Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka dënuar dhunën e militantëve të Sali Berishës gjatë protestës së mbrëmjes së djeshme që PD zhvilloi në Tiranë, të cilët hodhën molotovë në vilën e Enver Hoxhës, sot qendër kulturore, ku rrezikuan jetën e disa artistëve që ndodheshin brenda.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE-së thekson se mbështet të drejtën për të protestuar, por kjo e drejtë duhet të ushtrohet në përputhje me ligjin dhe të mos cënojë sigurinë e të tjerëve.
Po ashtu më reagim Delegacioni i BE-së nënvijëzon se gjatë protestës së djeshme të PD-së u rrezikuan jetë njerëzish, duke pasur parasysh artistët që ndodheshin brenda 'Vilës 31' gjatë momentit të sulmit nga militantët e Berishës.
Teksa u bën thirrje aktorëve (kupolës së PD) për vetëpërmbajtje, Delegacioni i BE ripërsërit se është në mbështetje të angazhimit konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Reagimi i Delegacionit të BE-së në Tiranë:
Delegacioni i Bashkimit Evropian thekson se e drejta për tubim paqësor është një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Ajo duhet të ushtrohet me përgjegjësi, në respekt të plotë të sundimit të ligjit dhe të sigurisë së të gjithë individëve.
Në këtë kontekst, Delegacioni i BE-së shpreh shqetësim për aktet e fundit të dhunës në Tiranë, të cilat rrezikuan jetë njerëzish.
Delegacioni i BE-së u bën thirrje aktorëve politikë të tregojnë vetëpërmbajtje. Ne mbështesim angazhimin konstruktiv në funksion të reformave të rëndësishme në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Edhe ambasada franceze thotë se organizatorët e protestës s’mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.
" Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt",- thuhej në reagimin e ambasadës franceze.
Ndërsa ambasada gjermane thotë se "protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës".

Edhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri ka dënuar sulmet me molotovë dhe fishekzjarre që militantët e Sali Berishës hodhën mbrëmë rrugëve të Tiranës dhe veçanërisht te ish-vila e dikaktorit Enver Hoxha, sot e transformuar në një qendër arti.
Reagimi i plotë i Ambasadës gjermane në Tiranë:
Ambasada Gjermane mbështet fuqimisht deklaratën e delegacionit të BE-së kundrejt dhunës së papranueshme gjatë protestave të fundit.
Protesta politike dhe e drejta për të demonstruar nuk mund të justifikojnë kurrë dhunën kundër njerëzve ose pronës. Udhëheqësit politikë duhet të përmbushin përgjegjësinë e tyre për bashkëjetesë paqësore në një demokraci.

Ambasada franceze ka reaguar ndaj sulmit me molotovë nga protestuesit e PD në ‘Vilën 31’ kur brenda ndodheshin artistët. Në deklaratë, ambasada thotë se organizatorët e protestës s’mund të injoronin faktin që prej vitit 2025, godina shërben si rezidencë për artistë ndërkombëtarë.
Ambasada shprehet se rrezikimi i jetës së rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara “janë të patolerueshme”, ndërsa shton se e drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune.
“Ne dënojmë me forcë aktet e dhunës që mbrëmë arritën një nivel të papranueshëm me sulmin ndaj Vila 31 – Fondacioni Art Explora. Vila 31 është që nga viti 2025 një rezidencë për artistë ndërkombëtarë, e menaxhuar nga një fondacion francez. Qëllimi i saj është të nxisë shkëmbimet kulturore dhe të shërbejë si urë lidhëse mes Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Organizatorët nuk mund ta injoronin këtë fakt. Vënia në rrezik e rezidentëve dhe dëmet e shkaktuara janë të patolerueshme. E drejta për të protestuar nuk është e pajtueshme me asnjë formë dhune. U bëjmë thirrje organizatorëve të tregojnë përgjegjësi”, shkruan ambasada.
Komente











Delegacioni BE i ka mbeshtetur u nxjerr viza per te shetitur neper bote dhe i con per leksioni te Fredi Bejleri kur vin ne Bruksel dhe ai i meson si te djegin Tiranen dhe Shqiperin. Faleminderit dhe na falni per incidentin (quhet me sakt tentativ vrasje,denohet mbi 10 vjet per person ne Evrop) e ndodhur ndaj qytetareve tuaj!
PërgjigjuShumë e bute si deklaratë dhe diplomatike. Saliu ka maree zemer se këto po e lejojnë.
Përgjigju