Shtetet e Bashkuara thanë të martën se Hamasi kishte zgjedhur luftën duke refuzuar të lirojë pengjet, pasi Izraeli filloi sulmet e tij intensive pas dështimit të negociatave për fazën e dytë të armëpushimit, raporton La Repubblica. 

"Hamasi mund të kishte liruar pengjet për të zgjatur armëpushimin, por në vend të kësaj zgjodhi refuzimin dhe luftën", u shpreh zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Brian Hughes.

Kjo deklaratë vjen pasi udhëheqësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri tha se sulmet izraelite në Gaza ishin një përpjekje për të detyruar grupin të dorëzohej dhe i quajti SHBA "bashkëpunëtorë" në përshkallëzimin.

“Qëllimi i masakrave të kryera nga okupimi në Gaza është të minojnë marrëveshjen e armëpushimit dhe të tentojnë të imponojnë një marrëveshje dorëzimi, duke e shkruar atë në gjakun e Gazës”, tha ai në një deklaratë.

Por ministri i jashtëm i Izraelit, Gideon Saar, tha se vendi i tij nuk kishte "alternativë" tjetër përveç rifillimit të operacioneve ushtarake në Gaza pasi përpjekjet për të siguruar lirimin e pengjeve dështuan.

Sipas raportimeve, më shumë se 400 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore, sipas ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ushtria izraelite tha se po godiste objektivat terroriste në të gjithë enklavën pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit dështuan, duke shënuar valën më të madhe të sulmeve që nga 19 Janari, kur filloi armëpushimi.