Sulmet kibernetike ndaj institucioneve në Kosovë, reagon qeveria: Të dhënat nuk janë cenuar

Sulmet kibernetike ndaj institucioneve në Kosovë, reagon qeveria: Të dhënat nuk janë cenuar

Foto ilustruese

KOSOVË- Pas Shqipërisë, edhe Kosova ishte pre e sulmeve kibernetike mbi sistemet qeveritare javën e kaluar.

Sulmi kibernetik në Kosovë u raportua se ndodhi më 6 shtator ndaj disa faqeve të institucioneve pa specifikuar se në cilat, dhe sipas qeverisë kosovare, sulmi është realizuar nga jashtë vendit.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar ditën sotme se sulm i llojit DDoS ka shkaktuar pengesa dhe mungesë të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare.

Në një postim në "Facebook" , qeveria njofton se sulmi kibernetike është tejkaluar tashmë dhe se janë parandaluar tentativat për vazhdimin e sulmit, ndërsa të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore nuk janë cenuar.

"Gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulm kibernetik të llojit DDoS që ka shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime qeveritare. Gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës.", thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Përveç institucioneve të Kosovës që kanë qenë nën shënjestër të hakerave, nuk janë kursyer as kompanitë e telekomunikacionit .

Gjatë ditës së sotme, që prej orës 8 të mëngjesit një kompania e telekomunikacionit  në Kosovë, "Telekom" është duke u përballur me sulme kibernetike, ku për pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit. Lajmin e bëri të ditur dhe vetë kompania nëpërmjet një njoftimi të Zëdhënësit të saj.

 “Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, njofton Kompania.

Sistemi TIMS në Shqipëri u bë pre e një sulmi kibernetik nga qeveria e Iranit të premten në mbrëmje, duke shkaktuar radhë në të gjitha pikat kufitare në vendPas pak më shumë se 24 orësh ndërprerje sistemi TIMS u rikthye në normalitet në të gjitha pikat kufitare.

Ky është sulmi i dytë kibernetik që Irani bën ndaj Shqipërisë. Herën e parë, në korrik të këtij viti goditi shërbimet online, ku prej gati 4 javësh ato mbetën të bllokuara, Si rezultat i hetimeve u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Nisur nga provat e pakundërshtueshme, Shqipëria mori vendimin për të prishur marrëdhëniet diplomatike. Më 6 shtator, edhe disa institucione të Kosovës janë përballur me sulme kibernetike të cilat raportohen se janë kryer nga jashtë vendit.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja