Sulmet me dronë kamikazë në Ukrainë, BE-ja sanksionon subjektet iraniane që kanë furnizuar Rusinë me këto armë

Sulmet me dronë kamikazë në Ukrainë, BE-ja sanksionon subjektet iraniane që kanë furnizuar Rusinë me këto armë

Vendet e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të enjten të vendosin sanksione të reja ndaj subjekteve që furnizojnë Rusinë me dronë iraniane, armë këto të cilat janë  përdorur për të goditur Ukrainën, duke kujtuar këtu sulmet vdekjeprurëse së fundmi me këto armë në rrethina të Kievit e disa zona të tjera.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian njoftoi marrëveshjen në një postim në Tëitter të enjten, duke thënë se ajo erdhi si rezultat i tre ditëve bisedime me ambasadorët e BE-së dhe do të hyjë në fuqi të enjten pasdite.

Në njoftim thuhet se BE-ja do ngrijë ngrinte asetet e tre individëve dhe një entiteti "përgjegjës për dërgesat me dronë".

Po ashtu thotë se BE-ja  ishte gjithashtu e përgatitur të zgjeronte sanksionet kundër katër subjekteve iraniane që ishin sanksionuar më parë.

Forcat ruse kanë intensifikuar përdorimin e tyre të sulmeve ajrore gjatë javës së kaluar, të cilat zyrtarët ukrainas i kanë identifikuar se përdorin drone të prodhuar nga Irani të ngarkuar me eksplozivë që përplasen në objektivat e tyre. Irani deri më tani  ka mohuar furnizimin me dronë në Rusi dhe Kremlini ka mohuar përdorimin e tyre në Ukrainë


Lajmi kryesor:

Lufta/ Kievi: Zbuluam 146 viktima në një llogore në Lyman! Zelensky: Ukraina nuk ka urdhëruar sulm ndaj urës në Krime


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët!