Sulmet kibernetike nga Irani, Shqipëria i kërkon Rusisë, Britanisë dhe Kinës bllokimin e faqeve që po publikojnë të dhënat! Po postohen sekrete hetimore

Mbyllja e faqeve që publikojnë të dhënat e marra nga sulmi kriminal kibernetik i është kërkuar autoriteteve të Kinës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Tiranës pasi nga hetimet është dalë në përfundimin se faqet që publikojnë të dhënat janë me IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi.

Njoftimi është bërë nga Prokuroria e Përgjithshme e cila nga ana e saj ka bërë me dije se u ka dërguar kërkesat për Ndihmë Juridike organeve ligjzbatuese të shtetit përkatës Britania e Madhe, Republika Popullore e Kinës dhe Federata Ruse.

Veprimet e Prokurorisë janë në vijim të hetimeve nga prokurori Bledar Valikaj që nisën që në korrik të këtij vitit pas sulmit kibernetik ndaj institucionit shtetëror të AKSHI-it që përmbledh gjithë faqet zyrtare qeveritare në Republikën e Shqipërisë. Prokuroria e Përgjithshme njofton se në sistemet ku ka ndodhur sulmi është evidentuar një profil në dy rrjete sociale të ndryshme me qendër jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë që i përkiste autorëve/bashkëpunëtorëve të këtij sulmi.

“Menjëherë më datë 19.07.2022, me vendim të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë është urdhëruar sekuestrimi i këtyre llogarive në dy rrjete sociale të ndryshme dhe si pasojë e këtij vendimi kompanitë përkatëse kanë reaguar duke mbyllur aksesin në këto llogari. Si pasojë e mos aksesimit, autorët e sulmit kibernetik hapën një faqe tjetër e cila u përdor për të shpërndarë mesazhe të ndryshme në lidhje me sulmin e kryer apo publikimin e të dhënave që janë vjedhur. Në ditët në vijim dhe aktualisht nga kjo faqe si edhe nga llogaritë nga aplikacionet e komunikimeve në internet si Telegram etj, po postohen dokumente të Policisë së Shtetit të cilat përbëjnë sekret hetimor. Postimi i të dhënave, të cilat dyshohen të jenë të hakuara dhe të kopjuara nga sulmi kibernetik i ndodhur ndaj sistemeve kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemeve kompjuterike të Ministrisë së Brendshme, kryhet nga faqja online me emërtimin “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ si dhe nga profili në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.” Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këto faqe kanë IP ne Hong Kong, Britaninë e Madhe dhe në Rusi”, njofton Prokuroria e Përgjithshme.

Për këtë arsye Prokuroria e Tiranës kërkoi në Gjykatë sekuestrimin e të dhënave dhe sistemeve kompjuterike si dhe ndalimin për kryerjen e veprimeve të mëtejshme të publikimit të dokumentacionit të hakeruar nga sistemet kompjuterike të AKSHI-it si dhe sistemet kompjuterike të Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë nga faqja e internetit Nga profili në rrjetin social “Telegram” me emëtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.” me adresë: Telegram Headquraters ……London United Kingdom; “HomelandJustice” dhe me link https://homelandjustice.cx/ me ISP...... Hong Kong; Profilin në rrjetin social “Telegram” me emërtimin “JusticeHomeland1” dhe me link  https://t.me/JusticeHomeland1.” Rusi”.

Gjykata e Tiranës pranoi këtë kërkesë dhe këto faqe nga burojnë materialet e hakeruara përbëjnë objekt të hetimit penal, janë të dhëna dhe sisteme kompjuterike tashmë të sekuestruara konform ligjit procedurial të Republikës së Shqipërisë dhe çdo e dhënë që buron nga këto faqe që operojnë në mënyrë kriminale është objekt i hetimit dhe i sekuestrimit tashmë me vendimet e gjykatës.

“Hetimet në lidhje me këto raste janë komplekse dhe janë në vijim duke garantuar se prokuroria është maksimalisht e angazhuar dhe do të kryejë çdo veprim hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe pengimin e mëtejshëm të kësaj veprimtarie e cila ka qëllim të cënojë gjithë veprimtarinë e organeve shtetërore të Republikës së Shqipërisë, paqen sociale dhe bashkëjetesën mes individëve”, përfundon njoftimin Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtojmë se dje në Presidencë u mblodh Këshilli i Sigurimit Kombëtar, i thirrur nga presidenti Bajram Begaj, ku në fokus ishte çështja e për sulmet kibernetike. Në mbledhje e cila zgjati për rreth 2 orë u diskutua niveli i cenimit të sistemeve elektronike shtetërore dhe masat që janë marrë dhe po merren nga strukturat përgjegjëse. Presidenca bëri me dije se këto sulme bëjnë bashkë të gjithë aktorët institucionalë, politikë e shoqërorë për të analizuar situatën e sistemeve elektronike dhe për ta trajtuar sigurinë kibernetike të gjithë infrastrukturës kritike të vendit, si një element thelbësor të sigurisë sonë kombëtare. Presidenca thotë se në takim u vlerësua ndihma e aleatëve, si SHBA, NATO dhe BE dhe u theksua domosdoshmëria e vijimit të bashkëpunimit të ngushtë me qëllim rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, kundërvepruese e parandaluese dhe mospërsëritjen e sulmeve të tilla në të ardhmen. 

Shqipëria ra pre e sulmeve kibernetike nga Irani në një kohë të shkurtër brenda pak muajve! Sulmi i parë kibernetik ndodhi në mes të muajit korrik të këtij viti, ku u sulmuan portalet shtetërore të shërbimeve online, të cilat nuk funksionuan për 4 ditë. Si rezultat i hetimeve që u bë nga ekspertët shqiptar, por edhe nga vendet aleate, u dol në përfundimin se ishte Irani që financoi sulmin. Ndërsa më 10 shtator, u sulmua sistemi TIMS. Ky sulm ‘paralizoi’ për disa orë pikat e kalimit kufitar të të gjithë vendit, në Rinas, Kakavijë, e Kapshticë, ku policia hapi regjistrat duke punuar manualisht.

Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik që goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë, duke paralizuar për disa ditë të gjithë shërbimet online. Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet, për shkak të këtij sulmi. Po atë ditë, Shtetet e Bashkuara dënuan sulmin kibernetik ndaj aleatit të NATO-s dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani. Kongresmenët amerikanë në SHBA kanë dorëzuar një rezolutë që dënon sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë dhe kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet.          

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 11/10/2022 18:04

    keta palloshet e prokurorise tamam qe nuk e kane idene si punon interneti. ju duket se gjerat behen me urdher dhe qendrojne aty ku jane, lere ate tjetren qe duket sikur jane diku e jane diku tjeter. pika e zeze mbi keta, po dale se mos na del ndonje i njohur ne Deep Sea dhe ti themi.

    Përgjigju
  • Ariu: 11/10/2022 15:02

    Po pse, Lartmadhnia e tij sikur thotë që skanë marrë sekrete ato vetëm letra bakalli? Pse ky angazhim i madh me blloku postimin e disa dokumenteve pa vlerë?! O Lartmadhni, të kanë parë dhe marrë edhe vrimat e brekëve jo më sekretet. Të kanë zbërthyer gjithë sistemin për 14 muaj kur ti flije gjumë dhe ASHK thoshte që nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?