Ministri libanez i Shëndetësisë, Rakan Nassereddine, deklaroi se sulmet izraelite kanë shkaktuar qindra të vdekur dhe të plagosur në të gjithë Libanin, sipas agjencisë së lajmeve NNA.
Nga ana e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq Libanez, George Kettaneh, i tha transmetuesit libanez MTV: "Situata është tragjike, me shumë viktima të bllokuara nën rrënoja dhe ndërtesa të tëra të shembura në disa zona".
Spitalet e Bejrutit kanë nisur një apel urgjent për dhurime gjaku të të gjitha grupeve të gjakut.
Lajmi kryesor:
Armëpushimi SHBA-Iran në rrezik, Pasdaranët ‘tërbohen’ pas sulmeve të Izraelit në Bejrut: Po e ribllokojmë Ngushticën e Hormuzit!











