Sulmet kibernetike shqetësojnë Gjykatën Kushtetuese, kërkesa qeverisë për buxhetin 2023: Kemi një projekt për më shumë mbrojtje

Më shumë para për mbrojtjen nga sulmet kibernetike. Gjykata Kushtetuese i ka kërkuar Qeverisë fond shtesë për të mbrojtur nga sulmet nga hackerat, në një periudhë ku siguria kibernetike është në qendër të vëmendjes pas sulmeve iraniane.

Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Eugen Papandilo i cili ka paraqitur sot në komisionin e Ligjeve, teksa diskutohet projektbuxheti 2023, tre kërkesa të cilat lidhen me mirëfunksionimin e institucionit të përfaqësuar nga ai.

Kërkesa e parë e Gjykatës Kushtetuese ishte një fond shtesë për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, duke shtuar se kjo nuk ishte një shumë e madhe për buxhetin e shtetit.

"Përsa i përket kërkesave tona jemi munduar t'i përshtatemi situatës dhe pasojave që rrjedhin. Megjithëse ne kemi kërkuar gati gjysmën e asaj që na është akorduar, shpresoj që t'ju bind për tre projekte apo kërkesa që i kam paraqitur së fundmi në komisionin e Ligjeve që lidhen me mirëfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Kemi paraqitur një projekt, ku kërkohet shtesë nga ana juaj për mbrojtjen kibernetike. Nuk ka kuptim të zgjatem sepse dihet rëndësi ka kjo mbrojtje. Nuk është ndonjë fond i kripur për xhepat e qeverisë por duhet të keni parasysh që këto kërkesa edhe mbrojtja kibernetike janë shumë të rëndësishme"- u shpreh Papandilo.

Sa i përket dy kërkesave të tjera, Papandilo tha se ishte e nevojshme një shtesë për marrjen me qera të një objekti që do funksionojë si parkim për zyrtarët e institucionit dhe gjithashtu investim në mbrojtjen kundra zjarrit. Ndërkohë ai shtoi se nuk duhej të ndërhyhej për ndryshimin e fondeve në mes të vitit pas caktimit të një buxheti për Gjykatën Kushtetuese.

"Kemi kërkuar edhe një shtesë për qera për parkimin e instititucionit megjithëse duket pak banale. Problemi që na del neve është se nëse administrata ka një punë jashtë vendit të punës, nuk mund të parkojnë më aty. Na duhet një fashë orari 24 orëshe.

Tjetër kërkesë është si pasojë e amortizimit të goditës është mbrotja anti-zjarr. Gjykata Kushtetuese me fondet që ka pasur në dispozixion nuk ka pasur luksin të bëjë një sistem të tillë që shkon deri në 15 milionë lekë të vjetra. Duhet të shtoj edhe dicka tjetër që mbase e keni dëgjuar nga institucionet e tjera. Pjesa e fondeve të hequra në mes të vitit dëmton funksionalitetin e institucionit. Është shumë e rëndësishme, duhet të na lajmëroni më para në rast të ndonjë ndërhyrje nga ju. Buxheti i shtetit duhet ta marrë parasysh në momentin që jep një buxhet, të lajmërojë më para. E di që keni probleme por këto gjëra nuk shkojnë as juridikisht, as moralisht. Kërkesat i keni aty të mirëdetajuara"- tha përfaqësuesi i Gjykatës Kushtetuese.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Gjykata Kushtetuese kërkon më shumë para, Alibeaj: ‘Mëshirë financiare’’ nga institucioni që duhet të kontrollojë ekzekutivin

 

"Mëshirë financiare" i ka konsideruar Alibeaj kërkesat e bëra nga Gjykata Kushtetuese kundrejt qeverisë sa i takon fondit për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike dhe vendparkimit të automjeteve të zyrtarëve.

Ai tha se nuk ishte normale që Gjykata Kushtetuese që duhet të jetë institucioni që kontrollon qeverinë, t'i kërkonte para.  Më tej shtoi se sipas ligjit të miratuar para 6 vitesh, Gjykata Kushtetuese administronte në mnyrë të pavarur buxhetin e saj.

"Vjen gjykata kushtetuese dhe lyp para dhe ne bëjmë teatër këtu dhe japim para për qeranë e makinave apo ndonjë investim. Në ligjin e miratuar para 5-6 vitesh thuhet qartë që Gjykata Kushtetuese administron në mënyrë të pavarur buxhetin e saj, i cili hartohet prej saj dhe i paraqitet Qeverisë. Kjo është një shkelje që ndodh sistematikisht në kuvend. Institucionet e pavarura nuk duhet të lypin lekë të qeveria, sepse kontrollojnë qeverinë. Nuk është normale që Gjykata Kushtetuese të jetë përkrah qeverisë dhe ti kërkojë mëshirë financiare. Gjykata Kushtetuese duhet ta ngrejë me forcë këtë, sepse nuk ka mënyrë tjetër"- u shpreh Alibeaj gjatë fjalës së tij në komisionin për Çështjet Ligjore.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut