Sulmet ndaj SPAK, Ndreca: Berisha po merr zvarrë një forcë politike si mburojë para drejtësisë! Avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin, s'i mbyllet dosja

Deputeti i Partisë Socialiste Plarent Ndreca i ftuar në Frontline në Report Tv tha se Sali Berisha po merr zvarrë Rithemelimin si mburojë para drejtësisë. Ai ka dënuar gjuhën e dhunshme që ish kryeministri ka përdorur ndaj SPAK.

“Berisha po viktimizohet. SPAK po heq një njollë po themi një njollë të zezë të historisë së Shqipërisë sa i përket mos-ndëshkueshmërisë. Berisha mori një masë detyrim paraqitje dhe jo për ti mbyllur gojën. Ishte sjellja e Berishës ndaj institucioneve të drejtësisë e papranueshme në një vend perëndimor. Kjo nuk është qasja e një politikani të vitit 2024. Duhet të japësh shembull. Berisha po merr zvarrë edhe një forcë politike si mburojë”, tha ai.

Avokati Sokol Hazizaj u shpreh se dosja e Sali Berishës për privatizimin e ish-kompleksit Partizani nuk do të mbyllet nëse ish kryeministri nuk largohet nga politika, që nënkupton lëninen e mandatit të deputetit.

"Po nuk iku Berisha nga deputet nuk ikën nga procedimi. Po nuk iku nga politika, nuk ikën nga procedimi e di këtë ai”.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
‘Opozitën e bëtë leckë, s’ka frymë’, Ndreca përplaset me Hazizajn: Ne s’do rrimë pa bërë punët tona

Deputeti i PS Plarent Ndreca dhe avokati Sokol Hazizaj kanë pasur një diskutim në Frontline në Report Tv sa i përket Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Hazizaj: Sot diskutohet për Reformën Zgjedhore. Me kë do ta bësh reformën. Ti e bërë opozitën leckë.

Ndreca: Do e bësh me ata që janë në parlament

Hazizaj: Opozita para se të jetë numra është frymë. Sa kohë opozita nuk ka frymë

Ndreca: Do të thotë të rrimë pa punë ne të mos bëjmë punët tona.  Jo pa qëllim e dëgjoj me respekt por s’dua të futem në argumenta teknikë se biem dakord. Jo politikisht. Diskutimi politikisht është në faktin e qasjes politike dhe të sjelljes politike. E kemi bërë SPAK sikur është në një vend tjetër. E thashë që në fillim që ai ka bërë atë që nuk e ka bërë askush.  

Ora 22:21
SPAK ndjek rrugën e pafundësisë së hetimit e gjykimit’, avokat Hazizaj: Po nuk la mandatin e deputetit, Berishës s'i mbyllet dosja

 

Hetimin ndaj Sali Berishës për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, avokati Sokol Hazizaj e lidh me mandatin e ish-kryeministrit si deputet. Në Frontline në Report Tv Hazaj tha se nëse Berisha nuk ikën nga politika, atij nuk do t’i mbyllet dosja.

“Asnjëherë nuk thuhet, si është ajo mai dire mai (kurrë mos thuaj kurrë). Më çudit, ajo që mua më bën habi është që struktura e posaçme ndryshe ajo çka është interpretuar deri tashmë dhe figura penale e shpërdorimit të detyrës që lidhet gjithmonë me pasojën ndjek dy rrugë, rrugën e pafundësisë së hetimit dhe gjykimit.  Që të mbarosh gjyqin te struktura e posaçme e gjykata, do nja katër vjet.

Berisha do shkojë gjashtë vjet. Po nuk iku Berisha nga deputet nuk ikën nga procedimi. Po nuk iku nga politika, nuk ikën nga procedimi e di këtë ai. Dhe së dyti shpërdorimi i detyrës si nocion po nuk u lidh me pasojën nuk mund të quhet gjithmonë shpërdorim detyre”.  

Ora 22:07
Deputeti i PS: Drejtësia nuk është e pakontestueshme, PS është marrë me 21 janarin sepse nuk po hetohet

 

PS kërkon që drejtësia e re të hetojë për të vënë përballë përgjegjësisë urdhëruesit e 21 janarit. Deputeti i PS Plarent Ndreca tha se PS kërkon që 21 janari të hetohet duke nënvizuar se drejtësia nuk është e pakontestueshme, por të bëhet siç e parashikon ligji. Në emisionin Frontline në Report TV hoqi një paralele me sjelljen e Sali Berishës ndaj SPAK, për të cilin tha se po përdor në sulmet e tij edhe Rithemelimin.

“Drejtësia nuk është e pakontestueshme por në mënyrën që parashikon ligji dhe kushtetuta. Gjithkush ka të drejtë të bëjë kërkesat e tij, ankesat e tij kjo është mënyra normale në çdo demokraci. Mënyra tjetër që nuk është e duhur është që për një çështje individuale të merret jo vetëm ai që është në hetim por edhe partia. Të thuhet se këtu është shkelur procedura. PS nuk është marrë me asnjë çështje konkrete. Është marrë me 21 janarin sepse nuk hetohet por jo se kush është fajtori.”

Ora 21:46
'Brenda hetimit ka probleme', avokat Hazizaj: Kam rezerva ndaj SPAK në raport me çështjen ndaj Sali Berishës

 

Për avokatin Sokol Hazizaj brenda hetimit për Sali Berishën i akuzuar për korrupsion për privatizimin e ish-kompleksit Partizani ka probleme. Në Frontline në Report TV ai tha se "ende nuk ka një akuzë të vërtetë të ngritur".

“Problemin e Berishës duhet ta shikojmë në dy vështrime. E para vështrimi procedurial material penal, ligjor edhe para gjykatës. E dyta është që ne kemi të bëjmë me një subjekt që vjen nga politika dhe është në politikë. Nëse përdorim instrumentet proceduariale për ta larguar një njeri nga politika padyshim këtij njeriu kushdoqoftë ai, do përdorë instrumentin politik. Unë po flas në cilësinë e avokatit.  E dyta ky është njeri politik, s'mund ta ndalosh që na raport me publikun të përdorë atë politik, por sa i  rëndë është fjalori ëshë përgjegjësia e tij dhe në raport me përgjëgjësinë që ka ai ballafaqohet me organet e pushtetit gjyqësor.

Në kuptimin procedurial si njeri që dyshohet për kryerjen e një vepre penale ka mbrojtjen e tij. A ka prova për procedimin apo jo kjo është gjëja e mbrojtjes. Mendoj që jo çdo dyshim është i provuar dhe jo  çdo provë është e dyshimtë.  Fakti i pasigurisë së prokurorisë për ta çuar në mënyrë të shpejtë për të cilën kam rezerva ndaj SPAK dhe ndaj çdo prokuroriae që e mban gjënë zvarrë për ta telendisur njeriun para opinionit publik. Ende nuk ka një akuzë të vërtetë të ngritur do të thotë se brenda hetimit ka probleme.

Pjesa e tretë. Unë nuk mendoj se SPAK duhet të ndryshojë nga prokuroria e Tiranës dhe kjo e fundit nga SPAK. Reforma në drejtësi u bë për të gjitha organet e drejtësisë, nuk mund të mbivlerësosh njërën. Kjo është e njëjta gjë që Berisha bën me SPAK. Kur kryeministri thotë për prokurorinë që është pa shtyllë, nuk mund t’ja ndalosh dhe Berishës të njëjtën gjë po bën dhe ky me SPAK. Reforma në drejtësi kalon në tre faza. Faza, 1 Draftimi. Faza 2, miratimi. Faza e 3, faza e vlerësimit. Jemi në fazën e vlerësimit”.

Ora 21:40
Tritan Shehu me gjuhën e Berishës ndaj SPAK: I shërben regjimit

 

Deputeti i Rithemelimit Tritan Shehu në emisionin ‘Frontline’ në Report Tv me gazetaren Marsela Karapanço, tha se kemi një regjim politik që po tentohet që ti mbyllet goja opozitës. Shehu shtoi po ashtu se nuk mund të pretendosh në një vend të tillë të ketë drejtësi të pavarur.

‘Ky është një proces i montuar politikisht. Synon që të izolojë liderin e opozitës shqiptare. Ka një regjim që po përdor ato metoda që përdoren në Rusi kundër Navalnit. Sot kërkohen të izolohen liderët opozitarë tu mbyllet goja.

Mbrojta më e mirë është thënia e të vërtetës dhe përballja me regjimin. Demokracia vjen duke rrezuar regjimin,. Nuk mund të ketë në një vend që ka një regjim politik që sundon, nuk mund të pretendosh në një vend të tillë të ketë drejtësi të pavarur.

Këtu në vendin tonë ky regjim po kompleton kundër opozitës. Shkoni në parlament nuk respektohet Kushtetuta, nuk kalohen mocionet, caktohen përfaqësues të opozitës në kundërshtim me atë që kërkon opozita. Me këtë goditje politike aspak të bazuar ndaj Berishës.’- tha Shehu.

Ora 21:33
Lita: SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë, Berisha ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në Gjykatë

 

SPAK sulmohet nga ata që e kanë frikë.” Kështu deklaroi gazetari Lavdrim Lita në Frontline në Report TV ndërsa po komentohen akuzat e Sali Berishës ndaj prokurorisë së posaçme.

“Nga Sali Berisha sepse gjuha e tij është e nxehtë e ashpër e dhunshme. Sulmohet nga Meta që thotë se drejtësisë në Shqipëri është me regji. Kjo nuk është e vërtetë. Sulmohet dhe nga Rama që i quan njerëz me shtyllë kurrizore. Berisha e ka shumë gabim që sillet në këtë mënyrë me SPAK sepse ai është një nga politikanët më të vjetër në qarkullim. Ai ka zgjedhur këtë mënyrë sepse nuk mbrohet dot në gjykatë në mënyrë të ftohtë. Ai po  e çon në atë pikë sa të kërkojë një ping-pong nga qeveria”.

B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja