Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit.

Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli këtë mesazh për Iranin:

“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan.

“Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/IDF sulmoi Bejrutin, raketa iraniane lëshohen drejt Izraelit! Trump mesazh Teheranit: Boll, rikthehuni në negociata!