Sulmet e tmerrshme ndaj civilëve në Ukrainë, Meta: Makineria vrasëse e Kremlinit, të hetohen krimet kundër civilëve

Sulmet e tmerrshme ndaj civilëve në Ukrainë, Meta: Makineria vrasëse e Kremlinit, të hetohen krimet kundër civilëve

ukraine.jpg" style="height:439px; width:780px" />

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për sulmet e rënda ndaj civilëve në Bucha te Ukrainës.

Meta shkruan se është i shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse. Më tej shton se civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit në Ukrainë. 
Presidenti shkruan më tej se ndërkombëtaret duhet ta ndalin makinerinë vrasëse të Kremlinit dhe se këto krime duhet të hetohen si të tilla.

"Si vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim," përfundon presidenti Meta.

I shokuar nga mizoritë e ushtrisë ruse në Bucha dhe rajone të tjera të Ukrainës. Civilët e masakruar, varret masive dhe përdhunimet janë evidenca të pakundërshtueshme të genocidit që Rusia po zbaton në Ukrainë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të shumëfishojë përpjekjet për të ndaluar makinerinë vrasëse të Kremlinit. 
 
 


Lajmi kryesor:

Civilët e ekzekutuar në Bucha të Ukrainës, Rama: E tmerrshme, duhet hetim i pavarur të krimeve të tilla! Meta: Kjo është makineria vrasëse e Kremlinit! Ministrja e Jashtme: Pamjet mizore


G.B./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy