Shtëpia monument kulture e Libohovitëve kthehet në muze! 'Besa' do të dëshmojë mikpritjen e shqiptarëve ndaj hebrenjve

Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve do të kthehet në muze. “Besa” do të jetë hapësira muzeale qe do t’i shtohet kryeqytetit, në fokus të së cilës do të jetë mikpritja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore. Pas konkursit të hapur për projekt-ide, ku morën pjesë ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish, arkitektë, restauratorë, peizazhistë e kuratorë është prezantuar këtë të premte projekti fitues i Muzeut.

“Është një inisiativë që ka të paktën një vit e gjysmë që po punohet. Kanë konkurruar disa studio për muzeun “Besa”. Besa është vetëm emri, por bashkë me Besën përfshihen edhe mjaft gjëra të tjera, sepse është vetëm një prej faktorëve që ka të bëjë me mënyrën se si kanë jetuar, si janë mbrojtur dhe si kanë bashkëjetuar hebrenjtë dhe shqiptarët, jo vetëm gjatë Luftës së II Botërore, por edhe më herët.  Sot u paraqit pjesa arkitekturore, si do të administrohet ajo ndërtesë që është zgjedhur për t’u funksionalizuar si muze, ndërkohë punohet edhe për një platformë shkencore se çfarë do të jetë lënda që do të muzealizohet. Ndërkohë punohet edhe për muzeun hebraik në Vlorë, që është muze kombëtar dhe secili prej këtyre dy muzeve duhet të ruajë profilin e vet.", - shprehet studiuesi Shaban Sinani, anëtar bordi i Fondacionit "Besa".

Sipas tij, ky muze që ndërtohet në Tiranë do të jetë pak a shumë i mbështetur në veçoritë etnologjike dhe pak më i vështirë për t’u muzealizuar, për t’u pasuruar, "sepse dëshmitë për besën nuk janë dhe aq të shkruara, janë më shumë dëshmi që duhen mbledhur prej njerëzve."

"Besa e lejon përfytyrimin e muzeut në përmbajtje përtej asaj historie që ka të bëjë me mbrojtjen e hebrenjve në Shqipëri (1939-1944), përtej raporteve të shqiptarëve me miqtë, me të huajt, me të ndryshmit, duke përfshirë edhe raportet e shqiptarëve midis tyre.”, thotë Sinani.

Projekti parashikon restaurimin dhe muzealizimin e godinës së vjetër, si dhe riaktivizimin e ndërtesave përreth, por edhe zgjerimin e hapësirës së ekspozimit në nëntokë dhe rikualifikimin e ambientit të jashtëm.

“Struktura e ndërtesës nuk do të ndryshojë. Është ruajtur koncepti tradicional i banesës, që dikur ka qenë Instituti i Monumenteve.  Kanë ruajtur konceptin e odës, kanë ruajtur konceptin e korridorit, konceptin e oborrit dhe duket qartë që përpjekja është për të administruar atë strukturë tradicionale në funksion të ekspozimit të vlerave muzeale.”, - vijon Sinani.

Muzeu “Besa” bëhet muzeu i dytë pas atij të Vlorës, që i kushtohet rolit të shqiptarëve në ruajtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit.

B.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale

Protesta e Berishës, Faik Basha i PL-së e pranon: Nuk kishim shumë njerëz edhe prej motit! Haklaj: Mosbindja civile, teatër! PD bllokoi rrugët, vepër penale