Sulmet e Mosad ndaj Hezbollahut/ Ekspertët e sigurisë: Izraelitët prodhuan 5 mijë bipera kopje! Irani do përgjigjet me të njëjtën mënyrë

Sulmi i sofistikuar i shërbimit izraelit ndaj anëtarëve të Hezbollahut në jug të Libanit, kanë ngritur alarmin e hapjes së një lufte të re në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Hezbollahut duke pasur parasysh dhe fjalën e liderit të kësaj lëvizjes sot duke thënë se Izraeli do sulmohet prej tyre.

Më shumë u diskutua në ‘Studio Live’ me dy ekspertët e sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Marlind Laçi dhe Dritan Goxhaj. Ky i fundit sqaroi për Arbër Hitajn se si u bë përgatitja nga Mosadi për këtë sulm në dy ditë.

'Para dy muajsh udhëheqësi i Hezbollahut u bënte thirrje të mos përdorini telefonat celualër sepse manipulohen dhe u kërkoi të përdornin këto aparate. Është me licensë aziatike. Ajo kishte marrë vetëm emrin e kësaj firme aziatike dhe i prodhonte vetë, por këtë radhë nuk kishte prodhuar asnjë nga këto. Kjo kompani e kishte qendrën në Hungari dhe pronaren e kishte britanike. Qeveria hungareze tha, as ka dalë dhe as ka hyrë nga kufiri hungarez. Janë prodhuar në një vend të tretë. Përpara se të shkonin në Liban ishin ndaluan në doganë në një vend të Lindjes së Mesme. Edhe izraelitët prodhuan 5 mijë kopje të këtyre. Çdo aparat për të shpërthyer kërkon baterinë, detonatorin dhe butonin. U vu një detonator shumë i sofistikuar. Dhe eksplozivet është nga ato që nuk dallohet. Nuk dallohet, as nga qentë. Tepër specialë. Në momentin e lidhjes u dërguan mesazhe në arabisht, biperi bën një zhurmë. Duhet të shtypësh butonin që ajo të pushojë. Njerëzit e kanë marrë në dorë biperin, ka pasur dhe të plagosur në civilë. Pasojat u kthyen në sulm terrorist. E njëjta dhe me radiot 24 orë më pas.'

Laçi thekson se Izraeli kërkon në këtë mënyrë një mësymje të madhe për atë që quhet Izraeli i madh.

'Janë prekur dhe civilë, edhe të mitur të vrarë. Armë të shkatërrimit në masë. Një dorë e vetme shtyp një buton që merr në qafë të gjithë njerëzimin. E gjykoj se shpallje lufte e Izraelit ndaj Libanit. Izraeli ka dëshirë të dali në ato planet e veta, për Izraelin e madh. Kërkon një mësymje të shpejtë.'

Më tej ai shton se situata në atë rajon është si një tenxhere me presion që mund të përvëlojë gjithë rajonin.

'Hezbollahu u krijua në vitet 80. Ka pushtet. Ky sulm mësymje, për të shpallur nga momenti në moment. Lideri tha se do godasim por nuk do tregojmë formën. E gjithë sfera tani është si një tenxhere me presion. Nuk ka rend ndërluftues. Po luftohet me të gjitha format. E vetmja gjë që ka mbetur është përdorimi i armëve bërthamore. Atmosferë inkandeshente që mund të djegi të gjithë rajonin.'

Goxhaj është i mendimit se ky sulm i Mosadit është një kundërpërgjigje ndaj sulmit të Hezbollahur dy javë më parë ndaj një qendre të Mosad në Tel Aviv, ku u vranë 54 persona.

'Shërbim që me ndihmën e SHBA shfrytëzon teknologjinë në maksimum. Ka efektivitet më të madhe se çdo vend tjetër atje. Në krahasim me vendet e rajonit janë pothuaj të barabartë me vendet e tjera. Edhe shërbimet e Hezbollahut apo siriane kanë koordinuar veprime të mëparshme. Ky sulm është kundërpërgjigja ndaj sulmit ndaj qendrës së Mosadit para 2 javëve në dalje të Tel Avivit. U godit me raketë, dhe u vranë 54 veta. Ky sulm erdhi direkt, Mosadi bëri këtë. Për të bërë këtë sulm është dashur mbi 6 muaj. Do ta bënte në momentin që do niste lufta. Kjo do i jepte mundësi Izraelit të depërtonte në ato zona.'

Konflikti duket në përshkallëzim edhe me përfshirjen e Houthit në Jemen që përdorën raketë supersonike të cilën e posedojnë vetëm 3 shtete, Rusa, Irani dhe Kina. Houthi goditi me këtë raketë Mosadin.

'Houthit përdorin raketa hipersonike, vetëm 3 shtete kanë këtë kapacitet, Rusia, Kina, Irani, SHBA ende nuk e ka. Hezbollahut prej 2006 ka kaluar në një faktor më vete. Nuk varet politikisht, nuk është më proks Irani.

Ndonjë nga shefat e Mosadi, do dëgjoni që u vranë në Izrael. Irani do përgjigjet më te njëjtin mënyrë, për të treguar se siguria juaj është zero.'

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI