45 degë bankash dhe 53 bankomate janë dëmtuar gjatë protestave të dhunshme që prej 13 tetorit në Tiranë. Sulmeve me gurë nuk i shpëtoi as Banka e Shqipërisë, një ngjarje që kryeministri Edi Rama e cilësoi të paprecedentë gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar, duke theksuar se institucioni nuk ishte sulmuar as gjatë trazirave të vitit 1997.
“Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në ’97-ën se nuk kishte banka të tjera. Bankat e tjera ishin Sudja me Xhaferin që s'kishe çfarë të sulmoje më se i avulluan lekët e shqiptarëve. Banka e Shqipërisë nuk është prekur as në ’97-ën dhe sot është e gjuajtur me gurë”, tha Rama.
Rama tha se dhuna në rrugët e kryeqytetit është e orkestruar nga grupe të ekstremizuara, elementë kriminalë dhe subjekte politike, që sipas tij kanë edhe mbështetje nga forca të huaja të interesuara për destabilizimin e Shqipërisë.
Kryeministri u shpreh se qeveria kishte informacione edhe për skenarë që synonin provokimin e një reagimi disproporcional të policisë, të ngjashëm me ngjarjet e 21 Janarit.
“Kemi qenë të vetëdijshëm dhe kemi pasur edhe informacion edhe për mundësinë e skenarit më të këqinj për të provokuar një tjetër ‘’21 janar’’, për ta provokuar policinë, për të provokuar mbrojtësit e institucioneve për të reaguar në mënyrë disproporcionale”, vijoi ai.
Rama tha se me programin e strehimit parashikohet mbulimi i gjysmës së qirasë për studentët që plotësojnë kriteret, si dhe kredi me interesa të ulëta për çiftet dhe profesionistët e rinj.
“Kështu që qeveria do të futet për të paguar 50% të qerasë për të gjithë ata studentë të cilët i plotësojnë kushtet që janë të lidhura natyrisht me kriteret, studimet etj”, vijoi ai.
Në takim ishte edhe guvernatori i Gent Sejko, i cili garantoi se llogaritë bankare të qytetarëve shqiptarë janë të sigurta dhe shërbimet do të vijojnë normalisht.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Policia në Shqipëri është treguar shumë profesionale gjatë përballjes më protestuesit e dhunshëm.
Rama tha se qëllimi ka qenë që të mos dëmtohet askush, pasi sipas tij, edhe ata që dalin me kapuç në protestë, janë fëmijë të këtij vendi.
Shefi i Qeverisë u bëri thirrje atyre që janë kundër dhunës që të mos dalin nëpër protesta, pasi sipas tij, policia hyn mes turmës jo për të bërë balet, por për të goditur protestuesit e dhunshëm që e sulmojnë.
Një kritikë Rama e kishte edhe për ekranet e disa mediave në Shqipëri, për të cilat tha se mbështesin dhunën. Për protestuesit e dhunshëm, kryeministri theksoi se në Itali përdoret shprehja ‘vandalët e vegjël’, ndërsa në Shqipëri i kthejnë në heronj.
“Edhe ata që janë me kapuç, janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, të manipuluar, të braktisur, por janë fëmijët e këtij vendi. Dhe është e frikshme të shohësh sesi nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5. Pra një polic i plagosur, 2.5 qytetarë të lënduar. Në Itali 1 me 2. Në protestat e tjera, në Spanjë përshembull, raporti ka shkuar edhe 1 me 4 apo 1 me 6. Në Shqipëri raporti është i përmbysur. Në tre të lënduar, dy janë polic. Policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Prandaj ata që janë kundër dhunës, të distancohen nga këto tubime. Pjesëmarrja në tubim i mbuluar, do të jetë në konflikt me ligjin. E gjithë Europa demokratike është nën këtë sulm. Tani ne i kemi edhe shembujt. Kemi pritur t’i bëjnë ata më parë, që të mos thoshin po shtrëngojnë liritë demokratike”, tha mes të tjerash Rama.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko siguroi qytetarët se depozitat e tyre bankare janë të sigurta, pavarësisht sulmeve të protestuesve ndaj institucioneve financiare.
Referuar sulmeve të protestuesve të dhunshëm, Sejko tha se duke goditur bankat, goditet e gjithë ekonomia dhe shoqëria shqiptare, pasi sipas tij, efekti është zinxhir.
“Ne koordinuam sëbashku veprimet dhe sot me praninë e kryeministrit dhe ministrave do të diskutojmë edhe njëherë për vijueshmërinë e sistemit bankar e financiar, sepse kjo është një e mirë për ekonominë dhe bizneset, që duhet të vijojë funksionimin pa u cenuar. Ne si Bankë Shqipërie kemi pasur nën funksion të gjitha shërbimet. Ajo që kemi dashur të theksojmë është që pavarësisht tensionit, depozitat e qytetarëve janë të sigurta. Bankat janë me likuiditet shumë të mirë. Ne duam që kjo industri të vijojë sa më mirë, sepse pasojat do të ishin zinxhir. Garantoj kryeministrin dhe të gjitha bizneset se Banka e Shqipërisë do të vijojë operacionet dhe do i përgjigjet të gjitha kërkesave që kanë qytetarët”, tha mes të tjerash Sejko.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se protestat e dhunshme kishin për qëllim të provokonin policinë për të krijuar një situatë të ngjashme me 21 Janarin. Rama tha se gjatë protestave është neutralizuar edhe një dron me eksploziv që, sipas tij, synonte Kryeministrinë.
“Donin të provokonin një tjetër 21 Janar, për të provokuar policinë, duke, larg qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin. Kemi qenë shumë të vetëdijshëm. Kemi neutralizuar edhe një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë. Me këtë vetëdije ka qenë një vijë e kuqe shumë e qartë për të gjithë. Edhe ata që janë me kapuç janë fëmijët e këtij vendi. Janë të verbër, janë të manipuluar, janë të braktisur, ndoshta ndonjëri edhe nga vetë familja e vet, por janë fëmijët e këtij vendi.
Dhe është e frikshme të shikosh se si nëpër ekrane njerëz që marrin përsipër të përfaqësojnë opinionin publik, akuzojnë Policinë e Shtetit për dhunë disproporcionale. Në Francë raporti është 1 me 2.5, në Itali raporti është 1 me 2. Kush ankohet se ishte aty për paqe, duhet ta dijë se nuk duhet t’u shkojë nga mbrapa. Se policia nuk futet në turmë për të bërë balet, por për të goditur ata që e godasin. Kush rri rreth tyre është me ata dhe jo me paqen dhe me protestën e qetë", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria do të mbështesë çiftet e reja me kredi me interes zero, për blerjen e një apartamenti në Tiranë.
“Nga ana tjetër, janë pjesë të tjera të ligjit që lidhen me mbështetjen me kredi me interes zero për çiftet e reja, për një apartament deri në një çmim të caktuar dhe pastaj për kredi me interes deri në 3% për një apartament, deri në një çmim të caktuar, për profesionistët e rinj, për shërbëtorët e rinj të shtetit, që duan ta bëjnë jetën në Tiranë. Është një ligj që sjell mbështetje për mijëra apartamente në vit në Tiranë”, tha mes të tjerash Rama.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Qeveria shqiptare do të paguajë 50% të qirasë për të gjithë studentët që plotësojnë kushtet.
“Ne do të nxjerrim një për një detyrat. Detyrat për ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, ku do na duhet edhe bashkëpunimi me ju. Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marr frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, njoftoi Rama.
-
Po cfare interesi 0 % flet more genjeshtar. A e di ti qe per ta marre ate kredi duhet ta paguash gjysmen paradhenie rryshfet
Përgjigju -
a te vraft i madhi zot o maskara kriminel e tradhtar,, i coptove ne dru kalamajt
Përgjigju -
Me vjen keq ku perfundio PS
Përgjigju -
ou tani qekan forca qe duan te destabilizojne Evropen, shi shi shi, e mo kodosh KM fundin e ke ne koshin e mbeturinave me gjithe kete Sejko-n e lavatrices se parave qe te mban ty ne pushtet
Përgjigju -
Beni lofaritjet e vijani Saliut se ai ka mare persiper qe do ti shperbleje per demet qe shkaktojne te paguaj edhe demet e bera se ka leke sala e dhendrri i tije nqt oaguhen nga buzheti i shtetit jane leke te qytetarve sei paguan banka i paguajne qytetaret nga taksat qe ven banka prandaj PD ti paguaj
Përgjigju











Komente
Komento