Sulmet e vazhdueshme ndaj Meghan Markle/ Letra e prekëse e Harry-it për mediat: Nuk dua të përsëritet historia e nënës sime

Sulmet e vazhdueshme ndaj Meghan Markle/ Letra e prekëse e Harry-it për mediat: Nuk dua të përsëritet historia e nënës sime

Një letër prekëse dhe shumë e vërtetë. Princ Harry ka shkruar një letër të sinqertë drejtuar mediave, pas sulmeve të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, Meghan Markle. I frikësuar se mund të përsëritet historia e nënës së tij, princeshë Dianës, e cila vdiq në një aksident rrugor në Paris duke u larguar paparacëve, ai është detyruar që të shkruajë një letër...për të parandaluar një përsëritje të historisë.

“Fatkeqësisht, gruaja ime është bërë një nga viktimat e fundit të shtypit britanik në tabloidin “The Mail on Sunday”.që bën lajme pa i menduar pasojat që mund të kenë...lajme në mënyrë të përsëritur që janë përshkallëzuar këtë vit gjatë gjithë shtatzënisë së saj dhe pas lindjes së djalit. Ekziston një kosto njerëzore për këtë propagandë të pamëshirshme, aq më tepër kur është me vetëdije, false edhe pse ne jemi përpjekur që të veshim një "fytyrë të guximshme"...por nuk mund ta përshkruaj se sa e dhimbshme ka qenë. (...)
Frika ime më e madhe është se mos përsëritet historia. Unë e kam parë se si njerëzit që dua të mos shihen si persona të vërtetë. Kam humbur nënën time dhe tani shikoj gruan time që bie viktimë e të njëjtave forca të fuqishme. Unë nuk mund ta përshkruaj sesa e dhimbshme ka qenë”,
-shkruan ai.

Meghan Markle dhe Princ Harry 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë