Ministri i Brendshëm në detyrë, Saimir Tahiri, ishte në qendër të sulmeve të LSI-së gjatë ditës së sotme, pas raportit të DASH për kultivimin e kanabisit.
I pari që reagoi ishte Luan Rama, ndërsa nuk munguan edhe deputetët e tjerë të LSI-së të cilët bënë fajtor Tahirin për situatën e rëndë drogës në vend. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i Saimir Tahirit i cili s'vonoi t'i cilësojë hiena të dala nga PS kritikuesit e tij.
Por, ndonëse LSI ka zgjedhur të sulmojë ministrin në largim, në radhët e PS-së Tahiri gëzon mbështetje.
Në një postim në faqen zyrtare në Facebook, deputeti socialist Piro Lutaj mbështet Tahirin, ndërsa thekson se 18 qershori do të jetë prova më e mirë për të "vegjëlit e ‘e mëdhenj", por edhe për të "mëdhenjtë ‘e vegjël".
“Të dashur miq e kolegë! Na duhet shumë punë e përkushtim për 18 Qershorin, të tjerat venë dhe vijnë! Fushata do të ketë shumë e ashpër! Kjo do të jetë prova më e mirë, për të vegjlit ‘e mëdhenj’, por edhe për të mëdhenjtë ‘e vegjël’. Kështu e kuptoj unë këtë postim të Saimirit!”, shkruan Lutaj në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com