TIRANË- 11 militantë të PD-së janë arrestuar pas protestës me molotovët që u hodhën në drejtim të Kryeministrisë, menjëherë pas sinjalit të Sali Berishës. Të arrestuarit janë edhe në mesin e grupit të zjarrit, pasi 4 prej tyre janë kapur në flagrancë me çantat e mbushura plot me molotovë, pranë Kuvendit.15 nën hetim, mes tyre Klevis Balliu e Aulon Kalaja.
Ndryshe nga protesta e kaluara, dhuna e militantëve të Berishës nuk përshkallëzoi, pasi policia reagoi duke i shpërndarë me shpejtësi. Protestuesit u kapën në befasi nga reagimi i bluve, të cilët duket se ndoqën strategji të re nën udhëzimin e kryepolicit të ri, Skënder Hita. Efektivët ndërhynë menjëherë për shpërndarjen e grupit të zjarrit duke përdorur ujë, gazlotsjellës dhe spraj, një taktikë që i dha rezultatet shpejt.
Ndërsa militantët ishin ende në terren, policia sekuestroi edhe 45 bomba molotov të pashpërthyera, një tjetër strategji e Hitës që solli dështimin e skenarit të grupit të zjarrit për të sulmuar parlamentin pasi mbetën pa municione. Jo vetëm kaq, por kjo strategji e re e Hitës, ndryshe nga protestat e mëparshme kur militantët liroheshin, tashmë do t’i mundësojë Gjykatës prova për t’i mbajtur në qeli.
Edhe përpjekjet e deputetëve dhe eksponentëve të PD për të kundërshtuar policinë u pasuan nga përdorimi i sprajit me piper. Deputeti Luciano Boçi dhe anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja u ndjenë keq dhe u dërguan më pas në spital. Edhe pesë efektivë përfunduan në spital, ndërsa nga spraji u prekën edhe Flamur Noka dhe Klevis Balliu, i cili u largua nga protesta në lot.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim...

Policia ka reaguar zyrtarisht për protestën e PD, ku njofton se janë arrestuar 11 militantë dhe 15 të tjerë nën hetim. Mes personave nën hetim edhe deputeti Klevis Balliu për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Njoftimi i policise
Hodhën lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike, kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë gjatë tubimit të zhvilluar më datë 17.04.2026, arrestohen në flagrancë 11 shtetas.
Procedohen penalisht 15 shtetas të tjerë.
Gjatë tubimit, si pasojë e sulmit me bomba molotov dhe lëndë piroteknike, u dëmtuan 5 punonjës policie.
Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë sekuestruan 45 molotovë, që disa protestues i kishin përgatitur për të vijuar sulmin ndaj punonjësve të Policisë dhe institucioneve shtetërore.
Gjatë zhvillimit të tubimit të organizuar nga subjekti politik Partia Demokratike, më datë 17.04.2026, disa prej pjesëmarrësve janë kapur në flagrancë duke hedhur lëndë djegëse (molotovë) dhe lëndë piroteknike në drejtim të godinës së Kryeministrisë, si dhe kanë kundërshtuar dhe goditur me molotovë dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin të angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Si pasojë, 5 punonjës policie mbetën të dëmtuar gjatë tubimit, të cilët morën mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 38 vjeç; B. T., 29 vjeç; H. Sh., 30 vjeç; M. T., 50 vjeç; I. D., 18 vjeç; S. B., 25 vjeç; B. N., 42 vjeç; G. T., 48 vjeç; E. Sh., 37 vjeç; S. B., 55 vjeç dhe E. K., 32 vjeç, për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”.
Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: A. T., 20 vjeç; A. C., 51 vjeç; A. R., 25 vjeç; N. M., 30 vjeç; R. N., 25 vjeç; Nj. S., 25 vjeç; E. N., 27 vjeç; D. K., 30 vjeç; E. B., 39 vjeç; A. Z., 20 vjeç; A. P., 20 vjeç dhe 2 shtetas të mitur, 16 vjeç dhe 17 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, si dhe për shtetasin A. K., për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Komente












Natyrshem duhet qe policia e shtetit te kontrolloj shtepit e tropojaneve qe banojne ne Tirane.Ato jane baza te protestave antiqeveritare,ku kamuflohet eksponent kryesor te grupit terrorist qe shoqerojne kto proteste.Shikoni mire se aty mblidhen edhe te ardhutat e trafikanteve te droges,qe per te ardhur keq jane pothuaj 90% tropojan apo me origjin tropojane e grupet e tyre te shperndara nga Amerika e Jugut e ne krejt Europen me shume identitete te rreme ne vecanti ne vendet e "benne luksit" e Spanje e sidomos ne ANGLI.
Përgjigju