Zëvendës kryeministri Erion Brace ka reaguar pas shpërthimeve dhe kërcënimeve që Ilir Meta bëri në drejtim të SHBA dhe ambasadores Yuri Kim. Ndërkohë Braçe shkruan se kjo nuk është lajthitje apo dehje e Metës, por një ideologji  fashiste që nga gjuha shkon në veprim dhe nga urrejtja mund të shkojë në pushkatim.

"O mor jo! Nuk eshte cmendur askush! Nuk eshte as rrjedhje e as lajthitje, as dehje! Ështe fashizem! Fashizmi eshte ideologji, gjuhe e veprim;
shkon nga urrejtja ne pushkatim! Te dyja kane ndodhur! Tani duhet te bej punen e saj drejtesia!", shkruan Braçe

Dënimi i ashpër dhe mesazhi i qartë që ambasadorja Yuri Kim i bëri deklaratës së Ilir Metës "për të mprehur sfurqe dhe sëpata për mbrojtjen e votës" ka nxjerrë jashtë çdo kontrolli kreun e shtetit, i cili shpërtheu në kërcënime ndaj SHBA dhe ambasadores Kim.