Sulmet kibernetike në sistemin e Policisë së Shtetit, Rrumbullaku: Asgjë nuk është ekspozuar! Disponojmë 100% të informacionit tonë

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka folur para mediave për sulmet kibernetike duke thënë se nuk ka dalë asnjë sekret shtetëror duke theksuar se disponojnë 100% të informacionit. Gjithashtu theksoi se punonjësit e policisë vijojnë punën dhe nuk janë nën presionin e askujt, ndonëse janë publikuar të dhëna policësh dhe ish policësh në një listë nga hakera iranianë.

“Është një listë emrash, pavarësisht se janë punonjës policie nuk kanë të bëjnë me informacion të klasifikuar sekret shtetëror dhe as me sistemet e policisë së shtetit. Ne e disponpojmë 100% informacionin tonë, asgjë nuk është e ekspozuar pavarësisht deklaratave. Punonjësit e policisë vijojnë të kryejnë funksionet përkatëse”, tha Rrumbullaku.

Sa i përket sistemit Deep Sea, Rrumbullaku sqaroi se nuk ka të dhëna, por është thjesht motor kërkimi.

“Duhet të ketë informacionin e duhur, është motor kërkimi, nuk ka database, nuk ka të dhëna”, tha Rrumbullaku.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lenti: 12/10/2022 13:35

    po mor po. ketu po nxirren te dhenat dite per dite ky thote sjane vjedhur.

    Përgjigju
  • Kot: 12/10/2022 11:25

    Eshte vjedh she grabit çdo informacion jo. Vetem i polocise por edhe i shish. Do e Shikoni shume shpejt sapo te publikohen sic po behet perdite. Turp shteti ka rene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës