Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi ditën e sotme (20 Dhjetor) se Kosova është e gatshme për çdo skenar të Serbisë. Ajo tha se është ne kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe partnerët ndërkombëtarë që të mbrohet Kosova.
Kështu u përgjigj kryetarja e shtetit, teksa u pyet për sulme të mundshme.
“Të gjitha këto vlerësime i kam bërë gjatë fjalimit të fundvitit dhe natyrisht që jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe njëkohësisht me partnerët ndërkombëtar në mënyrë që t’i ndërmarrim masa për ta mbrojtur Kosovën, integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Serbia nuk është që mendon mirë, nuk është që planifikon mirë dhe më e rëndësishme është që ne jemi të gatshëm për çdo skenarë", tha Osmani.
Ajo nga gazetarët është pyetur edhe për takimin me krerët e opozitës, ku tha se nuk ka pasur anulim të takimit me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
"Nuk ka pasur anulim, siç ka njoftuar edhe zyra ime, ka qenë çështje disa minutash, çështje e qartë protokollare. Natyrisht që dera e presidencës si institucioni më i lartë në vend është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë qe me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë", tha Osmani.
Kan pas thane dikur: qeni i keq ta fut ujkun ne torishte, ky eshte qellimi i mender presednike osmankes.
Përgjigju