Autoritetet austriake arrestuan në Salzburg dy francezë, me origjinë algjeriane dhe pakistaneze, të lidhur me anëtarët e grupit që kreu sulmet terroriste, të premten e zezë të 13 nëntorit në Paris.
Gazeta austriake “Kronen Zeitung” shkruan se dy francezët, që kishin hyrë në Austri në muajin tetor, u arrestuan në një qendër për emigrantët në qytetin perëndimor, të dyshuar si anëtarë të organizatës terroriste që kryen sulmet në Paris.
Zëdhënësi i Prokurorit të Salzburgut i tha AFP-së se dy të arrestuarit kishin ardhur nga Lindja e Mesme. Ata kishin paraqitur dy pasaporta false siriane dhe kishin udhëtuar nga Greqia deri në Austri.
Informatat që çuan në arrestimin e tyre sipas mediave austriake erdhën nga një agjenci e huaj, e shërbimeve sekrete.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com