhe pezullimin e kësaj mbledhje. Ju keni kërkuar pezullimin e masave shtrënguese. Nuk keni kërkuar pezullimin e procedurave parlamentare për kërkesën që ka sjellë prokuroria për Berishën. S’ka asnjë kusht ligjor ta pezullojmë këtë proces.’- tha Çuçi.

Edhe deputetja socialsite Klotilda Bushka tha se nuk ka asnjë shkak ligjor për pezullimin e mbledhjes. 

"Kërkesë që shytohet në kuadër të kushtetueshmërisë dhe rregullores, nuk ka arsye të bazuar në kushte e ligj për tu pezulluar, për tu penguar ky lloj shqyrtimi. Kemi bërë një kërkesë në GJK, me atë kërkoni të pezullohet kjo kërkesë e re. Janë çështje të ndryshme, mund ta kishit bërë këtë kërkesë më parë. Në kushtet që jemi që ka vetëm një kërkesë nga ana juaj, për një çështje tjetër dhe sot kemi para trajtimit të një kërkesë për dhënien e autorizmit për Berishën, s’ka lidhje me trajtimin e mëparshëm. Ne do duhet të vijojmë me shqyrtimin se nuk ka vendim që ta detyrojë këshillin të pezullojë shqyrtimin e kërkesës së ardhura nga SPAK", tha Bushka. 

Ora 12:18
Avokati i Berishës kërkoi pezullim të mbledhjes së Mandateve, Nikolla: S'është e parashtruar në asnjë dispozitë

 

Avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj kërkoi që të pezullohet dhe të shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve që po shqyrtoni kërkesën e prokurorisë për heqjen e mandatit të Sali Berishës.

Por Lindita Nikolla, tha se nuk jemi në rastet kur pezullohet seanca, pasi duhet të dëgjohen prokurorët.

‘Nuk jemi në rastet e pezullimit të kësaj seancë. Nuk parashtruar asnjë dispozitë qoftë ligj qoftë rregullore. Nuk mund të pezullojmë një seancë pa dëgjuar kërkuesit siç janë prokurorët.’- tha Nikolla.

Ora 12:13
SPAK kërkon arrestimin, avokati i Berishës kërkon shtyrjen ose pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve: Çështja është në Gjykatë Kushtetuese

 

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj kërkon pezullimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Gjokutaj e kërkon pezullimin me argumentin se çështja është dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe thotë se mbledhja nuk mund të shqyrtohet deri në daljen e një vendimi nga Gjykata Kushtetuese. 

"Jemi vënë në dijeni të kërkesës që SPAK ka paraqitur pranë jush, me atë objekt që përshkruar. Faktikisht sikurse ne do të provojnë, me provat që ne kemi, në momentin që zhvillohet kjo seancë dëgjimi, në GJK është depozituar kërkesa në datën 14.12.2023, kërkesa e 1/5 të deputetëve drejtuar GJK, me objektin interpretimin përfundimtar të nëntit 73 pika 2, zgjidhjen konflikteve të kompetencave ndërmjet kuvendit, SPAK e GJKKO, sa i takon kufizimit të lirisë së deputetit në çdo formë. E kemi të noterizuar dhe ua paraqesim këtë kërkesë, në cilës të provës që anëtarët të njihen me faktin që është determinuat në lidhje me vendimmarrjen tuaj.

Odiseja e masave të sigurimit ndaj Berishës, ka filluar në muajin tetot dhe masat e sigurimit të mëparshme, detyrimi për paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit janë marrë me kërkesë të SPAK drejtuar drejtpërdrejtë GJKKO. Kjo prokurori i është drejtuar Gjykatës, ndërkohë që Berisha është deputet. Praktika juaj, të paktën në një rast që do ua referojmë, ka ecur me dhënien e autorizimit edhe për masën detyrim paraqitje dhe ndalim daljes jashtë shtetit. Ne kërkojmë pezullimin e kësaj seance.

Kini vendimin nr 104 të viti 2017 që bëhet fjalë për Saimir Tahirin në atë rast Kuvendi ka dhënë autorizim edhe për ‘detyrim paraqitje’ dhe për mos daljen nga vendi. Nëse ky kuvend do të çmonte që masa të tjera siç është detyrimi për paraqitje, nuk ishin kompetencë dhe nuk përmbajnë cenim sigurie në atë rast Kuvendi do ta kthehen shkoni në Prokurori. Nuk e ka shteruar këtu as ligjvënësi as juve si Kuvend. Pra as më shumë dhe as më pak nga ana juaj është vlerësuar masa e detyrimit paraqitje. Janë masa të tilla që kufizojnë dhe cenojnë lirinë dhe sit ë tilla duhet dhënë autorizim nga Kuvendi. Gjykata Kushtetuese ka në dorë kërkesën tonë nëse kjo do të konsiderohet apo jo cenim apo heqje sigurie.  SPAK-u herën e parë nuk u është drejtuar juve dhe tani kërkon të jepet autorizim për një masë sigurimi. Ju nuk mund ta riparoni dot këtë, ne duam shtyrjen dhe pezullimin e kësaj seance deri në vendimin e gjykatës Kushtetuese, për nenin 73", tha Gjokutaj. 

Ora 12:02
SPAK kërkon arrestimi, Berisha nuk shkon në Këshillin e Mandateve, çon avokatët! Nga opozita shkon Alibeaj

 

Ka nisur mbledhja në Këshillin e Mandatave, që do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për t'i hequr mandatin deputetit Sali Berisha që ti hapet rrugë masës së arrestit ndaj tij. Sali Berisha nuk është paraqitur në mbledhje, por ka dërguar avokatët e tij.

Ndërkohë nga radhët e opozitës është i pranishëm Enkelejd Alibeaj.

Ora 11:48
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, demokratët braktisin protestën, Berisha nxjerr të bijën në shesh

 

Argita Berisha është shfaqur sot në Kryesinë e Kuvendit për të protestuar, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Kujtojmë, që po ashtu, edhe bashkëshorti i Argitës, Jamarbër Malltezi është në hetim nga SPAK për aferën Partizani.

Ora 11:33
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Ja dy prokurorët që do të bindin Këshillin e Mandateve

1702895666_1698065588krajamalltezi.jpg

Shqiptarja.com mëson se në Këshillin e Mandateve kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e Berishës do e mbrojnë prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Milloani.

Këta janë dy prokurorët që po hetojnë aferën e dosjes “Partizani” më 21 tetor 2023 kërkuan masën e sigurisë për Sali Berishën detyrim me paraqitje dhe ndalim të udhëtimit jashtë. Pas refuzimit të Berishës për ta zbatuar kërkojnë ashpërsimin e masës së sigurisë por më parë duhet të marrin autorizimin e Kuvendit.

Mbledhja është caktuar të nisë në orën 12:00.
 

Ora 11:26
VIDEO/ SPAK kërkon arrestimin e Berishës, Enkelejd Alibeaj shkon në Këshillin e Mandateve, shikoni nga hyri

 

Deputeti I Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tashmë është paraqitur në kryesinë e Kuvendit ku dhe këshilli I mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës.

Report Tv sjell momentin kur Enkelejd Alibeaj hyri nga porta kryesore e kryesisë që ndodhet përballë kryeministrisë, dhe jo nga dera e pasme ku zakonisht hyjnë deputetët për mbledhjet e komisioneve.

Ora 11:23
SPAK kërkon arrestimin, pak njerëz i përgjigjen thirrjes së Berishës për protestë para Kryesisë

 

Në një kohë kur SPAK kërkon nga Këshilli i Mandateve t’i heqë imunitetin Sali Berishës në mënyrë që t’i hapet rrugë një mase arresti, ish-kryeministri ka thirrur protestë. Por siç duket nga pamjet pak mbështetës i janë përgjigjur thirrjes së ish-kryeministrit, pasi një grumbull i vogël njerëzish janë mbledhur para kryesisë.

Ora 11:17
SPAK kërkon arrestimin, Berisha refuzon të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve: S'mund ta pranoja kurrë atë poshtërim, larot e Ramës shkelën Kushtetutën

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit të Mandatave , i cili do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Berisha sulmoi drejtësinë dhe prokurorët duke i cilësuar si larot e Ramës, që kanë shkelur Kushtetutën. Nga ana tjetër, Berisha ka organizuar sot një protestë para Kryesisë së Kuvendit.

“Sot, njëlloj si në diktaturë, dikur hetuesia speciale e Sigurimit të Shtetit, larot e Edi Ramës, prokurorë mercenarë, paraqitën në Komisionin e Mandateve të parlamentit, pasi kanë kryer puçin kushtetues, i kanë marrë pushtetin parlamentit me urdhër të Edi Ramës, pasi kanë shkelur me dy këmbë nenin 73 dhe 38 të Kushtetutës së vendit, ata sot paraqiten si gardë pretoriane mbi parlamentin, mbi Kushtetutën, për të kërkuar jo vendosjen e masave siç e kërkon Kushtetuta, por për të kërkuar legjitimin e vendimit të tyre antikushtetues, madje rëndimin e këtij vendi, jo se ka ndryshuar gjë, se në akuzë janë zero, po se unë kundërshtova këtë vendim si një element të puçit të shtetit brenda shtetit, të Edi Ramës, marrjen e pushtetit të parlamentit nëpërmjet mercenarëve në gjykata dhe prokurori.

Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi kanë rishkruar në zyrat e tyre me urdhër politik Kushtetutën e vendit. Gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrë asnjë njeri në Shqipëri, as presidenti, as kryeministër, atë mund ta bëjë vetëm parlamenti dhe sovrani popull në referendum. Sot, këta prokurorë paraqiten në parlament pasi i kanë hequr parlamentit kompetencën kushtetuese për dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë së deputetit, siç bënë ata me heqjen e lirisë Sali Berishës për largimin jashtë shtetit. Sot pra, ata shkojnë si përfaqësues të Edi Ramës, mbi Kushtetutën, mbi parlamentin, poshtërojnë në këtë mënyrë institucionin qendror të një republike parlamentare, de facto sot një narkorepublikë apo republikë e bandës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.

Me qëllim, për t’i dhënë një zgjidhje ligjore, që është e pamundur në këtë narkorepublikë, grupi parlamentar iu adresua Gjykatës Kushtetuese jo për Sali Berishën, por iu adresua Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur pushtetin e parlamentit. Imuniteti i deputetit është mbrojtje për parlamentin dhe funksionimit të tij.

Grupi parlamentar iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për t’i treguar vendin atyre që mund të mendojnë të rrëmbejnë një pushtet që nuk e kanë. Në këto rrethana, Edi Rama dhe larot e tij, vrapuan drejt parlamentit për t’i kërkuar zëvendësimin e masave antikushtetuese që kanë dhënë ndaj meje me masa më të rënda, arrestin me burg ose arrest shtëpie. Ky është një poshtërim i parlamentit. Kjo është shpallja e tij një zyrë legalizimi e veprimeve të paligjshme, një zyrë amnistie për aktet e paligjshme, zyrë noterie.

Ndaj dhe unë sot nuk mund të ndodhesha kurrë në atë komision, të pranoja një poshtërim publik të tillë të institucionit, që me Kushtetutë është institucioni qendror i republikës parlamentare. Sot ne nisim betejën në rrugë, e transpozojmë atë nga parlamenti në rrugë. Do vazhdojmë në parlament., tha Berisha.

Ora 10:29
EMRAT/ Ja kush janë anëtarët e Këshillit të Mandateve, mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës

Foto arkiv

Këshilli i Mandateve do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’. Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin.

Ky këshill nuk voton, por brenda 2 javëve përgatit një raport, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi për Sali Berishën -siç kërkon SPAK - dhe më tej i përcillet Kuvendit për votim të hapur në seancë plenare ku nëse zgjedh, mund të mbajë fjalë vetëm deputeti ndaj të cilit është paraqitur kërkesa.

Përbërja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin
Lindita Nikolla, kryetare
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj
Arben Pëllumbi
Bledi Çuçi
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Oerd Bylykbashi
Greta Bardeli
Saimir Korreshi
Anëtarë zëvendësues
Xhemal Qefalia
Klevis Xhoxhi
Blerina Gjylameti
Dhurata Tyli Çupi
Ora 10:15
Afera ‘Partizani’/ Berisha 'shpërfill' për herë të katërt vendimin e GJKKO! Organizon protestë para Kuvendit! Paraqitet në SPAK biznesmeni Fatmir Bektashi

1702566645_saliberisha.jpg

Ish-kryeminstri Sali Berisha ka shkelur sërish vendimin e gjykatës dhe nuk është paraqitur për herë të katërt në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’.

Berisha sipas gjykatës duhet të paraqitet të hënën e parë edhe të 3 të çdo muaj në SPAK, para OPGJ. Por, ish-kryeministri ka zgjedhur që sot të organizojë protestë para kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij.

Berisha akuzohet për korrupsion pasive për çështjen e ish-klubit sportiv Partizani. Ndaj Berishës është caktuar masa e sigurimit "detyrim paraqitje" dhe "ndalim për të dal jashtë vendit".

Ndërkohë ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur në SPAK, për masën e sigurisë që është vënë ndaj tij, detyrim paraqitjeje’, për aferën e Partizanit. Bektashi është parë teksa futet në ambientet e SPAK dhe kjo është hera e katërt që ai paraqitet që prej vendosjes së masës së sigurisë nga GJKKO.

Ora 09:54
VIDEO/Berisha thërret protestë ndërsa Këshilli i Mandateve do shqyrtojë kërkesën për arrestimin e tij, policia 'blindon' kryesinë e Kuvendit

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë para kryesisë së Kuvendit, ndërsa Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij për aferën Partizani.

Për shkak të organizimit të protestës, Policia ka blinduar ambientet e Kuvendit.

SI.E./B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem Gahinji: 19/12/2023 11:02

    Mbrojtja e nje personi nuk eshte manover per per ti shpetuar gjykimit,Sic bene dy avokatet.Kembengulja per gjykim te fajesise apo pafajesine ne komision parlamentare apo ,Sic do te ndodhet ,Edhe ne seance plenare eshte manover politike nga avokatet,me qellim ,qe te nxjerrin te paligjeshme seancen gjyqesore me akuzen :"Ceshtja eshte gjukuar ne kuvend me paragjykime politike","kuvendit mori kompetencat e gjukates se pavarur".Keta Jane sharlatane qe kerkojne te shmanget i akuzuari nga gjykimi.Ndaj reagimin dhe veprimin e deputeteve pjesmarres e konsideroj te drejte dhe objektiv. Nuk duhet shprehur "...bashkoi votato me deputetet e PS...Ai eshte qendrimi objektiv ,i pavarur,ne perputhje me ligjin."bashkimi i votes " i jep ngjyrim politik,gje qe nuk eshte e sakte.

    Përgjigju
  • Gripi: 18/12/2023 22:23

    Sali Berishen megjithe eskorten i terhoqi zvarre policia e shtetit me Niko Brahimin komandat te operacionit kur ishte ne kulmin e mbeshtetjes nga militantet dhe shqiperia ishte e gjitha e armatosur jo me tani qe ka vetem Argiten nga pas. E kam pare atehere live te trembur dhe e shoh serish ende me te trembur tani, fiks si qen plak pa vlere. Synimi nuk eshte Berisha i mbaruar, eshte Shkelzeni. Prandaj leh akoma me ze te ngjirur. Eshte e kote te komentohet me, ka mbaruar.

    Përgjigju
  • Analiza kafe makjato: 18/12/2023 21:21

    Shume show i bukur meqe ka festa ne fundvit , tani gjykata kushtetuese e hedh poshte si te pavlefshem dhe zoti ish kryeminister eshte akoma kryetar partie , kjo tregon qe vetem m*tin mund ti hajne zotit Berisha ndaj besoj jane vetem lojera , uroj te kem gabim por besoj Shqiperia ka marre nje arome te ngjashme me Kroacine e viteve 2011-2012 pra jane risite e kohes ! Uroj tani te shohim kush e gjen te verteten ! Une e shikoj qe as nje ferre ne kembe nuk i futet legjendes ish kryministrit por mbetet per tu pare , po ashtu mendoj qe Napoli e eliminon Barcelonen nga champions ! Tani meqe jemi atmosfere dhjetori ulni cminin e gjelit te detit ose te gjelit te fshatit se me keto cmime gjeli , na u thye karreli…

    Përgjigju
  • Arranit Maxhupi Vlore: 18/12/2023 20:51

    More fund Sali fenda,as 200 veta ste erdhen sot legen burre,te kemi besuar se te dinim te ndershem po tani qe e morem vesh ca haleje je ne burg te shkush majmun

    Përgjigju
  • Meri: 18/12/2023 18:51

    Ky kriminel e hajdut,mendon se ēshtē Perëndia,është i paprekshēm,dhe kështu që,na u ndjeka i ofenduar të paraqitet para drejtësis.Ky kriminel,ligjet i ka votuar për Ne,jo për vete dhe familjen e tij.kësaj rracë,duhet ti ven nga 2 a 3 byzylyk në duar,jo nji.

    Përgjigju
  • Losha: 18/12/2023 18:44

    Mbreti Zog e la shqiperin me shpejt, ky eshte perandor si ne Japoni, gjysem zoti mesa duket. Populli ne Koh te tjera do e kishte denuar me vdekje.... Ne emer te popullit.....sali krimineli, hajduti, i pa best, qe nuk ke ber kurr interesat e shqiptar e por te tuat dhe qeneve qe ke per rreth

    Përgjigju
  • Deni: 18/12/2023 18:36

    do Zoti po zhduket fare nga skena politike e mediatike se na hapi barkun,nuk ka rendesi ne cfare platforme,te shfaqet surrati i ketij robit.Po gdhihemi e ngrysemi duke vjellur! Shko mer psikopat-narsicist zbythu e na ler rehate ne problemet tona!Sa ishe ne pushtet e politike nuk na zgjidhe nei hall apo problem,thjesht vodhe e vrave pafund,kujt i plasi loqja se ca hallesh e problemesh ke ti tani? Karma eshte kurve thone…

    Përgjigju
  • dule: 18/12/2023 17:26

    Do jete interesante kur ti hiqet imuniteti atij qe i bie me te "fortit"!

    Përgjigju
  • Derri: 18/12/2023 17:07

    Lider haleja je sali jo lideri historik.Ti je lider vrasesi ti je lider hajduti ti je lider mashtrusi ti je lider genjeshtari. Ti duhesh varur po ne kete vend ska drejtesi po zoti vonon po muk harron.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 18/12/2023 16:55

    PROTESTA E TURPIT SB: -Sb e tregoi veten edhe këtë herë se NUK NJE DREJTËSI NË SHQIPËRI QË DEL KUNDËR TIJ.Fatkeqsia qëndron se edhe sot shkuan në protestë KUNDRAAMRRIKANËT si BABI TYRE POLITIKË. -E ndoqa komisionin e mandateve.U drejtua me URTËSI nga KV L.Nikolla.Abokatët e tejkaluan b..lëpirjen ndaj SHPIFSIT,HAJDUTIT,PËRBINDËSHIT 33 VJEÇAR. -Kur Gj.e VENECJES e ka bër të qartë se..Heqja e imunitetit të deputetit duhet të hiqet kur e kërkon Gjykata.. nukapse të bëhet MBROJTJE e paprecedent siç veprojnë avokatët qafëTRASH të Sb. -Më në fund PD legjetime e L.Bashës e dërgoi përfaqësuesin në Komision.E ndërsa diskutohej imuniteti Sb,Alibegu kërkoi që edhe E.Ramës ti hiqej imuniteti kur SPAK nuk ka asnjë fakt për aferën e Kl.Partizani,Pasi E.Rama nuk ka lidhje me dosjen ka firmosur Saliu si KM në interes të dhëndrrit të Tij.Për këtë ka nië HARTË TË PUNLIKUAR NGA REP.TV. -Komisioni votoi 6/O për heqjen e imunitetit të Sb për të parën herë në 33 vite për këtë PRRSONAZH TË ÇUDITSHËN,I cili nuk u paraqit në gjykat 4 herë,Duke vërtetuar shpalljen NON GRATA nga DASH..Si SHPËRFILLËS I DREJTËSISË NË 33 VITE,e paprecedent në botën demokratike,duke i shkuar për shtat PUTINIT. -Tashmë Sb do i hiqet imuniteti në KUVËND ME 71 VOTA dhe GjKKO do të vendosi për burg ose arrest Shtëpie...besoi me afat të gjatë,duke zier FASULE ME LIRINË,me nënën SËRBE.!

    Përgjigju
  • mergimtari: 18/12/2023 14:54

    Nuk arri ta kuptoj se perse gjithe kjo "odise" per dhenien e dakortesis per tu hetuar e ndaluar nje deputet,qofte Ky Sali Berisha.Perpara ligjit duhet te jemi te barabarte me Kushtetute,qe Saliu thote qe e mbron.Mos e zgjasni,jepni leje prokurorise te bej punen e saj ne emer te ligjit,Kushtetutes dhe te gjithe shqiptareve.

    Përgjigju
    • Lala: 18/12/2023 21:22

      O venali sado Maße ejashteligjsme mud ta quash ai fismidhja e meriton te Jet ne burg.per 97.per piramidat.per 98.spo vazhdoj mo se squhet pastaj me ton ATO prapsi QE I ka bo kti populli

    • Venaliu: 18/12/2023 15:11

      Meqe nuk e kupton, nigjo ktu: Masa e pare eshte e paligjshme dhe per kete arsye ai nuk e ka rrespektuar. Nga ana tjeter prokuroria kerkon te mbuloje m.. me sh.. dhe i kerkon kuvendit ma mirato rendimin e mases se pare ..gje qe nuk behet. Kur te marresh vesh si funksionon procedura, ath bej komente zoti mergimtar

  • Kucioti: 18/12/2023 14:52

    Kucioti Kokdhjamosur,na turperove krahinen.

    Përgjigju
  • Agim: 18/12/2023 14:24

    Po hecccc o vllaaaa kape aty fute brenda si gjithe te tjeret. Pse ca ka ky qe e kane therrit 5 here dhe nuk shkon. Ik aty me vrap plak i mut*t

    Përgjigju
  • Qwert: 18/12/2023 14:19

    Sala mori 300 miljon amerikan me shqelma e jo me langaraqet e spakut saliu trim mbi trima

    Përgjigju
  • e drejta: 18/12/2023 13:36

    I ERDHI FUNDI KERMES ,BANDIT-KRIMINEL berisha-KARAXHIXH....

    Përgjigju
  • e drejta: 18/12/2023 13:18

    RRASENI BRENDA NE BURG KETE BANDIT, QE E KA VJEDHUR, VRARE DHE SHKETERRUAR SHQIPERINE DHE SHQIPTARET, ME KEQ NUK MUND TE BENTE PER 33 VITE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Veliaj jep lajmin e mirë për nxënësit e Tiranës: Bursa për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike