Vendimi se kur do t’i jepet fund luftës me Iranin “do të ndahet” me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Kështu deklaroi Donald Trump në një intervistë për The Times of Israel, duke theksuar se Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin nëse nuk do të ishin ai dhe Izraeli.
“Irani do ta kishte shkatërruar Izraelin dhe gjithçka që ndodhej përreth. Ne kemi punuar së bashku dhe kemi shkatërruar një vend që donte të shkatërronte Izraelin”, theksoi ai.
Lajmi kryesor:
Trump: Lufta do të mbarojë shumë shpejt, do të godasim më fort nëse Irani bllokon naftën dhe gazin!









