Në natën e shtatë të sulmeve të rinisura SHB-Iran, të dy ushtritë sulmuan njëra tjetrën me dronë dhe raketa. Ushtria iraniane tha në një deklaratë se kishte goditur bazën amerikane në Sheikh Isa, Bahrein, me një sulm raketor.
Sipas deklaratës, objektivat përfshinin një depo karburanti dhe bazën e avionëve amerikanë. Ndërkohë edhe Komanda Amerikane njoftoi se ka vijuar sulmet kundër Iranit.
"Vendet e mbikëqyrjes, infrastruktura logjistike ushtarake, depot nëntokësore të armëve dhe kapacitetet detare" u goditën tha komanda në X, duke specifikuar se forcat amerikane "përdorën avionë luftarakë, dronë dhe anije luftarake”.
Garda Revolucionare Iraniane nga ana tjetër informoi se katër anije që po përpiqeshin të kalonin Ngushticën e Hormuzit janë ndaluar nga forcat iraniane.
"Në orët e fundit, katër anije, në shkelje të rregulloreve të IRGC-së dhe të mbështetura nga ushtria terroriste amerikane, u përpoqën të kalonin Ngushticën e Hormuzit dhe u ndaluan në një operacion të kombinuar me raketa dhe dronë", deklaroi Garda Revolucionare Iraniane.
Lajm në përditësim…
Komente








