Sulmet ndaj anijeve në detin e Kuq, SHBA rikthen rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste

Sulmet ndaj anijeve në detin e Kuq, SHBA rikthen rebelët Houthi në listën e organizatave terroriste

Rebelët Houthi

Administrata e Presidentit Joe Biden i riktheu rebelët Houthi, me bazë në Jemen, në listën e grupeve terroriste, thanë zyrtarët amerikanë të mërkurën. Është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të frenuar sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare.

Zyrtarët thanë se përcaktimi, që vendos sanksione të ashpra për grupin e lidhur me Iranin, ka për qëllim ndërprerjen e fondeve dhe armatimeve që rebelët Houthi kanë përdorur për të sulmuar ose rrëmbyer anijet në detin e Kuq.

Sulmet e rebelëve Houthi kanë ndërprerë transportin detar të mallrave në Detin e Kuq, duke nxitur shqetësimet se një përshkallëzim i luftës Izrael-Hamas mund të çojë në destabilizim të Lindjes së Mesme.

"Këto sulme paraqesin atë që përcaktohet si terrorizëm", tha një nga tre zyrtarët e administratës që informoi gazetarët në kushte anonimiteti, përpara njoftimit zyrtar.

Vendimi për ta ripërfshirë këtë grup në listën e organizatave terroriste vjen pasi avionë, anije dhe nëndetëse luftarake amerikane dhe britanike, ndërmorën javën e kaluar dhjetëra sulme kundër lëvizjes Houthi, që kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit.

Milicia Houthi, që thotë se sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq u kryen në përgjigje të sulmit të Izraelit në Rripin e Gazës, ka kërcënuar me “një përgjigje të fortë dhe efektive”.

"Ne do të vazhdojmë të kundërshtojmë ndikimin keqdashës iranian kudo që të mundemi. Tani vendimi për t’u shkëputur nga Irani i takon lëvizjes Houthi," tha një zyrtar tjetër për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara mund të shqyrtonin mundësinë për ta hequr grupin nga lista e organizatave terroriste në rast se ndërpriteshin sulmet ndaj anijeve.

GJENDJA HUMANITARE

Administrata e ish-presidentit Donald Trump futi rebelët Houthi në dy lista, duke i përcaktuar si terroristë, një ditë para përfundimit të mandatit të saj, duke nxitur Kombet e Bashkuara dhe disa ligjvënës amerikanë të shprehnin frikën se sanksionet do të shkaktonin ndërprerje të dërgimit të ushqimit, karburantit dhe mallrave të tjera në Jemen.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken hoqi grupin Houthi nga lista e organizatave terroriste në 12 shkurt të vitit 2021 për të lehtësuar dërgimin e ndihmave humanitare në Jemen.

Kombet e Bashkuara e cilësojnë krizën humanitare në Jemen si "të rëndë", pasi më shumë se 21 milionë njerëz, dy të tretat e popullsisë, kanë nevojë për ndihmë. OKB-ja thotë se më shumë se 80% e popullsisë përballet me vështirësi për të siguruar ushqim, për qasje ndaj ujit të pijshëm dhe shërbimit shëndetësor. VOA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja